Home Lajme nga Rajoni Vjosma Osmani po humb mundësinë për të qënë në presidencë,ja çfarë po ndodh në Kosovë

Vjosma Osmani po humb mundësinë për të qënë në presidencë,ja çfarë po ndodh në Kosovë

nga Aida Shtino

Me 69 vota pro, 33 kundër dhe asnjë abstenim, Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Konsitutimi i kuvendit i hap rrugë formimit të ekzekutivit të ri, 37 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Me zgjedhjen në krye të kuvendit, Konjufca merr edhe postin e ushtruesit të detyrës së presidentit, ndërkohë që për zgjedhjen e Vjosa Osmanit me të drejta të plota, do të duhet edhe pak kohë.

Zgjedhja e presidentit në Kosovë kërkon një shumicë votash, të cilat për momentin Osmani nuk i ka, dhe pritet për ti parë se cilat do të jenë aleancat që do të bëjnë forcat politike.

“Unë zotohem që do ta kryej detyrën time me nderë, përgjegjësi e përkushtim”, tha Konjufca, duke shtuar se ai nuk do të bëjë dallime ndërmjet deputetëve. Teksa i dorëzoi detyrën, Osmani tha se Konjufca është deputet shembullor.

Kush janë 5 nëkryetarë

Gjithashtu, në seancën konstituive të legjislaturës së tetë janë zgjedhur edhe nënkryetarët. Nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e VIII-të janë: Lëvizja Vetëvendosje është zgjedhur Saranda Bogujevci, Partia Demokratike të Kosovës (PDK) Bedri Hamza, dhe Lidhja Demokratike e Kosovës është zgjedhur Kujtim Shala.

Ju mund te pelqeni dhe