Zv/kancelari, Ilaf Scholz ka dhënë një deklaratë të frikshme duke kundërshtuar vaksinimin në Gjermani.
Komenti i tij nuk është pritur mirë jo vetëm nga kundërshtarët, por edhe brenda partisë së tij.
“50 milionë janë vaksinuar deri më tani dy herë. Ne të gjithë ishim kaviet për ata që kanë pritur deri më tani. Prandaj po e them si një prej atyre 50 milionë që gjërat kanë shkuar mirë. Prandaj merrni pjesë”, u shpreh Ilaf Scholz.
Deklaratat e Scholz vijnë në kohën kur ekziston skepticizëm ndaj vaksinës anti-Covid. Disa vende kanë nisur vaksinimin e personave për herë të tretë, kurse Izraeli si vend pararojë thotë se mund të nisë edhe vaksinimin për herë të katërt.