Ditën e sotme temperaturat në ultësirën perëndimore do të arrijnë në temperatura deri në 41 gradë celciu, madje dhe më shumë në zonat e Cërrikut, Belshit dhe Kuçovës.
Këto temperatura janë 10 gradë më të larta se mesatarja e muaji qershor dhe vijnë si pasojë e masave ajrore afrikane që kanë pushtuar Mesdheun.
Rënia e temeraturave do të fillojë nga dita e nesërme dhe gjatë fundjavës do të kapin vlerat 35-36 gradë celcius.
“Temperaturat e larta vijojnë të jenë prezente në territorin shqiptar. Vlerat në ultësirën perëndimore do të variojnë nga 38 gradë celcius në 41 gradë, apo dhe të tejkalohen në zona si Belshi, Cërriku dhe Kuçova.
Temperaturat do të jenë të larta jo vetëm në ultësirën perëndimore, por edhe në zonat malore, ku vlerat do të jenë më të larta se 35 gradë celcius.
Këto temperatura të larta vijnë si pasojë e masave ajrore të ardhura nga veriu i kontinentit Afrikan që kanë prekur pellgun e Mesdheut përfshirë dhe Shqipërinë.