{"id":4059,"date":"2021-08-10T09:08:49","date_gmt":"2021-08-10T07:08:49","guid":{"rendered":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/?p=4059"},"modified":"2021-08-10T09:08:50","modified_gmt":"2021-08-10T07:08:50","slug":"me-qellonte-me-rrihte-muajin-e-pare-fitova-8-mije-euro-rrefimi-dramatik-i-te-rese-qe-u-shfrytezua-nga-i-fejuari-ne-belgjike-me-thoshte-do-te-te-zhduk","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/me-qellonte-me-rrihte-muajin-e-pare-fitova-8-mije-euro-rrefimi-dramatik-i-te-rese-qe-u-shfrytezua-nga-i-fejuari-ne-belgjike-me-thoshte-do-te-te-zhduk\/","title":{"rendered":"\u201cM\u00eb q\u00ebllonte, m\u00eb rrihte, muajin e par\u00eb fitova 8 mij\u00eb euro\u201d, rr\u00ebfimi dramatik i t\u00eb res\u00eb q\u00eb u shfryt\u00ebzua nga \u201di fejuari\u201d n\u00eb Belgjik\u00eb: M\u00eb thoshte do t\u00eb t\u00eb zhduk\u2026"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mbas nj\u00eb lidhjeje t\u00eb njohur edhe nga prind\u00ebrit e saj , L\u2026 30 vje\u00e7 vendosi q\u00eb s\u00eb bashku me t\u00eb dashurin e saj t\u00eb emigronin. Por sapo mb\u00ebrriti n\u00eb Bruksel n\u00ebn dhun\u00ebn dhe k\u00ebrc\u00ebnimet p\u00ebr jet\u00ebn q\u00eb I vinin nga t\u00eb af\u00ebrmit filloi t\u00eb prostituoj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gazeta \u201cSi\u201d po sjell rr\u00ebfimin dhe hetimin e prokuroris\u00eb ndaj \u00e7iftit shkodran , nj\u00ebri prej t\u00eb cileve u kallzua 10 vjet mbasi e mashtroi t\u00eb dashur\u00ebn, dhe prind\u00ebrit e saj se do t\u00eb shkonin ne altar dhe se p\u00ebr t\u00eb nisur nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb re duhej \u201c sakrific\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por si ajo , ai kishte d\u00ebrguar n\u00eb Belgjik\u00eb edhe shum\u00eb \u201c t\u00eb dashura\u201d t\u00eb tjera. Nj\u00ebra prej tyre kur u pyet nga belg\u00ebt se p\u00ebrse i kishte d\u00ebrguar para shqiptarit q\u00eb ajo pretendonte se nuk e njihte tha : I nisa euro mbasi ai po nd\u00ebrton nj\u00eb vil\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr. Por asnj\u00ebra prej tyre me p\u00ebrjashtim t\u00eb m\u00eb t\u00eb res\u00eb nuk pranoi ta akuzonte p\u00ebrvec vajz\u00ebs q\u00eb ju tha se ajo ishte gruaja.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjat\u00eb disa muajve n\u00eb Bruksel L\u2026rrihej vazhdimisht n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ku jetonte me qira me t\u00eb dashurin shkodran I cili sapo ajo kthehej n\u00eb dhom\u00eb num\u00ebronte parat\u00eb e fituara dhe e pyeste : p\u00ebrse vajzat e tjera kan\u00eb fituar m\u00eb shum\u00eb se ti. Puno n\u00eb shum\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201c Jetonim n\u00eb Shkod\u00ebr dhe i dashuri im m\u00eb bindi t\u00eb niseshim drejt Brukselit . Isha e lidhur nga viti 2011 deri n\u00eb vitin 2014. Ai m\u00eb bindi se kur t\u00eb shkonim n\u00eb Bruksel , do punoja si kamariere dhe shoq\u00ebruese n\u00eb nj\u00eb lockal\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Prokuroria ve\u00e7on faktet duke theksuar se e reja ka pranuar me dijenin\u00eb e prind\u00ebrve q\u00eb ishin t\u00eb bindur q\u00eb po martonin vajz\u00ebn, ka udh\u00ebtuar nga Shkodra p\u00ebr n\u00eb Milano dhe me pas ka marr\u00eb avionin p\u00ebr n\u00eb Bruksel. Aty, sipas porosive t\u00eb dh\u00ebna nga I dashuri e ka pritur nje vajz\u00eb tjet\u00ebr nga Shkodra , e cila banonte n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb quajtur \u201cL\u2026B\u2026\u201d, ku e reja ka q\u00ebndruar p\u00ebr rreth nj\u00eb muaj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cE.. m\u00eb ka ka \u00e7uar n\u00eb nj\u00eb lokal ku pronar ishte nj\u00eb shqiptar nga Shkodra. E\u2026 e ka porositur se gjat\u00eb pun\u00ebs s\u00eb saj ajo do t\u00eb shoq\u00ebronte klient\u00ebt e barit dhe t\u00eb kryente marr\u00ebdh\u00ebnie seksuale me ta n\u00ebse do t\u2019ja k\u00ebrkonin.