{"id":3366,"date":"2021-08-03T13:38:35","date_gmt":"2021-08-03T11:38:35","guid":{"rendered":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/?p=3366"},"modified":"2021-08-03T13:38:36","modified_gmt":"2021-08-03T11:38:36","slug":"pas-zbulimit-te-anijes-amerikane-me-urdher-nga-ministria-u-hap-zjarr-dhe-deshmia-e-rralle-e-ish-shefit-te-nderlidhjes-se-sazanit-per-incidentin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/pas-zbulimit-te-anijes-amerikane-me-urdher-nga-ministria-u-hap-zjarr-dhe-deshmia-e-rralle-e-ish-shefit-te-nderlidhjes-se-sazanit-per-incidentin\/","title":{"rendered":"\u201cPas zbulimit t\u00eb \u2018anijes amerikane\u2019 me urdh\u00ebr nga Ministria u hap zjarr dhe\u2026\u201d D\u00ebshmia e rrall\u00eb e ish \u2013 shefit t\u00eb Nd\u00ebrlidhjes s\u00eb Sazanit, p\u00ebr incidentin e \u201982-it"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Publikohet historia e panjohur e ndodhur n\u00eb mesnat\u00ebn e 21 tetorit t\u00eb vitit 1981, kur nj\u00eb nga repartet ushtarake t\u00eb \u2018Bateris\u00eb bregdetare\u2019 t\u00eb dislokuara n\u00eb Gjirin e Vlor\u00ebs, raportuan se n\u00eb uj\u00ebrat teritoriale shqiptare, jo shum\u00eb larg Kepit t\u00eb Gjuh\u00ebzs, kishin zbuluar periskopin e nj\u00eb \u201cobjekti armik\u201d dhe pas k\u00ebsaj me urdh\u00ebr t\u00eb Komand\u00ebs s\u00eb Flot\u00ebs Luftarake-Detare n\u00eb Ministris\u00eb e Mbrojtjes n\u00eb Tiran\u00eb, u ngrit\u00ebn n\u00eb alarm luftarak t\u00eb gjitha repartet ushtarake dhe ato t\u00eb Flot\u00ebs Detare t\u00eb dislokuar p\u00ebr gjat\u00eb gjith\u00eb Gjirit t\u00eb Vlor\u00ebs. D\u00ebshmia e rrall\u00eb e Mahmut Lazrit, ish \u2013 shefit t\u00eb Nd\u00ebrlidhjes n\u00eb Komand\u00ebn e Ishullit t\u00eb Sazanit, lidhur me urdhrin p\u00ebr zbulimin q\u00eb i\u2019u dha Regjimentit t\u00eb Sazanit q\u00eb kishte n\u00eb dispozicion tre skuadrilje: (\u2018Kater siluruesa\u2019, dy \u2018Gjuajt\u00ebsa detar\u00eb\u2019 dhe dy \u2018Dragamina\u2019) t\u00eb cilat i nxorri n\u00eb det t\u00eb hapur n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb Gjirit t\u00eb Vlor\u00ebs p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur detyr\u00ebn luftarake n\u00ebn urdhrat e komandantit t\u00eb ishullit, Tasim Me\u00e7e. Si dhe p\u00ebrse d\u00ebshtoi operacioni p\u00ebr goditjen dhe asgjesimin e \u201canijes fantazm\u00eb\u2019 pas urdhrit p\u00ebr t\u00eb hapur zjarr mbi t\u00eb q\u00eb u komunikua nga Ministria e Mbrojtjes, urdh\u00ebr t\u00eb cilin kishte t\u00eb drejt\u00eb ta jepte vet\u00ebm Komandanti i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Forcave t\u00eb Armatosura, Enver Hoxha, pasi ta miratonte m\u00eb par\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin e Mbrojtjes! \u00c7far\u00eb nxor\u00ebn hetimet disa mujore q\u00eb u b\u00ebn\u00eb nga ana e Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme dhe Hetuesis\u00eb Ushtarake, lidhur me at\u00eb ngjarje e cila dhe sot e k\u00ebsaj dite vazhdon t\u00eb jet\u00eb objekt debatesh n\u00eb mes ish-ushtarak\u00ebve q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb at\u00eb operacion luftarak dhe a ishte i implikuar v\u00ebrtet Kadri Hazbiu me at\u00eb \u2018incident\u2019, ashtu si\u00e7 do ta akuzonte Enver Hoxha pak koh\u00eb pas arrestimit t\u00eb tij?!