Reportazh nga : Albina Roshi
Parler Albania
Dibra, oaz i fshehur
Diku tutje është jeta. E fshehur në mes të nëntë maleve.
Ndoshta e lënë në harresë, fati përpiqet të luajë lojën e vet.
Ngjyrat e stinës së vjeshtës kanë ‘’zbarkuar’’ në qytetin tim. I ashtuquajtur qyteti i blinajve, Peshkopia është kryeqendra e Dibrës.

Rrethi i Dibrës bën pjesë në rajonin veri-lindor me një reliev përgjithësisht kodrinor-malor. Pra shtrihet në Veri-lindje të Shqipërisë në dy anët e luginës së Drinit të Zi duke u kufizuar në lindje nga vargmali i Korabit dhe në perëndim nga vargmalet e Lurës.
Nëse merr rrugëtimin në këtë stinë të vjeshtës drejt Dibrës nuk do të duash të mbyllësh sytë për asnjë sekondë.
Përse?!
Pasi, nuk do të dëshiroje të humbisje asnjë moment të fotografuar në të. Ngjyra e arta, diku më e ndezur e diku tjetër më e zbehtë të mbërthen pas vetes.

Dibra dallohet për shtrirje në terren malor. E lavdishëm ngrihet qyteti që daton prej shekujsh, Peshkopia.
Prejardhja e qytetit të Peshkopisë etimologjikisht është term fetar nga kisha orthodokse që zyrtarisht përdorte gjuhën greke dhe emri Peshkopia rrjedh nga fjala greke Επισκοπή / epi-skopja = mbi-rojtar(rrethator) pra nga një zonë e lartë që vëzhgon. Ndryshe, gojë më gojë na është thënë se e ka marr emrin nga ekzistenca e pesë shtëpive (pesë shpoj).
Kjo zonë ka qenë një zonë e rëndësishme tregtare dhe e artizanatit. Saqë, kjo trashëgimi është ruajtur edhe sot nga gratë e zonave përreth, qëndisja dhe tregtia me të.
Dibra mbetet një oaz I fshehur. Për fat jo të mirë të saj është lënë në gjumin e përjetësisë. E atë prehje shpirtërore ia trazon disi veshja e vjeshtës . Kudo, drurët frutorë janë sklaitur me ngjrat vjeshtake.
Dihet se Dibra shquhet për prodhimtari të drurëve frutorë si qershia, dardha, molla, ftoi, gështenja, arra, lajthi. Është aq e pasur dhe me minerale si kromi , duke u shndërruar kështu në një nga burimet kryesore për jetesë. Akoma më e pasur është zemra e dibranëve.
Prej të mocmëve thuhet se ‘’Mendja dhe urtia kanë lindur në odat e Dibrës.’’ Në odat e saj të ofrojnë gjitha gjërat që I kanë me pastërti e me dashamirësi.
Dibra, ndonëse e lënë në harresë nga autoritetet,premisë për tëp o bëhet rruga e Arbërit. Me këtë, historia mund të shënojë një pikë kthese për të.

Nëse njëherë në jetë të bie rruga të përshkruash veriun e Shqipërisë, shko edhe në Dibër!
Aty do të mësosh të qenurit dibran është krenari, lum kujt i kalon në deje gjaku dibran.
Reportazh nga : Albina Roshi
Parler Albania