Home Politikë Votimi për anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike, përfundon numërimi i fletëve, zgjidhen 15 anëtarët e kryesisë. Keta janë emrat më të votuar, mes tyre 5 gra

Votimi për anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike, përfundon numërimi i fletëve, zgjidhen 15 anëtarët e kryesisë. Keta janë emrat më të votuar, mes tyre 5 gra

nga Parler Albania

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike u mblodh ditën e hënë, në orën 18:00, për të miratuar një sërë çëshjesh të rëndësishme.

I pari që mbajti fjalën e tij ishte Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili theksoi se reformimi i partisë së tij bëhet me qëllimin për suksesin e betejës kundër Kryeministrit Edi Rama, betejë kjo që sipas tij është vetëm për të mbrojtur interesat e qytetarëve.

Pasi mbylli fjalën Lulzim Basha, Këshilli Kombëtar vijoi me miratimet. Në këtë mënyrë është miratuar skuadra e re e Lulzim Bashës, me të cilën do të përballet në 4 vitet e ardhshme me Kryeministrin Rama.

Ndërkohë, në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte janë bërë me dije edhe emrat më votuar, të cilët tashmë janë edhe anëtarët e rinj të Kryesisë së Partisë.

Fugurat me të votuara janë si më poshtë:

Gert Bogdani

Tomorr Alizoti

Agron Gjekmarkaj

Ervin Salianji

Flamur Noka

Oerd Bylykbashi

Kreshnik Çollaku

Aldo Bumçi

Fitim Zekthi

Luan Baçi dhe Gent Strazimiri në balotazh (Shorti vendosi që Gent Strazimiri, të jetë anëtar)

5 anëtaret gra:

Oriola Pampuri

Dhurata Çupi

Juela Hamati

Taulanta Jaupi

Lindita Metaliaj

Ju mund te pelqeni dhe