<ins><\/ins><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cRreth or\u00ebs 10.20 minuta, gjuajt\u00ebsi detar q\u00eb kishte marr\u00eb urdh\u00ebr p\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00ebn kontroll n\u00ebndet\u00ebsen e huaj armike, k\u00ebrkoi leje p\u00ebr t\u00eb hapur zjarr mbi t\u00eb. K\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb erdhi nga ajo anije q\u00eb kishte mbi 20 marinar\u00eb n\u00eb bordin e saj dhe q\u00eb komandohej nga komisari Petro Kad\u00ebna, un\u00eb ja raportova Operativit t\u00eb ishullit t\u00eb Sazanit, q\u00eb ishte dhe komanda jon\u00eb superiore. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Tasim Me\u00e7e q\u00eb ishte komandant i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i ishullit, mori vet\u00eb n\u00ebn komand\u00eb drejtimin operativ t\u00eb situat\u00ebs luftarake q\u00eb ishte dh\u00ebn\u00eb, pas lajmit se nj\u00eb n\u00ebndet\u00ebse e huaj ishte futur n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb Gjirit t\u00eb Vlor\u00ebs. Pas raportimit tim, k\u00ebrkes\u00ebn e gjuajt\u00ebsit p\u00ebr t\u00eb hapur zjarr, Operativi i ishullit, ja raportoi Operativit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes, i cili u lidh direkt me Ministrin Kadri Hazbiu dhe ja b\u00ebri prezent at\u00eb gj\u00eb. Pas asaj, nga Operativi i Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes me an\u00eb t\u00eb radio-sinjalit, na erdhi urdhri: \u2018Hapni zjarr, asgj\u00ebsoni n\u00ebndet\u00ebsen\u2019. K\u00ebt\u00eb urdh\u00ebr, Operativi i Ministris\u00eb, ja dha me an\u00eb t\u00eb telefonit, Komand\u00ebs s\u00eb ishullit, kurse mua, Operativi i saj ma dha me an\u00eb t\u00eb radio-sinjalit. Q\u00eb nga \u00e7asti q\u00eb \u2018gjuajt\u00ebsi detar\u2019, k\u00ebrkoi leje p\u00ebr t\u00eb hapur zjarr mbi n\u00ebndet\u00ebsen e huaj, e deri n\u00eb marrjen e urdhrit, i cili e aprovonte at\u00eb gj\u00eb, nuk kaluan m\u00eb shum\u00eb se shtat\u00eb minuta. Urdhri p\u00ebr t\u00eb hapur zjarr mbi n\u00ebndet\u00ebsen e huaj e cila konsiderohej armike dhe q\u00eb kishte shkelur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb flagrante uj\u00ebrat teritoriale t\u00eb Republik\u00ebs Popullore Socialiste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, sipas t\u00eb gjitha rregulloreve ushtarake q\u00eb dispononte asokohe ushtria shqiptare, \u00ebsht\u00eb dh\u00ebne direkt nga Enver Hoxha. Them k\u00ebshtu, sepse p\u00ebr