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb pritje t\u00eb bashk\u00ebshortit q\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb kishte q\u00ebndruar n\u00eb Shkod\u00ebr e reja tregon n\u00eb prokurorin\u00eb e qytetit se \u00ebsht\u00eb nxitur vazhdimisht prej tij q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte \u00e7far\u00eb I thoshte vajza tjet\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201c Puno m\u00eb thoshte , mos rri kot dhe aty nisa prostitut\u00ebn . Muajin e par\u00eb fitova tet\u00eb mij\u00eb euro\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mbas muajit t\u00eb par\u00eb n\u00eb Bruksel ku nga kamariere dhe shoq\u00ebruese ka p\u00ebrfunduar prostitut\u00eb, ka mb\u00ebrritur i fejuari nga Shqip\u00ebria.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u2018 Lek\u00ebt e fituara i mori ai. M\u00eb urdh\u00ebroi se priste prej meje t\u00eb punoja m\u00eb shum\u00eb e t\u00eb fitoja m\u00eb tep\u00ebr para , k\u00ebshtu q\u00eb edhe dy muajt e tjer\u00eb vazhdova si prostitut\u00eb. Ai m\u00eb q\u00ebllonte , m\u00eb rrihte dhe m\u00eb paralajm\u00ebronte se do m\u00eb zhdukte familjen, prind\u00ebrit n\u00ebse veproja ndryshe\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe teksa punonte policia belge kishte shkuar n\u00eb lokal dhe e kishte shoq\u00ebruar s\u00eb bashku me disa vajza t\u00eb tjera drejt rajonit p\u00ebr duke u marr\u00eb gjurm\u00ebt e gisht\u00ebrinjve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201c Punoja dhe kryeja marrdh\u00ebnie kundrejt pages\u00ebs n\u00eb at\u00eb lokal nga ora 12 e drek\u00ebs deri n\u00eb 1 t\u00eb nat\u00ebs dhe ndonj\u00ebher\u00eb pas k\u00ebtij orari. Gjat\u00eb nj\u00eb dite kryeja mardh\u00ebnie seksuale me 7 deri n\u00eb tet\u00eb klient\u00eb n\u00eb dit\u00eb , kurse n\u00eb fundjav\u00eb numri i klient\u00ebve q\u00eb vinin n\u00eb lokal dhe me t\u00eb cil\u00ebt kryeja mardh\u00ebnie shkonte nga 10 deri n\u00eb 11 persona. P\u00ebr 30 minuta paguhesha 50 euro , nd\u00ebrsa p\u00ebr 60 minuta k\u00ebrkoja 100 euro\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Denoncuesja tregon n\u00eb rr\u00ebfimin e saj se iu lut t\u00eb dashurit ta lejonte t\u00eb kthehej n\u00eb sht\u00ebpi ose t\u00eb pakt\u00ebn tek gjysh\u00ebrit e saj n\u00eb Kruj\u00eb dhe se nuk do tregonte askujt se \u00e7far\u00eb I kishte ndodhur . Por 35 vje\u00e7ari e referuzoi k\u00ebrkes\u00ebn<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>\u201cAi m\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoi, ushtroi dhun\u00eb ndaj meje. Kjo periudh\u00eb zgjati 6 muaj . P\u00ebr m\u00eb ndaluar , m\u00eb grisi pasaport\u00ebn dhe m\u00eb hoqi telefonin\u201d.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E bindur se tanim\u00eb nuk kishte m\u00eb rrug\u00eb kthimi dhe asnj\u00eb shans, e reja ka ndryshuar sjellje dhe nuk k\u00ebrkonte m\u00eb q\u00eb t\u00eb kthehej n\u00eb sht\u00ebpi, derisa \u201cI fejuari\u201d u bind se ajo ishte pajtuar me fatin e nj\u00eb prostitute<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>\u201cM\u00eb \u00e7oi n\u00eb ambasad\u00ebn shqiptare n\u00eb Bruksel ku m\u00eb pajis\u00ebn me leje kalimi , mbasi I dashuri m\u00eb lejoi q\u00eb t\u00eb shkoja p\u00ebr vizite pran\u00eb prind\u00ebrve n\u00eb Shkod\u00ebr. E binda at\u00eb se do t\u00eb kthehesha s\u00ebrish dhe m\u00eb preu bilet\u00ebn\u201d-<\/em>tregon e reja.