{"id":3114,"date":"2021-08-02T12:33:44","date_gmt":"2021-08-02T10:33:44","guid":{"rendered":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/?p=3114"},"modified":"2021-08-02T12:33:45","modified_gmt":"2021-08-02T10:33:45","slug":"nje-raport-objektiv-qe-mjerisht-nuk-e-ndihmon-shqiperine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/nje-raport-objektiv-qe-mjerisht-nuk-e-ndihmon-shqiperine\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb raport objektiv, q\u00eb mjerisht nuk e ndihmon Shqip\u00ebrin\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Objektiv: ky mund t\u00eb ishte vler\u00ebsimi me nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb vetme i raportit p\u00ebrfundimtar t\u00eb OSBE\/ODHIR-it p\u00ebr zgjedhjet e 25 prillit. Ai pasqyron me besnik\u00ebri tablon\u00eb e k\u00ebtyre zgjedhjeve. Arritjet dhe problemet jan\u00eb aty. Pothuajse t\u00eb gjitha. Paradoksalisht, edhe pse objektiv, ky raport ka shum\u00eb pak gjasa ta ndihmoj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb rravgimin shum\u00ebvje\u00e7ar p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga labirinti i zgjedhjeve t\u00eb manipuluara. Prova m\u00eb e gjall\u00eb e k\u00ebtij pohimi pesimist jan\u00eb reagimet m\u00eb distante se kurr\u00eb t\u00eb pal\u00ebve politike kund\u00ebrshtare p\u00ebr t\u00eb. \u201cVler\u00ebsimi m\u00eb pozitiv i dh\u00ebn\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebr zgjedhjet\u201d, komentonte flak\u00eb p\u00ebr flak\u00eb nj\u00eb zyrtar i lart\u00eb i PS-s\u00eb. \u201cGjejm\u00eb konfirmimin se zgjedhjet e 25 prillit ishin shprehje kuptimplot\u00eb e demokracis\u00eb dhe e respektimit t\u00eb liris\u00eb s\u00eb zgjedh\u00ebsve\u201d, shtonte nj\u00eb tjet\u00ebr. Drejtuesit e opozit\u00ebs nga ana e tyre reklamojn\u00eb at\u00eb q\u00eb e kan\u00eb quajtur masak\u00ebr elektorale.<ins><\/ins><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb i nj\u00ebjti raport mir\u00ebpritur nga t\u00eb dyja pal\u00ebt lexohet krejt ndryshe dhe merr vler\u00ebsime ektremisht t\u00eb t\u00eb kund\u00ebrta prej tyre? P\u00ebrgjigjja ng\u00ebrthen nj\u00eb histori t\u00eb t\u00ebr\u00eb t\u00eb kultur\u00ebs politike n\u00eb vend, t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve dhe antagonizmit politik alla shqiptar. ku sinqeriteti dhe teatraliteti jan\u00eb zakonisht skaje t\u00eb bashk\u00eblidhura. T\u00eb mos harrojm\u00eb se k\u00ebshtu ka ndodhur pothuajse kurdoher\u00eb, me \u00e7do raport t\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve p\u00ebr zhvillimet n\u00eb vendin ton\u00eb. Sidoqoft\u00eb, mbetet t\u00eb themi se \u00e7do parti \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e saj ta lexoj\u00eb nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i interesit t\u00eb saj nj\u00eb dokument politik me pesh\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Th\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb, duhet t\u00eb p\u00ebrs\u00ebrisim me hidh\u00ebrim se raporti p\u00ebr zgjedhjet e 25 prillit nuk duket t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb shans suksesi n\u00eb kuptimin q\u00eb t\u00eb ndihmoj\u00eb demokracin\u00eb dhe procesin zgjedhor n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb thelb, edhe me raportin e ri jemi n\u00eb nj\u00eb rutin\u00eb tashm\u00eb t\u00eb ngulitur mbi nj\u00ebzet vje\u00e7are. Zgjedhje-probleme-rekomandime. Zgjedhje-probleme-rekomandime. Ashtu si\u00e7 ka ndodhur m\u00eb par\u00eb, edhe k\u00ebsaj radhe zgjedhjet shqiptare do t\u00eb vijojn\u00eb t\u00eb frulohen n\u00eb spiralen e p\u00ebrmir\u00ebsimeve q\u00eb nuk mbarojn\u00eb kurr\u00eb. Do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb manipulimeve q\u00eb nuk rreshtin kurr\u00eb. Kjo histori \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb frustruese, sarkastike, qesharake. Aq sa t\u00eb shkon mendja se disa njer\u00ebz n\u00eb OSBE e kan\u00eb edhe biznes mbajtjen e zgjedhjeve shqiptare n\u00eb gjendjen e nj\u00eb t\u00eb s\u00ebmure kronike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Arsyeja kryesore q\u00eb edhe nj\u00eb raport objektiv rrezikon t\u00eb mbetet steril n\u00eb efektet q\u00eb duhej t\u00eb kishte lidhet pik\u00ebs\u00ebpari me m\u00ebnyr\u00ebn p\u00ebrgjith\u00ebsisht p\u00ebrshkruese t\u00eb shkeljeve, pa nj\u00eb adresim shum\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsive. Shto k\u00ebtu zakonin p\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00eb ekuilib\u00ebr arritjet me problemet. Pas kaq vitesh, partner\u00ebt tan\u00eb duhej ta kishin kuptuar se po i darovite secilin me nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb u p\u00ebrshtatet, aktor\u00ebt politik\u00eb dhe partit\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb kapen pas saj me thonj e me dh\u00ebmb\u00eb dhe nuk shohim p\u00ebrtej. Darovitja proporcionale e l\u00eb n\u00eb vendnum\u00ebro reflektimin. