Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) organizon konferencën “Një rajon më i mirë fillon me vullnetarizmin”, e cila po zhvillohet në Tiranë, Shqipëri, të martën dhe të mërkurën, 7 dhe 8 dhjetor 2021.
Aktiviteti do të hapet nga Sekretari i Përgjithëshëm i RYCO z. Albert Hani, i ndjekur nga Kryetarët e Bashkive të Tiranës dhe Novi Sadit, z. Erion Veliaj dhe z. Milos Vučević. Audiencën do ta përshëndes dhe znj. Jenny Stenberg Sørvold, zëvendës Shefe e Misionit të Ambasadës Mbretërore Norvegjeze në Prishtinë. Konferenca do të fillojë më 7 dhjetor në orën 10:00.
Nën temën e programit Kryeqytetet Evropiane në Ballkanin Perëndimor – Ndërtimi i komuniteteve bashkëpunuese përmes vullnetarizmit, do të prezantohen historitë e suksesit të Novi Sadit si Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2019 dhe Tiranës si Kryeqyteti Rinor Evropian 2022. Qëllimi është të frymëzohen palët e interesuara nga rajoni për të mbështetur konceptin e vullnetarizmit rajonal dhe për të përmirësuar statusin e tij. Organizatorët e vullnetarizmit nga festivale të shquara dhe manifestime sportive nga WB6 do të ndajnë historitë e tyre personale.
Znj. Gabriela Civico, Drejtore e Qendrës për Vullnetarizëm Evropian (CEV) do të prezantojë mundësitë e aplikimit për titullin e Kryeqytetit Evropian të Vullnetarizmit dhe do të diskutojë për forcimin e kapaciteteve të bashkive nga rajoni për të aplikuar për këtë titull. Do të dëgjojmë më shumë për udhëtimin e sukseshëm të Trondheim, Norvegji, EVC 2023. Gjithashtu do të ndajmë zgjidhjet që vijnë nga politikat e zhvilluara në kuadrin e projektit në mënyrë që t’u japim vullnetarëve mbrojtje më të fortë dhe stimuj për tu bërë vullnetarë në rajon.
Konferenca është në linjë me aksionet e përbashkëta vullnetare në Novi Sad dhe Tiranë, të udhëhequra nga OPENS dhe Kongresi Rinor Kombëtar i Shqipërisë, duke inkurajuar nismat bashkëpunuese rajonale në vitin 2022. Dy artistë nga Tirana pikturuan një mural në Qendrën Rinore të Novi Sadit, ndërsa artistë nga Novi Sadi do të pikturojnë një mural në Tiranë.
Të gjitha aktivitetet organizohen në kuadër të projektit ROUTE ËB6, i cili synon të promovojë vullnetarizmin rajonal si një mjet që do të kontribuojë në uljen e distancës sociale dhe etnike midis të rinjve në rajon, forcimin e vlerave të tyre pro-sociale dhe evropiane, duke udhëhequr për pajtimin, stabilitetin dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor.
Projekti po zbatohet në të gjithë Ballkanin Perëndimor 6 nga një konsorcium i drejtuar nga Zyra Rajonale e Bashkëpunimit Rinor (RYCO) në bashkëpunim me Përtej Barrierave, Rrjetin Rinor të Evropës Juglindore, Lens, Qendrën Kulturore Rinore Bitola, Shoqatën për Prosperitetin Demokratik Zid, Studiuesit e Rinj të Serbisë dhe Institutin për Zhvillimin e Rinisë KULT.
Ky projekt mbështetet nga Ministria Norvegjeze e Punëve të Jashtme.