Home Reportazh Vjosa, perla e egër e Evropës

Vjosa, perla e egër e Evropës

nga Parler Albania

Reportazh nga : Albina Roshi

Evropa mbetet një nga kontinentet më të pasura nga relievi, klima, minerale tokësore dhe nëntokësore,fauna, flora, si dhe me një hidrografi të larmishme. Kjo e fundit mbetet perla që I tërheq vizitorët. Sidomos, në Shqipëri. Emri i vërtetë i Vjosës është Aoos, por historia e ka devijuar.



Shqipëria, ndonëse një vend i vogël, por mbart në vetvete një pasuri të pacmuar.Mjafton, të ecësh në rrugët e saj . Do të kuptosh dashamirësinë dhe zemërgjerësinë që kanë banorët e zonave. Mbi të gjitha, natyra të ofron gjithcka që dëshiron.

Një nga lumenjtë më të pashtershëm të Shqipërisë mbetet lumi Vjosa. Vjosa, buron nga malet e Pindit. Në 80 km e para të rrjedhës së tij, përmes Greqisë lumi quhet Aoos . Ndërsa, me hyrjen në territorin shqiptar ai ndryshon emër dhe quhet Vjosë.

Rrugëtimi I saj natryror nis në malet e pindit dhe përfundon në detin Adriatik, në very të lagunës së Nartës, një nga lagunat më të mëdha dhe ekologjikisht më të pasura në bregdetin shqiptar .

Vjosa rrjedh e pandikuar në mënyrë të natyrshme, e karakterizuar nga kanione të bukur, rrjedha të rrëmbyeshme, ishuj dhe kthesa që krijojnë gjarpërime të mrekullueshme.

Hera-herës, zona e shtratit të Vjosës e arrin një gjerësi prej 2 km. Së bashku, me degët e saj, Vjosa na ofron një ekosistem dinamik, pothuajse natyror. Ky ekosistem përfaqëson një trashëgimi të vërteët natyrore Evropiane. 

Gjarpërimet e rrjedhës së poshtme krijojnë një luginë të gjerë me habitate ligatinore, që bëhen strehë për peshqit, shpendët migratorë dhe shumë specie të tjera.



Vjosa zë një sipërfaqe totale prej 6,700 km² në Shqipëri dhe Greqi së bashku dhe shkarkon në detin Adriatik një mesatare uji prej 204 m³/s.
Lumi Vjosa ka një end shumë të rëndësishëm për banorët që jetojnë përgjatë brigjeve të tij.
Tarracat e saj u sigurojnë fshatarëve tokën pjellore për aktivitete bujqësore të tilla, si prodhimet agrokulturore dhe blegtorale.

Në ujërat e lumit Vjosë vihet re një shumëllojshmëri e peshkut. Kapja e peshkut është kthyer në burim  jetik për ekonominë dhe mirëqenien e peshkatarëve vendas.

Turizmi rekreativ në Vjosë dhe degët e tij janë gjithnjë në rritje, veçanërisht në vitet e fundit në të cilën entuziastët kanë filluar të organizojnë veprimtari të tilla si rafting.

Madje, kohët e fundit, shumë prej kompanive të eko-turizmit në zhvillim kanë bazuar ekzistencën e tyre në rrjedhat natyrore të Vjosës.

Uji i kristaltë i lumit ka një vlerë kulturore se përshkruhet nga një natyrë e virgjër.

Shumë prej studiuesve e quajnë si lumë të egër. Kjo për arsye , se është lumi i vetëm në botë që rrjedh në rrugën e vet natyrale, pa devijime.

Që në antikitet, lumi Vjosa konsiderohej i shenjtë dhe si i tillë personifikohej edhe me statuja.

Një statujë e tillë gjendet në Muzeun Historik Kombëtar, në pavionin e lashtësisë. Skulptura e realizuar në gur personifikon Vjosën nëpërmjet figurës së një plaku të shtrirë e të mbështetur në krahun e djathtë, me flokë deri te supet, me mjekër të dendur, me gjymtyrët e zgjatura në formë valëzimi, ku skulptori nuk ka qartësuar detajet anatomike për të simbolizuar dallgët e lumit Vjosa.

Lumi Aoos, i ashtuquajtur dhe i njohur nga të gjithë si Vjosa mbetet një nga lumenjtë që personifikon Shqipërinë me bukuri të vlefshme natyrore.

Nëse shkon në Vjosë ke prekur magjinë e vërtetë të të ndjerit unik në ems të asaj natyre të paprekur nga askush.

Shumë destinacione pushimi dhe për më tepër mikptritja e banorëve të zonës të servirin një ushqim mjaft mbresëlënës. Po ashtu, jo vetëm që mëson për vlerat dhe burimet natyrore, por prek edhe historinë. Vjosa është lumë aq I lashtë, saqë nuk është tharrë kurrë. Ujërat e tij rrjedhin në mënyrë të pashtershme.

Eja në Vjosë, kupto historinë që buron në këto ujëra! Legjendat dhe historitë e patreguara më parë I ruajnë banorët e Vjosës si një xhevahir nga të parët tanë.

Vjosa e Shqipërisë, ‘’nusja e Ballkanit’’.

Përgatiti: Albina Roshi / Parler Albania

Ju mund te pelqeni dhe