Home Lajme nga Rajoni Vrasja e 18 vjeçares, Vjosa Osmani bën thirrje: Bashkëpunoni me organet e rendit për gjetjen e vrasësit, drejtësia do të shkojë në vend!

Vrasja e 18 vjeçares, Vjosa Osmani bën thirrje: Bashkëpunoni me organet e rendit për gjetjen e vrasësit, drejtësia do të shkojë në vend!

nga Parler Albania

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar përmes një postimi në ‘Facebook’ rreth ngjarjes tragjikë që ndodhi në Kosovë mbrëmjen e djeshme ku një 18-vjeçare u vra nga partnëri dhe një person tjetër,

Osmani i ka bërë thirrje të secilit qytetar që të bashkëpunojë me organet e rendit dhe ligjit në gjetjen e vrasësit të viktimës nga Ferizajt dhe ka kërkuar të ketë drejtësi. Sipas saj, drejtësinë ua kemi borxh secilës vajzë e gruaje që përjetoi dhunën nga ata që po marrin jetë e po i ikin përgjegjësisë.

Postimi i plotë:
“Për vajzën 18- vjeçare që e vranë në Ferizaj duhet të ketë drejtësi. Vetëm drejtësia e dënimi për ata që po i kryejnë këto krime makabre ndaj grave e vajzave të Kosovës mund të ndryshojë situatën e trishtë të pabarazisë me të cilën përballemi sot në Kosovë.

Ne nuk mund të heshtim apo të vazhdojmë të lejojmë trajtimin e këtyre rasteve si çështje familjare. Jemi dëshmitarë të vrasjeve si rezultat i shmangies nga ligji të dhunuesve, ndaj kjo situatë duhet të marrë fund.

Si Presidente e vendit i bëjë thirrje secilit qytetar që të bashkëpunojë me organet e rendit dhe ligjit në gjetjen e vrasësit të viktimës nga Ferizaji. U bëjë thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse që të punojnë fort dhe pandërprerë derisa kryesit e veprave të tilla të gjenden prapa grilave.

Dhuna ndaj vajzave e grave kërcënon paqen për të gjithë dhe mirëqenien e përgjithshme, por shoqëria jonë duhet të jetë e palëkundur dhe e vendosur në eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit e dhunës ndaj vajzave e grave.

Familjarëve, miqve dhe gjithë shoqërisë së vajzës së ndjerë u shprehu ngushëllime të sinqerta! Shpirti i saj do të pushojë në paqe atëherë kur të ketë drejtësi. Drejtësinë ua kemi borxh secilës vajze e gruaje që përjetoi dhunën nga ata që po marrin jetë e po i ikin përgjegjësisë”

Ju mund te pelqeni dhe