Home Lajme nga Vendi Vendosi tritol në automjetin e vëllait të tij, lihet në burg Alfred Debreshi

Vendosi tritol në automjetin e vëllait të tij, lihet në burg Alfred Debreshi

nga Parler Albania

Gjykata e Dibrës ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest me burg” për Alfred Debreshin, pasi vendosi tritol në automjetin e vëllait të tij, Elton Debreshi.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 27 gusht, ku automjetit tip ”Benz” të Elton Debreshit iu vendos një sasi e vogël tritoli, që fatmirësisht shkaktoi vetëm dëme materiale.

Dyshimet e policisë nisën pas një përgjimi ambjental të bërë ndaj dy vëllezërve pas shpërthimit të ndodhur.

Ndonëse ata kanë mohuar ta kishin planifikuar bashkë ngjarjen me qëllim përdorimin e saj për azil politik në Gjermani, pista kryesore e policisë është kjo.

Mbi 29 vjeçarin Alfred Debreshi rëndojnë tre akuza penale: “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”; “Mbajtja pa leje e lëndëve plasëse” dhe Deklarim i rremë para oficerit të policisë gjyqësore”

Elton Debreshi garoi si kandidati i pavarur në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit për një vend në parlamentin shqiptar, por nuk ia doli që të marrë mandatin.

Debreshi është Kreu i Sindikatës së Minatorëve, dhe ishte kjo e fundit e cila bëri denoncimin në lidhje me ngjarjen e rëndë, teksa pas hetimeve, policia bëri të mundur arrestimin e autorit, vëllait të tij.

Ju mund te pelqeni dhe