Home Lajme nga Vendi Vodhi sasinë e madhe të parave të bankës në Lezhë, arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim

Vodhi sasinë e madhe të parave të bankës në Lezhë, arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim

nga Parler Albania

Policia e Lezhës ka arrestuar ditën e sotme shtetasin Elton Gjini, 40 vjeç, pasi rezulton një person i dënuar me 12-vite burgim nga Gjykata e Lezhës për “Vjedhje me armë” . Gjini është dënuar për grabitjen e parave të një banke  në vitin 2009, gjatë transportimit të tyre në postë .

Policia bën me dije se 40-vjeçarit nga dënim kapital prej 12-vitesh i kanë mbetur dhe 6 muaj pa kryer, ndaj u bë dhe arrestimi i tij.

Njoftimi i plotë i policisë: Lezhë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.

Bie në prangat e Policisë një 40-vjeçar i shpallur në kërkim për vepren penale “Vjedhje me armë ” , e kryer në bashkëpunim.

Shërbimet e Specializuara në e Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjeve të ndodhura më parë dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, me qëllim vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan punën duke bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit: Elton Gjini, 40 vjeç, banues në Lezhë( me precedentë kriminal).

Ky shtetas, ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 12 vite burgim   për veprën penale “Vjedhje me armë” , e kryer në bashkëpunim, ku nga ky dënim ka dhe 6 muaj pa kryer, ngjarje e ndodhur me 12.03.2009, ku kanë vjedhur me armë  një sasi parash që trasportoheshin nga një bankë në postë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Ju mund te pelqeni dhe