Ditën e sotme, një 27 vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër . Shtatasit E.L, i ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale: “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. 27 vjeçari dyshohet si autori i plagosjes me armë zjarri të shtëtasit M. F, në datën 21.03.2021.
Njoftimi i plotë nga policia:
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin DVP Shkodër bënë ndalimin e shtetasit E. L., 27 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër.
Këtij shtetasi, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, më datë 23.03.2021, i ka caktuar masën e sigurimit personal në mungesë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi dyshohet si autori i ngjarjes së datës 21.03.2021, në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, ku ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi M. F.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme”
A.R/ Parler Albania