{"id":3388,"date":"2021-08-03T14:18:06","date_gmt":"2021-08-03T12:18:06","guid":{"rendered":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/?p=3388"},"modified":"2021-08-03T14:18:07","modified_gmt":"2021-08-03T12:18:07","slug":"rrefimi-i-ish-shefit-te-nderlidhjes-per-udheheqjen-komuniste-dhe-pseudonimet-e-ish-byrose-hekuran-isai-shkonte-naten-i-dehur-dhe-rrihte-kadri-hazbiun-ne-qeli","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/rrefimi-i-ish-shefit-te-nderlidhjes-per-udheheqjen-komuniste-dhe-pseudonimet-e-ish-byrose-hekuran-isai-shkonte-naten-i-dehur-dhe-rrihte-kadri-hazbiun-ne-qeli\/","title":{"rendered":"Rr\u00ebfimi i ish-shefit t\u00eb Nd\u00ebrlidhjes p\u00ebr udh\u00ebheqjen komuniste dhe pseudonimet e ish-Byros\u00eb: Hekuran Isai shkonte nat\u00ebn i dehur dhe rrihte Kadri Hazbiun n\u00eb qeli"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Hekuran Isai ishte krejt ndryshe nga ministrat e tjer\u00eb. Shfaqej serioz n\u00eb publik n\u00eb krah\u00eb t\u00eb Enverit apo Ramizit, po ishte krejt tjet\u00ebr n\u00eb zyr\u00ebn e ministrit, ku dallonte megalomania dhe vesi i fshehur\u201d.<\/strong><ins><\/ins><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E nd\u00ebrsa ve\u00e7on k\u00ebt\u00eb sjellje me dy fytyra t\u00eb ish-shefit t\u00eb tij, Luan Poga\u00e7i, ish-shefi i Nd\u00ebrlidhjes dhe Informacionit t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Dyt\u00eb, kujton p\u00ebr\u00a0\u00a0nj\u00eb episod trondit\u00ebs q\u00eb edhe vet fillimisht nuk e ka besuar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Hekuran Isai, shprehet ai, shkonte pas mesnate i dehur n\u00eb qelin\u00eb e Kadri Hazbiut dhe e rrihte. Ministri me vese, sipas Poga\u00e7it, shquhej dhe p\u00ebr shum\u00eb b\u00ebma t\u00eb tjera, por q\u00eb nuk preferon t\u2019i publikoj\u00eb p\u00ebr efekt etike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb vijim t\u00eb rr\u00ebfimit, ish-zyrtari i lart\u00eb i Sigurimit tregon detaje t\u00eb tjera q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me shtimin e masave t\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr Enver Hoxh\u00ebn pas tragjedis\u00eb s\u00eb Mehmet Shehut.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ads.balkanweb.com\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=629&amp;loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Frrefimi-i-ish-shefit-te-nderlidhjes-per-udheheqjen-komuniste-dhe-pseudonime-e-ish-byrose-hekuran-isai-shkonte-naten-i-dehur-dhe-rrihte-kadri-hazbiun-ne-qeli%2F&amp;referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2F&amp;cb=215f6131ed\" alt=\"\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai konfirmon nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt se kur kreu i Partis\u00eb l\u00ebvizte jasht\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebrdorte nj\u00eb sozi q\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb vendin e tij n\u00eb limuzin\u00eb\u2026<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vijon nga numrat e kaluar<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>ZHURMA Q\u00cb KRIJOI KRYQ\u00cbZIMI I KADRI HAZBIUT<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Fundi i Kadri Hazbiut ishte nj\u00eb ngjarje shokuese, jo vet\u00ebm p\u00ebr ne efektiv\u00ebt e Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme, por p\u00ebr mbar\u00eb opinionin. Ai p\u00ebr dekada t\u00eb t\u00ebra ishte shfaqur publikisht si nj\u00eb nga lider\u00ebt besnik t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, por sakaq kishte fituar nj\u00eb simpati t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr komunikimin popullor q\u00eb mbante me vart\u00ebsit dhe me njer\u00ebzit e thjesht\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai ishte nj\u00eb nga kuadrot e vjetra t\u00eb luft\u00ebs, q\u00eb p\u00ebr shum\u00eb vite kreu detyr\u00ebn m\u00eb delikate si\u00e7 vler\u00ebsohej asokohe funksioni i ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm, ndryshe syrit dhe veshtit t\u00eb Partis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kadriu i futur n\u00eb rrethin e sulmit pas vet\u00ebvrasjes s\u00eb Mehmet Shehut, nuk u kursye t\u00eb pranonte gabimet q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht at\u00eb q\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me dor\u00ebzimin e list\u00ebn s\u00eb oficer\u00ebve t\u00eb Zbulimit e Agjentur\u00ebs Sovjetike. Mir\u00ebpo, asgj\u00eb nga reflektimi q\u00eb b\u00ebri gati me zem\u00ebr n\u00eb dor\u00eb nuk i vlejti p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar gijotin\u00ebs vrastare.