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebndojn\u00eb fitoren. P\u00ebr secilin fajin e ka tjetri.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ads.balkanweb.com\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=629&amp;loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fnje-raport-objektiv-qe-mjerisht-nuk-e-ndihmon-shqiperine%2F&amp;referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fkategoria%2Fanaliza%2F&amp;cb=63f42513c0\" alt=\"\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se ka gjithmon\u00eb n\u00eb raportet e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb zgjedhur, ka inkurajim n\u00ebp\u00ebrmjet njohjes s\u00eb arritjeve, ka etik\u00eb n\u00eb pasqyrimin e dukurive negative. Shum\u00eb mir\u00eb. Por si \u00ebsht\u00eb vendi b\u00ebhet Kuvendi, thot\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb e urt\u00eb shqiptare. \u00cbsht\u00eb koha p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb komunikim q\u00eb ngushton dhe mund\u00ebsisht mbyll fare hap\u00ebsir\u00ebn e spekulimit, shmangies s\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb. \u00cbsht\u00eb koha p\u00ebr t\u00eb folur me shpat\u00eb, n\u00eb kuptimin figurativ t\u00eb fjal\u00ebs, duke u fokusuar te problemet dhe duke em\u00ebrtuar p\u00ebrgjegj\u00ebsit. Nga pik\u00ebpamja e v\u00ebzhgimit, zgjedhjet jan\u00eb problemet q\u00eb ato kan\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb v\u00ebzhgohen. Raporti i fundit p\u00ebr zgjedhjet e 25 prillit ka pasqyruar m\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsi avantazhet e konsiderueshme q\u00eb mori Partia Socialist\u00eb nga t\u00eb qenit n\u00eb pushtet, p\u00ebrmes kontrollit t\u00eb administrat\u00ebs lokale dhe nga shp\u00ebrdorimi i burimeve t\u00eb administrat\u00ebs publike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Raporti pohon praktikat gjer\u00ebsisht t\u00eb p\u00ebrhapura t\u00eb shitblerjes s\u00eb votave, ofrimin e stimujve n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb vot\u00ebs, rrjedhjen e t\u00eb dh\u00ebnave personale sensitive, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe preferencat politike t\u00eb zgjedh\u00ebsve, dhe k\u00ebtu raporti ka parasysh p\u00ebrdorimin nga rrjeti i patronazhist\u00ebve t\u00eb PS-s\u00eb i t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb 900 mij\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb marra nga portale qeveritare e-Albania. Kjo \u201cp\u00ebrb\u00ebn shqet\u00ebsim serioz dhe i b\u00ebn zgjedh\u00ebsit vulnerab\u00ebl ndaj trysnis\u00eb\u2026 Ndarja ose nd\u00ebrthurja e paautorizuar e t\u00eb dh\u00ebnave personale t\u00eb votuesve p\u00ebr q\u00ebllimet e supozuara t\u00eb angazhimit demokratik, mund t\u00eb konsiderohet si shkelje e angazhimit p\u00ebr mbrojtjen e s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr jet\u00eb private dhe familjare, mund t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb besimin e elektoratit, p\u00ebrfshir\u00eb fsheht\u00ebsin\u00eb e vot\u00ebs s\u00eb tyre\u201d, thekson raporti duke shtuar: \u201cShqip\u00ebria duhet t\u00eb siguroj\u00eb sigurin\u00eb e t\u00eb dh\u00ebnave personale t\u00eb qytetar\u00ebve. Institucionet p\u00ebrkat\u00ebse duhet t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb hetojn\u00eb dhe sanksionojn\u00eb \u00e7do shkelje q\u00eb ndikon n\u00eb besimin e publikut n\u00eb procesin zgjedhor\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pa l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb asgj\u00eb, raporti jep t\u00eb plot\u00eb tablon\u00eb e rrethimit t\u00eb zgjedhjeve nga Kryeministri Rama. Raporti nuk mund t\u00eb kalkuloj\u00eb sa vota ka shtuar p\u00ebr vete qeveria nga paketa e stimujve, parave, kontrollit me patronazhist\u00eb, k\u00ebrc\u00ebnimeve me banda e t\u00eb tjer\u00eb. K\u00ebt\u00eb nuk e kalkulon dot askush. Por e gjith\u00eb paketa \u00ebsht\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb standardeve zgjedhore demokratike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb gjitha shkeljet, p\u00ebr t\u00eb cilat raporti thot\u00eb se p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb \u201cshqet\u00ebsim\u201d ose \u201cshqet\u00ebsim serioz\u201d. kan\u00eb nj\u00eb adresim: Qeverin\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb prapa tyre. Shkeljet jan\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb. Kjo nuk thuhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksplicite: Kjo duhet th\u00ebn\u00eb shum\u00eb qart\u00eb. N\u00ebse nuk jan\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb. t\u00eb kujt jan\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb problematik\u00eb kaq serioze q\u00eb v\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje vlefshm\u00ebrin\u00eb e zgjedhjeve. nuk mund t\u00eb lihet pa autor, apo me autor t\u00eb n\u00ebnkuptuar. Theksojm\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb folur pa doreza dhe p\u00ebr t\u00eb treguar me gisht, me emra, zyrtar\u00ebt dhe institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse. K\u00ebshtu ndihmohen Shqip\u00ebria, e v\u00ebrteta, ndryshimi. Raporti nuk b\u00ebhet vet\u00ebm p\u00ebr partit\u00eb. Raporti b\u00ebhet p\u00ebr zgjedh\u00ebsit pik\u00ebs\u00ebpari. Paqart\u00ebsit\u00eb, ekuivok\u00ebt, rrumbullakosjet, darovitjet, b\u00ebjn\u00eb at\u00eb q\u00eb autor\u00ebt e rrethimit real t\u00eb zgjedhjeve n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb ton\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb mburren se kan\u00eb b\u00ebr\u00eb zgjedhjet m\u00eb t\u00eb mira n\u00eb histori, duke cituar raportin e OSBE\/ODHIR-it. Si ka mund\u00ebsi?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ka mund\u00ebsi sepse nuk del t\u2019u thot\u00eb kush nga partner\u00ebt se arritjet e p\u00ebrmendura n\u00eb raport jan\u00eb t\u00eb KQZ-s\u00eb si institucion i pavarur bipartizan apo konsensual, jan\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve q\u00eb votojn\u00eb si europian\u00eb q\u00ebkur ka nisur demokracia dhe nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoren si salvaxhente nga askush. Ju t\u00eb qeveris\u00eb mund t\u00eb ndani me KQZ dhe opozit\u00ebn nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebtij suksesi, por raporti ju th\u00ebrret n\u00eb kauz\u00eb t\u00eb shpreheni pik\u00ebs\u00ebpari p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb jan\u00eb ekskluziviteti juaj p\u00ebr shkeljet tuaja. Po t\u00eb ndodhte apo t\u00eb ndodh\u00eb kjo, ka shanse p\u00ebr ndryshim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Po nuk ndodhi, po u la k\u00ebshtu q\u00eb kush t\u00eb doj\u00eb t\u00eb marr\u00eb \u00e7\u2019t\u00eb doj\u00eb e t\u00eb flak\u00eb \u00e7\u2019t\u00eb doj\u00eb nga raporti, po t\u00eb mos ndiqet zbatimi i k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr hetimin e krimeve zgjedhore dhe t\u00eb mos ket\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim publik n\u00ebse hetimi lihet pas dore, \u00ebsht\u00eb e sigurt se zgjedhjet e radh\u00ebs do t\u00eb manipulohen p\u00ebrs\u00ebri nga t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt manipulator\u00eb apo nga t\u00eb ngjashmit e tyre. Me flamurin e SHBA dhe BE-s\u00eb n\u00eb duar! \u201cPo p\u00ebrpiqem t\u2019i bind politikan\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb se zgjedhjet e lira jan\u00eb pik\u00ebs\u00ebpari mjeti m\u00eb e l\u00ebn\u00eb pushtetin\u201d, shkruante n\u00eb d\u00ebshmit\u00eb e veta nj\u00eb diplomat italian n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e viteve tridhjet\u00eb. Mesazh aktual edhe pas n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb vjet\u00ebsh.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Objektiv: ky mund t\u00eb ishte vler\u00ebsimi me nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb vetme i raportit p\u00ebrfundimtar t\u00eb OSBE\/ODHIR-it p\u00ebr zgjedhjet e 25 prillit. Ai pasqyron me besnik\u00ebri tablon\u00eb e k\u00ebtyre zgjedhjeve. Arritjet&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":3115,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"cybocfi_hide_featured_image":"","footnotes":""},"categories":[7],"tags":[],"class_list":["post-3114","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analiza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3114","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3114"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3114\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3116,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3114\/revisions\/3116"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3115"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3114"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3114"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3114"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}