dh\u00ebnien e atij urdhri, nuk kishte kompetenc\u00eb asnjeri tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 Komandantit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Enver Hoxh\u00ebs dhe at\u00eb gj\u00eb ai duhet ta b\u00ebnte vet\u00ebm me miratimin e K\u00ebshillit t\u00eb Mbrojtjes\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Njeriu q\u00eb flet dhe d\u00ebshmon p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr Memorie.al, \u00ebsht\u00eb Mahmut Lazri, ish \u2013 ushtarak p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se tre dekada me radh\u00eb, nga t\u00eb cilat 13 vite (1976-1988) i kaloi me sh\u00ebrbim n\u00eb ishullin e Sazanit, me detyr\u00ebn e shefit t\u00eb Qendr\u00ebs s\u00eb Nd\u00ebrlidhjes, pran\u00eb komand\u00ebs s\u00eb atij ishulli, i cili p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb b\u00ebn publike at\u00eb ngjarje t\u00eb larg\u00ebt t\u00eb vitit 1981, kur nj\u00eb n\u00ebndet\u00ebse e huaj, n\u00ebp\u00ebrmjet mezo-kanalit q\u00eb ndodhej midis Sazanit e Kepit t\u00eb Gjuh\u00ebzs, u fut n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb Gjirit t\u00eb Vlor\u00ebs. Po \u00e7far\u00eb ishte ajo anije dhe kujt i p\u00ebrkiste, sovjetik\u00ebve apo Flot\u00ebs s\u00eb VI-t\u00eb amerikane q\u00eb ishte dislokuar asokohe n\u00eb uj\u00ebrat e Mesdheut? Si mundi q\u00eb t\u00eb futej ajo n\u00eb mes ishullit t\u00eb Sazanit e Karaburunit, pa u diktuar nga aparaturat e sofistikuara q\u00eb dispononte asokohe ushtria shqiptare, e n\u00eb ve\u00e7anti distriktet detare t\u00eb ishullit Sazanit dhe baza e famshme e Pasha-limanit?! Cili ishte misioni i v\u00ebrtet\u00eb i asaj n\u00ebndet\u00ebseje q\u00eb thuhej se: \u2018n\u00eb bordin e saj mbante ngarkes\u00eb atomike\u2019 dhe a kishte lidhje ajo me Kadri Hazbiun e Mehmet Shehun, t\u00eb cil\u00ebt u akuzuan nga Enver Hoxha n\u00eb vitin 1982 kur u godit Hazbiu, si t\u00eb implikuar me at\u00eb incident?! Si mundi q\u00eb t\u00eb shp\u00ebtonte ajo n\u00ebndet\u00ebse pa u asgjesuar edhe pas urdhrit p\u00ebr t\u00eb hapur zjarr mbi t\u00eb, nga gjasht\u00eb minat q\u00eb hodhi \u2018Dragamina\u2019 e Regjimentit t\u00eb Sazanit, e cila kishte raportuar se kishte n\u00ebn kontroll gjith\u00eb l\u00ebvizjet e saj\u00eb? P\u00ebrse ai incident, u konsiderua si \u201cnjolla m\u00eb e zeza\u201d, gjat\u00eb gjith\u00eb historis\u00eb s\u00eb ishullit t\u00eb Sazanit?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Si u zbulua n\u00ebndet\u00ebsja e huaj n\u00eb Gjirin e Vlor\u00ebs?