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pas gjith\u00eb asaj furtune n\u00eb Plenium, Byro Politike dhe forume partiake, q\u00eb paracaktoi fatin e tij, nuk vonoi noterizimi i nd\u00ebshkimit fatal nga organet e drejt\u00ebsis\u00eb. Partia dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij, me nj\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00eb t\u00eb lapsit fshin\u00eb \u00e7do gj\u00eb nga kontributet e Hazbiut n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb detyr\u00ebs dhe Partis\u00eb. U hodh n\u00eb kosh, nd\u00ebrkoh\u00eb dhe merita e madhe q\u00eb kishte Kadri Hazbiu n\u00eb eliminimin e bandave diversioniste, kur drejtonte operacionet e bujshme me bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij t\u00eb af\u00ebrt Mark Dodani, Hekuran Pobrati dhe Asim Aliko.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 detyr\u00ebs s\u00eb shefit t\u00eb Nd\u00ebrlidhjes s\u00eb Udh\u00ebheqjes, mua m\u00eb ngarkuan dhe at\u00eb t\u00eb shefit t\u00eb Informacionit n\u00eb Drejtorin\u00eb e Dyt\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb zyr\u00eb kishte sh\u00ebrbim 24 or\u00eb, pa nd\u00ebrprerje. Aty grumbulloheshin t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr l\u00ebvizjen e udh\u00ebheq\u00ebsve, jepeshin porosi p\u00ebr deg\u00ebt e brendshme n\u00eb rrethe p\u00ebr sigurimin e tyre, shp\u00ebrndahej posta sekrete, merreshin porosi nga udh\u00ebheqja etj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E gjith\u00eb kjo dinamik\u00eb dokumentohej me korrekt\u00ebsi n\u00eb nj\u00eb regjist\u00ebr t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb shum\u00eb sekret. Prej k\u00ebtej mbanim lidhje t\u00eb vazhdueshme n\u00eb \u00e7do qytet me pun\u00ebtorin operativ t\u00eb Deg\u00ebs s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, i cili p\u00ebrgjigjej nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe p\u00ebr masat e sigurimit n\u00eb rrethin e tij, p\u00ebr udh\u00ebheqjen, por dhe me n\u00ebnkryetarin e deg\u00ebs q\u00eb mbulonte sigurimin. Mbaj mend q\u00eb kemi marr\u00eb dy her\u00eb masa nd\u00ebshkuese p\u00ebr moszbatim n\u00eb koh\u00eb t\u00eb porosive t\u00eb dh\u00ebna.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb n\u00eb Librazhd dhe tjetr\u00ebn n\u00eb Fier. N\u00eb ve\u00e7anti p\u00ebr rastin e Fierit m\u00eb ka ardhur keq p\u00ebr pun\u00ebtorin operativ q\u00eb doli n\u00eb lirim pas propozimit ton\u00eb. Ai ishte nj\u00eb djal\u00eb i kulturuar q\u00eb kishte ardhur n\u00eb strukturat tona, pasi kishte p\u00ebrfunduar studimet n\u00eb Institutin e Lart\u00eb Bujq\u00ebsor. N\u00eb fakt, detyra e re si shef i Informacionit, nj\u00ebherazi me at\u00eb t\u00eb shefit t\u00eb Nd\u00ebrlidhjes s\u00eb Udh\u00ebheqjes, ishte sa e v\u00ebshtir\u00eb aq dhe delikate. Zhvillimet e vrullshme t\u00eb asaj periudhe, e b\u00ebnin akoma dhe m\u00eb stresante. Sidoqoft\u00eb, fal p\u00ebrkushtimit dhe integritetit, ia dola, pa marr\u00eb madje qoft\u00eb dhe nj\u00eb v\u00ebrejtje.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>\u201cLALI HEKRI\u201d, MINISTRI ME VESE<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kur Kadri Hazbiu kishte z\u00ebn\u00eb burgun, n\u00eb krye t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme kishte ardhur Hekuran Isai,&nbsp;nj\u00eb minist\u00ebr krejt ndryshe nga t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kishim kaluar. P\u00ebrtej asaj q\u00eb binte n\u00eb sy kur shfaqej n\u00eb publik n\u00eb krah\u00eb t\u00eb Enverit apo Ramizit si udh\u00ebheq\u00ebs serioz e besnik, q\u00eb ishte gati t\u00eb sakrifikonte gjith\u00e7ka p\u00ebr interesin e Partis\u00eb, n\u00eb zyr\u00ebn e ministrit ishte krejt tjet\u00ebr, ku dallonte megalomania dhe vesi i fshehur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ne q\u00eb