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas prokuroris\u00eb, ajo udh\u00ebtoi me autobus dhe hyri n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrmes pik\u00ebs kufitare t\u00eb Murriqanit dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb trafikanti I saj p\u00ebrmes linj\u00ebs ajrore hyri n\u00eb Rinas dhe mb\u00ebrriti n\u00eb Shkod\u00ebr. Q\u00eb at\u00eb dit\u00eb ajo nuk ka pranuar m\u00eb as t\u00eb dal\u00eb dhe as ta takoj\u00eb. Pik\u00ebrisht k\u00ebtu kan\u00eb nisur edhe k\u00ebrc\u00ebnimet dhe paralajm\u00ebrimet q\u00eb jan\u00eb kqyrur m\u00eb tej nga akuza dhe q\u00eb p\u00ebr rrjedhim r\u00ebnduan pozit\u00ebn e trafikantit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Prokuroria shkruan n\u00eb dosje se e reja, n\u00eb celular e kishte regjistruar emrin e t\u00eb \u201cfejuarit\u201d me pseudonim, si kund\u00ebr dhe numrat e tjer\u00eb shqiptar\u00eb, q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb me nofka. N\u00eb nj\u00eb \u00e7ast trafikanti e k\u00ebrc\u00ebnon p\u00ebr jet\u00ebn dhe p\u00ebr familjen.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cI fejuari\u201d:&nbsp;T\u00eb q\u2026 robt. Mu n\u00eb bllok, T\u00eb b\u00ebj lapidar, Mu n\u00eb bllok, Ti je kart e djegun, Do t\u00eb degjeneroj. Do t\u00eb shkat\u00ebrroj m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E reja i lutet q\u00eb ta ler\u00eb t\u00eb qet\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e saj&nbsp;: nuk jam m\u00eb gruaja jote dhe nuk t\u00eb dua m\u00eb, me zor nuk m\u00eb b\u00ebn dot gj\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Debatet kulmojn\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb numri tjet\u00ebr t\u00eb cilin vajza e ka regjistruar me emrin Shkodra&nbsp;dhe ku diskutohet edhe p\u00ebr parat\u00eb q\u00eb ajo fitonte kur prostituonte dhe m\u00eb pas ia dor\u00ebzonte shfyt\u00ebzuesit t\u00eb saj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vajza&nbsp;: po ma kthe pak moralin e Belgjikes ???<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai:&nbsp;..Si ta kthej. Ik se po te q. robt se ti me ke lek mu borxh, Po nuk me plas as per burg as per njeri\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Prokuroria deklaron se ka 208 komunikime mes t\u00eb res\u00eb dhe ish t\u00eb dashurit n\u00eb t\u00eb cilat ajo k\u00ebrc\u00ebnohet vazhdimisht.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por provat m\u00eb r\u00ebnduese q\u00eb u vler\u00ebsuan nga gjykata jan\u00eb p\u00ebrgjigjjet e pal\u00ebs belge dhe transfertat e shumta q\u00eb 30 vje\u00e7arja depozitoi n\u00eb llogarin\u00eb e personit me t\u00eb cilin asaj ju premtua se po krijonte familje.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Belg\u00ebt&nbsp;i deklarojn\u00eb prokuroris\u00eb se mbas pyetjes s\u00eb disa shqiptar\u00ebve n\u00eb lokalin n\u00eb fjal\u00eb mes tyre edhe banakierit, pranohet se e reja punonte si prostitut\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb tjet\u00ebr shqiptare me inicialet E. Z, n\u00eb deklarimet e saj shton se punonte si shoq\u00ebruese me pages\u00eb mbasi ishte nj\u00eb pun\u00eb fitimprur\u00ebse dhe p\u00ebr shkak se n\u00eb Shqip\u00ebri nuk kishte pun\u00eb ajo punonte n\u00eb Belgjik\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201c L\u2026 fitonte nga 500-800 euro n\u00eb dit\u00eb.