<\/strong><ins><\/ins><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ka qen\u00eb ora 21.00 e mbr\u00ebmjes s\u00eb 21 tetori t\u00eb vitit 1981, kur nj\u00eb n\u00ebnoficer i \u2018Bateris\u00eb bregdetare\u2019 t\u00eb Kepit t\u00eb Gjuh\u00ebz\u00ebs, i cili kryente sh\u00ebrbimin e roj\u00ebs pran\u00eb atij reparti, diktoi me sy t\u00eb lir\u00eb nj\u00eb periskop n\u00ebndet\u00ebseje n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb Gjirit t\u00eb Vlor\u00ebs. Larg\u00ebsia nga bateria ku ndodhej n\u00ebnoficeri, e deri tek periskopi i n\u00ebndet\u00ebses, nuk ishte m\u00eb shum\u00eb se 1 milje detare. Mbasi e vuri re at\u00eb gj\u00eb, e cila nuk ishte nj\u00eb objekt i zakonsh\u00ebm, n\u00ebnoficeri i roj\u00ebs s\u00eb \u2018Bateris\u00eb bregdetare\u2019, menj\u00ebher\u00eb u lidh me telefon me Operativin e Baz\u00ebs s\u00eb N\u00ebndet\u00ebseve t\u00eb Pasha-limanit dhe e pyeti at\u00eb, n\u00ebse kishin ndonj\u00eb n\u00ebndet\u00ebse n\u00eb lundrim brenda Gjirit t\u00eb Vlor\u00ebs. Operativi q\u00eb kryente sh\u00ebrbimin e roj\u00ebs pran\u00eb baz\u00ebs s\u00eb famshme, nga ana tjet\u00ebr e telefonit ju p\u00ebrgjigj, se ai nuk i jepte llogari nj\u00eb kapter. Edhe pas k\u00ebsaj p\u00ebrgjigje, n\u00ebnoficeri i sh\u00ebrbimit, i shtyr\u00eb nga kurioziteti q\u00eb ja jepte detyra t\u00eb cil\u00ebn e ushtronte prej vitesh, nuk e la me aq at\u00eb gj\u00eb, por u lidh vet\u00eb me an\u00eb t\u00eb radios me operativin q\u00eb sh\u00ebrbente pran\u00eb Komand\u00ebs s\u00eb Flot\u00ebs Luftarake-Detare, n\u00eb Ministris\u00eb e Mbrojtjes n\u00eb Tiran\u00eb. Ai e sinjalizoi Operativin e Ministris\u00eb, duke i th\u00ebn\u00eb se: n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb \u2018Bateris\u00eb bregdetare\u2019 t\u00eb Kepit t\u00eb Gjuh\u00ebzs, kishte v\u00ebn\u00eb re nj\u00eb periskop n\u00ebndet\u00ebseje. Mbas k\u00ebtij sinjalizimi, Operativi i Ministris\u00eb, ngriti n\u00eb alarm luftarak, Regjimentin e anijeve mbiuj\u00ebse, q\u00eb ishte i dislokuar n\u00eb ishullin e Sazanit. Pas ngritjes n\u00eb alarm t\u00eb regjimentit t\u00eb anijeve, aty rreth or\u00ebs 24.00, n\u00ebndet\u00ebsja u zhduk nga vrojtimi dhe periskopi i saj nuk po dukej m\u00eb. Po \u00e7far\u00eb ishte ajo n\u00ebndet\u00ebse dhe si kishte mundur ajo q\u00eb t\u00eb futej pa u diktuar nga radar\u00ebt e lokacionit, deri n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb Gjirit t\u00eb Vlor\u00ebs, i cili asokohe ishte i pajisur me t\u00eb gjitha arm\u00ebt e teknik\u00ebn m\u00eb moderne q\u00eb dispononte ushtria shqiptare?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>N\u00ebndet\u00ebsja, sovjetike apo amerikane?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Lidhur me k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, Mahmut Lazri, ish \u2013 ushtarak dhe shef i Qendr\u00ebs s\u00eb Nd\u00ebrlidhjes pran\u00eb Komand\u00ebs s\u00eb Grupimit n\u00eb ishullin e Sazanit, d\u00ebshmon: \u201cIdentifikimi i asaj n\u00ebndet\u00ebse nga ana e reparteve q\u00eb asokohe ishin t\u00eb dislokuara n\u00eb Sazan, Karaburun dhe n\u00eb bregdetin e Vlor\u00ebs, pothuaj ishte shum\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb. Kjo