Missi i parë Valbona Selimllari është një ndër gratë më të bukura në Shqipëri e cila vazhdon ta ruajë freskinë e saj ndër vite. Ajo si gjithmonë përpiqet që të mbajë larg syrit të publikut jetën private . Asnjëherë nuk është bërë ndonjë publikim për jetën e saj personale, madje publiku i gjërë nuk e ka pare asnjëherë ne ndonjë dalje publike me bashkëshortin e saj.
Së fundmi, ajo nuk ka rezistuar po ka publikuar një foto me djalin e saj Kejnin i cili ka një ngjashmëri shumë të madhe me të ëmën.

Gjithashtu Valbona ka ndarë edhe një foto me vajzën e saj të vogël e cila u bë e njohur për publikun shqiptar nga spektakli në Tv Klan “Në kurthin e Piter Pan” si edhe mbesën e saj.