&nbsp;\u201c thoshte shqiptarja nga Lezha , e cila fillimisht u tregon belg\u00ebve se nuk e njihte t\u00eb riun nga Shkodra por m\u00eb pas rr\u00ebfeu se edhe ajo kishte transferuar euro n\u00eb llogarin\u00eb e tij bankare.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201c Ja kam d\u00ebrguar ato para pasi ai po paguante mat\u00ebrialet e nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpie n\u00eb Shkod\u00ebr . E njoh mir\u00eb djalin por nuk desha t\u00eb jap detaje p\u00ebr t\u00eb ngaq\u00eb e njoh familjarisht\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Belg\u00ebt I shkruajn\u00eb prokuroris\u00eb se mbasi ka pyetur shum\u00eb vajza shqiptare q\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pun\u00eb n\u00eb Bruksel , konkludon se gjat\u00eb koh\u00ebs kur e reja L\u2026 kishte qen\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet , ajo ishte referuar n\u00eb nj\u00eb rast p\u00ebr nxirje t\u00eb imoralitetit s\u00eb bashku me t\u00eb dashurin e saj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Policia atje deklaron se kishte t\u00eb dh\u00ebna nga burime t\u00eb tjera se \u201cI fejuari\u201d e shfryt\u00ebzonte vajz\u00ebn e re .<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cAjo nuk zot\u00ebronte as pasaport\u00ebn e saj dhe u ka k\u00ebrkuar adres\u00ebn e ambasad\u00ebs shqiptare n\u00eb Bruksel. Ajo u ka th\u00ebn\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb se pasaport\u00ebn ia kishte marr\u00eb M\u2026dhe ua kishte d\u00ebrguar shok\u00ebve t\u00eb tij n\u00eb Shqip\u00ebri. Policia belge ka pasur te dh\u00ebna nga burime t\u00eb tjera se ky person e shfyt\u00ebzonte L. p\u00ebr prostitucion, jetonte n\u00eb nj\u00eb apartament me t\u00eb dhe ishte i dhunsh\u00ebm ndaj saj. Ajo kishte liri t\u00eb kufizuar p\u00ebr l\u00ebvizjet duke qen\u00eb se mund t\u00eb l\u00ebvizte vet\u00ebm nga banesa n\u00eb vendin e saj t\u00eb pun\u00ebs. Ajo \u00ebsht\u00eb shprehur para oficer\u00ebve t\u00eb policis\u00eb belge se i frik\u00ebsohej ndonje hakmarrjeje\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjykata e d\u00ebnoi me 11 vite burgi. 35 vje\u00e7arin bazuar n\u00eb provat e sjella nga belg\u00ebt por edhe n\u00eb rr\u00ebfimin e t\u00eb res\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mbas nj\u00eb lidhjeje t\u00eb njohur edhe nga prind\u00ebrit e saj , L\u2026 30 vje\u00e7 vendosi q\u00eb s\u00eb bashku me t\u00eb dashurin e saj t\u00eb emigronin. Por sapo mb\u00ebrriti n\u00eb Bruksel&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":4060,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"cybocfi_hide_featured_image":"","footnotes":""},"categories":[39],"tags":[],"class_list":["post-4059","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kurizitete"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4059","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4059"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4059\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4061,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4059\/revisions\/4061"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/media\/4060"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4059"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4059"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4059"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}