gj\u00eb lidhej me shum\u00eb probleme teknike. Zhytja e n\u00ebndet\u00ebses, menj\u00ebher\u00eb pas ngritjes n\u00eb alarm t\u00eb regjimentit t\u00eb anijeve t\u00eb Sazanit, p\u00ebr ne solli shum\u00eb dyshime. Po t\u00eb ishte n\u00ebndet\u00ebse sovjetike, zhytja e saj nuk do t\u00eb kishte mund\u00ebsi teknike p\u00ebr t\u2019u realizuar, pasi nj\u00eb n\u00ebndetse e asaj flote, q\u00eb t\u00eb realizonte zhytjen aty n\u00eb at\u00eb vend, ku u vu re periskopi i saj, do t`i duheshin t\u00eb pakt\u00ebn 40 metra thell\u00ebsi, kur n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb thell\u00ebsia maksimale q\u00eb arrinte n\u00eb Gjirin e Vlor\u00ebs, nuk i kalonte 13 deri n\u00eb 20 metra. Po k\u00ebshtu, mendohej se ajo n\u00ebndet\u00ebse mund t\u00eb ishte dhe e Flot\u00ebs s\u00eb VI-t\u00eb amerikane, q\u00eb asokohe ishte e dislokuar n\u00eb uj\u00ebrat e detit Mesdhe. Mendohej k\u00ebshtu, pasi vet\u00ebm ato mund t\u00eb zhvendoseshin pa i ndezur motor\u00ebt dhe t\u00eb l\u00ebviznin me an\u00eb t\u00eb fuqis\u00eb q\u00eb i jepnin baterit\u00eb, sepse po t\u2019i kishte ndezur motor\u00ebt, ajo do t\u00eb diktohej nga radar\u00ebt tan\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre, ishte dhe nj\u00eb fakt tjet\u00ebr q\u00eb na b\u00ebnte t\u00eb besonim se ajo n\u00ebndet\u00ebse q\u00eb ishte futur n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb uj\u00ebrave tona fare pran\u00eb bregdetit t\u00eb Vlor\u00ebs, duhet t\u00eb ishte e sovjetik\u00ebve. Ky konkluzion mb\u00ebshtetej n\u00eb faktin llogjik, sepse: brenda Gjirit t\u00eb Vlor\u00ebs, q\u00eb nga koha q\u00eb aty u vendos\u00ebn rus\u00ebt n\u00eb fundin e viteve \u201850-t\u00eb, ata kishin nd\u00ebrtuar nj\u00eb poligon lundrimi p\u00ebr n\u00ebndet\u00ebset, i cili arrinte n\u00eb 40 metra, aq sa duheshin p\u00ebr lundrimin e n\u00ebndet\u00ebsve q\u00eb dispononte asokohe baza e p\u00ebrbashk\u00ebt sovjeto-shqiptare e Pasha-limanit. Nisur nga k\u00ebto, asokohe mendohej se ajo n\u00ebndet\u00ebse mund t\u00eb ishte dhe e Flot\u00ebs Ushtarake Detar sovjetike, por kjo gj\u00eb ishte vet\u00ebm nj\u00eb supozim q\u00eb k\u00ebrkonte t\u00eb verifikohej, p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb p\u00ebrfundimin e sakt\u00eb, lidhur me identitetin e saj\u201d, kujton ish ushtaraku Lazri.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Urdhri: t\u00eb zbulohet me \u00e7do kusht n\u00ebndet\u00ebsja armike!