ishim m\u00ebsuar me profil tjet\u00ebr ministri, e pat\u00ebm shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb pajtoheshim me tipin e tij, sa t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb aq dhe vulgar n\u00eb shum\u00eb raste. Shum\u00ebkush nga koleg\u00ebt e mi ruan n\u00eb kujtes\u00eb mjaft b\u00ebma t\u00eb ministrit Isai. T\u00eb tilla ruaj edhe un\u00eb. N\u00eb koh\u00ebn kur Kadri Hazbiu ishte n\u00eb paraburgim dhe hetohej, nj\u00eb mbr\u00ebmje von\u00eb, m\u00eb telefonoi oficeri i Sh\u00ebrbimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Drejtoris\u00eb, Y. Sadikaj dhe m\u00eb thot\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cM\u00eb fal shef p\u00ebr shqet\u00ebsimin, po m\u00eb ka telefonuar Lali Hekri (k\u00ebshtu e th\u00ebrris nim midis nesh at\u00ebher\u00eb ministrin e Brendsh\u00ebm, Hekuran Isai) dhe m\u00eb k\u00ebrkoi nj\u00eb makin\u00eb, t\u00eb gatshme, po k\u00ebtu kam vet\u00ebm \u201cAron\u201d 7 vend\u00ebshe, si t\u00eb bej?\u201d. Aty p\u00ebr aty pa u menduar dy her\u00eb i thash\u00eb q\u00eb t\u2019i d\u00ebrgoj\u00eb at\u00eb q\u00eb ka.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dhe ai ashtu veproi. T\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb m\u00ebngjes pyeta shoferin e makin\u00ebs 7 vend\u00ebshe, Gani Shameti, se ku kishte shkuar mbr\u00ebm\u00eb me Lalen. Shumic\u00ebs s\u00eb udh\u00ebheqjes n\u00eb Drejtori u kishim ngjitur ndonj\u00eb nofk\u00eb kur bisedonim me njeri-tjetrin. Hajredin \u00c7elikun p.sh. e quanim \u201cBaxhanaku\u201d, pasi kishte n\u00eb drejtorin\u00eb ton\u00eb nj\u00eb baxhanak t\u00eb tij. Hekuranin e quanim \u201cLal Hekri\u201d, ose thjesht \u201cLala\u201d, Lenka \u00c7ukon e quanim \u201cTezja\u201d, e k\u00ebshtu me radh\u00eb. Nd\u00ebrkaq, shum\u00eb her\u00eb i identifikonim me emrat e shoq\u00ebruesve. Gjat\u00eb bised\u00ebs, Ganiu me thot\u00eb se Lala kur kishte hipur n\u00eb makin\u00eb kishte qen\u00eb tap\u00eb dhe mbante er\u00eb raki.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shkuam te burgu, shtoi Ganiu, Lala u fut n\u00eb bllokun e qelive, nd\u00ebrsa un\u00eb q\u00ebndrova n\u00eb paradhom\u00eb duke pritur. Nuk kaloi shum\u00eb dhe v\u00eb vesh me shurdhoi nj\u00eb e b\u00ebrtitur e fort\u00eb, q\u00eb nuk nd\u00ebrpritej. Mbeta si i shtangur, ca m\u00eb tep\u00ebr kur ai z\u00eb m\u00eb dukej si i Kadri Hazbiut. Krijova p\u00ebrshtypjen q\u00eb po e rrihte Hekurani. Mu rr\u00ebqeth mishi. Ishte diku pas mesnate. E d\u00ebgjova Ganiun dhe nj\u00eb moment nuk doja ta besoja.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Po kishte qen\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. E nj\u00ebjta ngjarje u p\u00ebrs\u00ebrit dhe shum\u00eb net\u00eb t\u00eb tjera, ku Hakurani merrte makin\u00ebn e gatshme t\u00eb Drejtoris\u00eb son\u00eb dhe shkonte te qelia e Kadri Hazbiut p\u00ebr ta rrahur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebt\u00eb prapsi t\u00eb rrall\u00eb n\u00eb llojin e vet, Lal Hekri, nuk mundohej as ta fshihte. Po, b\u00ebmat e tij nuk mbaronin me kaq.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Hekuran Isai ishte krejt ndryshe nga ministrat e tjer\u00eb. Shfaqej serioz n\u00eb publik n\u00eb krah\u00eb t\u00eb Enverit apo Ramizit, po ishte krejt tjet\u00ebr n\u00eb zyr\u00ebn e ministrit, ku dallonte megalomania&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":3389,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"cybocfi_hide_featured_image":"","footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-3388","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme-nga-vendi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3388","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3388"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3388\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3390,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3388\/revisions\/3390"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/media\/3389"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3388"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3388"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3388"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}