<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pas zhdukjes s\u00eb n\u00ebndet\u00ebses, aty rreth or\u00ebs 24.00 t\u00eb mesnat\u00ebs s\u00eb 21 tetorit t\u00eb vitit 1981, nga t\u00eb gjitha repartet ushtarake q\u00eb ishin t\u00eb dislokuara n\u00eb ishullin e Sazanit dhe ato t\u00eb Karaburunit e t\u00eb bregdetit t\u00eb Vlor\u00ebs, filluan p\u00ebrgatitjet p\u00ebr veprimet e m\u00ebtejshme ushtarake. T\u00eb gjitha k\u00ebtyre reparteve, q\u00eb ishin t\u00eb pajisura me armatimet m\u00eb moderne dhe t\u00eb sofistikuara q\u00eb dispononin asokohe ushtrit\u00eb e vendeve t\u00eb Traktatit t\u00eb Varshav\u00ebs, ju dha urdh\u00ebr i prer\u00eb q\u00eb: t\u00eb zbulonin me \u00e7do kusht objektin n\u00ebnujor q\u00eb ishte shfaqur n\u00eb Gjirin e Vlor\u00ebs. Lidhur me k\u00ebt\u00eb, ish \u2013 oficeri i Nd\u00ebrlidhjes, Mahmut Laz\u00ebri kujton: \u201cUrdhri specifik p\u00ebr zbulimin e objektit n\u00ebnujor q\u00eb u shfaq n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Kepit t\u00eb Gjuh\u00ebz\u00ebs, fillimisht ju dha Regjimentit t\u00eb Sazanit, i cili kishte n\u00eb dispozicion tre skuadrilje \u2018Kater siluruesa\u2019, dy \u2018Gjuajtsa detar\u00eb\u2019 dhe dy \u2018Dragamina\u2019. Pas urdhrit t\u00eb marr\u00eb, Regjimenti i anijeve mbiuj\u00ebse i Sazanit, nxori n\u00eb det t\u00eb hapur n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb Gjirit t\u00eb Vlor\u00ebs, gjasht\u00eb anije, nga t\u00eb cilat, dy \u2018Kater silurues\u2019, dy \u2018Gjuajt\u00ebsa detar\u00eb\u2019 dhe dy \u2018Dragamina\u2019. T\u00eb gjitha k\u00ebto anije q\u00eb dol\u00ebn n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb n\u00ebndet\u00ebses, p\u00ebrve\u00e7 silurave, (predhave kund\u00ebr objekteve t\u00eb ndryshme detare), ishin t\u00eb pajisura dhe me aparatura p\u00ebr zbulimin e objekteve t\u00eb ndryshme n\u00ebnujore. Nga ora 24.00 e mesnat\u00ebs s\u00eb 21 tetorit, e deri n\u00eb or\u00ebn 9.00 t\u00eb m\u00ebngjesit t\u00eb dat\u00ebs 22, nga t\u00eb gjitha anijet q\u00eb dol\u00ebn n\u00eb k\u00ebrkim, nuk u vu re asgj\u00eb dhe nuk u arrit t\u00eb kapej asnj\u00eb sinjal, qoft\u00eb dhe i dyshimt\u00eb, q\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetonte vend-ndodhjen e ndonj\u00eb objekti n\u00ebnujor. Kjo gj\u00eb, justifikohej edhe me faktin, se gjat\u00eb gjith\u00eb atyre or\u00ebve q\u00eb vazhdoi k\u00ebrkimi, n\u00ebndet\u00ebsja nuk kishte l\u00ebvizur fare, ose mund t\u00eb kishte l\u00ebvizur pa i ndezur fare motor\u00ebt, vet\u00ebm me fuqin\u00eb e baterive. K\u00ebshtu q\u00eb t\u00eb gjashta anijet q\u00eb kishin dal\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim, nuk kishin asnj\u00eb lloj mund\u00ebsie teknike p\u00ebr zbulimin e saj. Mbas or\u00ebs 21.00 t\u00eb dat\u00ebs 22 tetor, n\u00ebndet\u00ebsja filloi l\u00ebvizjet p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga Gjiri i Vlor\u00ebs, pa e nxjerr\u00eb fare periskopin mbi uj\u00eb. E vetmja rrug\u00eb ku mund t\u00eb dilte ajo nga ai vend, ishte mezo-kanali, i cili ndodhet n\u00eb mes t\u00eb Kepit t\u00eb Gjuh\u00ebzs dhe ishullit t\u00eb Sazanit, ku thell\u00ebsia arrinte deri n\u00eb 80 metra. Me t\u00eb gjashta k\u00ebto anije un\u00eb mbaja lidhje me an\u00eb t\u00eb Radio-rrjetit dhe t\u00eb gjitha anijet me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, i mbanin lidhjet me an\u00eb t\u00eb Radio-fonis\u00eb. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, mezo-kanali nga ku mendohej q\u00eb do t\u00eb dilte n\u00ebndet\u00ebsja, u morr n\u00ebn kontroll, nga \u2018Gjuajt\u00ebsi i madh\u2019, q\u00eb ishte nj\u00ebra nga gjasht\u00eb anijet q\u00eb dol\u00ebn n\u00eb k\u00ebrkim\u201d, kujton ish \u2013 shefi i Nd\u00ebrlidhjes i Komand\u00ebs s\u00eb Grupimit pran\u00eb ishullit t\u00eb Sazanit, ku n\u00eb paraditen e 22 tetorit t\u00eb vitit 1981, gjasht\u00eb mjeteve4 detare t\u00eb \u2018Regjimentit t\u00eb anijeve mbiuj\u00ebse\u2019 u ishte dh\u00ebn\u00eb urdhri i prer\u00eb q\u00eb t\u00eb zbulonin me \u00e7do kusht objektin n\u00ebnujor q\u00eb ishte futur n\u00eb uj\u00ebrat e bregdetit t\u00eb Vlor\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Zbulimi i n\u00ebndet\u00ebses<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pas shum\u00eb k\u00ebrkimesh, nga t\u00eb gjasht\u00eb anijet q\u00eb kishin dal\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb n\u00ebndet\u00ebses fantazm\u00eb, aty rreth or\u00ebs 9.00 t\u00eb paradites, s\u00eb 22 tetorit 1981, u zbulua vendndodhja e saj\u00eb. Lidhur me k\u00ebt\u00eb, Mahmut Lazri, ish \u2013 shefi i Nd\u00ebrlidhjes kujton: \u201cPasi gjasht\u00eb anijet kishin k\u00ebrkuar gjith\u00eb nat\u00ebn dhe kur mendohej se nuk ekzistonte asnj\u00eb objekt n\u00ebnujor n\u00eb uj\u00ebrat e Gjirit t\u00eb Vlor\u00ebs, rreth or\u00ebs 9.00 t\u00eb m\u00ebngjesit, anija \u2018Gjuajt\u00ebsi i madh\u2019, zbuloi vend-ndodhjen e n\u00ebndet\u00ebses. Kjo gj\u00eb u b\u00eb e mundur, jo me an\u00eb t\u00eb radar\u00ebve, pasi n\u00ebndet\u00ebsja nuk i kishte ndezur fare motor\u00ebt, (q\u00eb t\u00eb mos zbulohej), por me an\u00eb t\u00eb aparatit hidroakustik\u00eb, p\u00ebr zbulimin e objekteve n\u00ebnujor\u00eb, q\u00eb dispononte \u2018Gjuajt\u00ebsi i madh\u2019. Pas k\u00ebsaj, aty rreth or\u00ebs 9.00, anija \u2018Gjuajt\u00ebsi i madh\u2019, raportoi zbulimin e n\u00ebndet\u00ebses dhe njoftoi se at\u00eb e kishte n\u00ebn kontroll, n\u00eb nj\u00eb larg\u00ebsi m\u00eb pak se nj\u00eb milje. Sipas njoftimeve q\u00eb vinin pran\u00eb Qendr\u00ebs s\u00eb Nd\u00ebrlidhjes s\u00eb Komand\u00ebs s\u00eb Grupimit n\u00eb ishullin e Sazanit, ku isha un\u00eb, s\u00eb bashku me vart\u00ebsit e mi q\u00eb ishim n\u00eb sh\u00ebrbim, (nj\u00eb oficer\u00eb dhe tre n\u00ebnoficer\u00eb), nga ana e oficer\u00ebve q\u00eb drejtonin \u2018Gjuajt\u00ebsin e madh\u2019, na thuhej se: n\u00ebndet\u00ebsja po l\u00ebvizte n\u00eb poligonin q\u00eb kishin nd\u00ebrtuar sovjetik\u00ebt nga fundi i viteve \u201850-t\u00eb. Menj\u00ebher\u00eb pas marrjes s\u00eb njoftimit se: gjuajt\u00ebsi i madh kishte zbuluar vend-ndodhjen e n\u00ebndet\u00ebses, un\u00eb me an\u00eb t\u00eb radiove njoftova Operativin e Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes Popullore n\u00eb Tiran\u00eb, duke i th\u00ebn\u00eb se objekti n\u00ebnujor, ndodhej n\u00ebn kontrollin e \u2018Gjuajt\u00ebsit\u2019 ton\u00eb. Aty rreth or\u00ebs 10.00, kur nuk kishte kaluar m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb or\u00eb nga koha kur \u2018Gjuajt\u00ebsi\u2019 njoftoi zbulimin e objektit n\u00ebnujor, p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb komand\u00ebn ku isha un\u00eb me gjith\u00eb kat\u00ebr vart\u00ebsit e mi, nga ana e oficer\u00ebve q\u00eb komandonin \u2018Gjuajt\u00ebsin\u2019, m\u00eb erdhi sinjali se ata k\u00ebrkonin urdh\u00ebr p\u00ebr t\u00eb hapur zjarr mbi n\u00ebndet\u00ebsen e huaj armike q\u00eb e kishin zbuluar dhe e kishin n\u00ebn kontroll. N\u00eb at\u00eb anije q\u00eb quhej \u2018Gjuajt\u00ebsi i madh\u2019, kishte rreth 20 marinar\u00eb. Grupi prej gjasht\u00eb anijesh q\u00eb doli n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb objektit n\u00ebnujor, ose \u2018n\u00ebndet\u00ebses\u2019, si\u00e7 ishte identifikuar ajo, (p\u00ebr shkak t\u00eb periskopit q\u00eb ishte ven\u00eb re nga ana e n\u00ebnoficerit t\u00eb bateris\u00eb s\u00eb Kepit t\u00eb Gjuh\u00ebz\u00ebs,) at\u00eb dit\u00eb ishte n\u00ebn komand\u00ebn e komisarit Petro Kad\u00ebna. Mbasi nga ana e \u2018Gjuajt\u00ebsit\u2019 u k\u00ebrkua leje, p\u00ebr t\u00eb hapur zjarr mbi n\u00ebndet\u00ebsen e huaj armike, un\u00eb at\u00eb gj\u00eb ja transmetova Operativit t\u00eb ishullit t\u00eb Sazanit, q\u00eb ishte dhe Komanda jon\u00eb eprore. At\u00eb dit\u00eb, n\u00eb vendin e Operativit t\u00eb ishullit, ishte vet\u00eb komandanti i Sazanit, Tasim Me\u00e7e<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Publikohet historia e panjohur e ndodhur n\u00eb mesnat\u00ebn e 21 tetorit t\u00eb vitit 1981, kur nj\u00eb nga repartet ushtarake t\u00eb \u2018Bateris\u00eb bregdetare\u2019 t\u00eb dislokuara n\u00eb Gjirin e Vlor\u00ebs, raportuan se&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":3367,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"cybocfi_hide_featured_image":"","footnotes":""},"categories":[7],"tags":[],"class_list":["post-3366","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analiza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3366","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3366"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3366\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3368,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3366\/revisions\/3368"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3367"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3366"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3366"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3366"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}