{"id":4645,"date":"2021-08-12T15:43:50","date_gmt":"2021-08-12T13:43:50","guid":{"rendered":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/?p=4645"},"modified":"2021-08-12T15:43:51","modified_gmt":"2021-08-12T13:43:51","slug":"leter-e-hapur-institucioneve-shteterore-te-republikes-se-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/leter-e-hapur-institucioneve-shteterore-te-republikes-se-kosoves\/","title":{"rendered":"Let\u00ebr e hapur institucioneve shtet\u00ebrore t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">NGA:\u00a0<strong>FAIK MIFTARI<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr kryeparlamentarin: z. Glauk Konjufca<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr ministrin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb: z. Arben Vitia<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr ministren e arsimit: znj. Arb\u00ebrie Nagavci<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs dit\u00ebve t\u00eb fundit jan\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar pa mas\u00eb nga paralajm\u00ebrimet e institucioneve t\u00eb caktuara shtet\u00ebrore p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e vaksinimit t\u00eb obliguesh\u00ebm t\u00eb kategorive t\u00eb caktuara qytetar\u00ebsh n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb sektorin e arsimit, sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, hoteleris\u00eb dhe qytetar\u00ebve tjer\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs. K\u00ebto paralajm\u00ebrime p\u00ebrcillen me k\u00ebrc\u00ebnime dhe imponime se n\u00eb rast se nuk do t\u00eb p\u00ebrgjigjen ftes\u00ebs p\u00ebr vaksinim do t\u00eb nd\u00ebshkohen n\u00eb forma t\u00eb ndryshme, duke mos lejuar qasjen arsimtar\u00ebve q\u00eb nuk d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb vaksinohen n\u00eb objekte shkollore, personelit sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb objekte sh\u00ebndet\u00ebsore, ndalimin e qytetar\u00ebve tjer\u00eb q\u00eb nuk duan t\u00eb vaksinohen qasjen n\u00eb qendrat tregtare, ahengje, evenimente t\u00eb ndryshme sociale, kulturore, sportive, muzikore, etj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb e njeriut t\u00eb jan\u00eb t\u00eb garantuara me Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs, konventat nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe ligjet e s\u00eb drejt\u00ebs pozitive n\u00eb fuqi n\u00eb Kosov\u00eb. E drejta e \u00e7do individi apo qytetari n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb vendos p\u00ebr integritetin e tij fizik e psikik. K\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb ia garanton pik\u00ebs\u00ebpari Kushtetuta e Kosov\u00ebs sakt\u00ebsisht neni 26 i saj: \u201cSecili person g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e respektimit t\u00eb integritetit fizik dhe psikik t\u00eb tij\/saj, q\u00eb p\u00ebrfshin: (1) t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb t\u00eb marr\u00eb vendime lidhur me reprodukimin, sipas rregullave dhe procedurave t\u00eb p\u00ebrcaktuara me ligj; (2) t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb t\u00eb ket\u00eb kontroll mbi trupin e saj\/tij n\u00eb pajtim me ligjin; (3) t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb t\u00eb mos i n\u00ebnshtrohet trajtimit mjek\u00ebsor kund\u00ebr vullnetit t\u00eb tij\/saj n\u00eb pajtim me ligjin; (4) t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb t\u00eb mos marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb eksperimente mjek\u00ebsore ose shkencore, pa p\u00eblqimin paraprak t\u00eb saj\/tij\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mbrojtja nga \u00e7far\u00ebdo lloji i diskriminimi i qytetar\u00ebve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb rregulluar me Ligjin Nr. 05\/L -021 P\u00ebr mbrojtjen nga diskriminimi n\u00eb t\u00eb cilin p\u00ebrve\u00e7 tjerash , neni 2 thekson:\u201d Ky ligj zbatohet p\u00ebr t\u00eb gjitha veprimet apo mosveprimet, t\u00eb t\u00eb gjitha institucioneve shtet\u00ebrore dhe lokale, t\u00eb personave fizik dhe juridik, t\u00eb sektorit publik dhe privat, t\u00eb cil\u00ebt shkelin, kan\u00eb shkelur ose mund t\u00eb shkelin t\u00eb drejtat e \u00e7do personi apo personave fizik dhe juridik, n\u00eb t\u00eb gjitha fushat e jet\u00ebs,\u2026\u201d, nd\u00ebrsa neni 3 cek: \u201d Parimi i trajtimit t\u00eb barabart\u00eb n\u00ebnkupton se nuk do t\u00eb ket\u00eb kurrfar\u00eb diskriminimi t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb apo t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb sipas kuptimit t\u00eb cil\u00ebs do nga bazat e p\u00ebrcaktuara n\u00eb nenin nj\u00eb (1) t\u00eb k\u00ebtij Ligji\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mbrojtja e qytetar\u00ebve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs nga diskriminimi n\u00eb pun\u00eb \u00ebsht\u00eb e rregulluar me Ligjin e Pun\u00ebs, Nr. 03\/L-212 me t\u00eb cilin n\u00eb nenin 5 \u00ebsht\u00eb ndaluar \u00e7far\u00ebdo lloji diskriminimi i pun\u00ebtor\u00ebve n\u00eb pun\u00eb:\u201d Diskriminimi \u00ebsht\u00eb i ndaluar n\u00eb pun\u00ebsim dhe profesion, lidhur me rekrutimin n\u00eb pun\u00ebsim, trajnimin, promovimin e pun\u00ebsimit, kushtet e pun\u00ebsimit, masat disiplinore, nd\u00ebrprerjen e kontrat\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs ose \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb tjera nga marr\u00ebdh\u00ebnia e pun\u00ebs t\u00eb rregulluara me k\u00ebt\u00eb ligj dhe me ligjet e tjera n\u00eb fuqi\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Qytetar\u00ebt e Republik\u00ebs kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe jan\u00eb t\u00eb lir\u00eb n\u00eb vullnetin e tyre q\u00eb t\u00eb zgjedhin dhe t\u00eb vendosin vet se a do t\u00eb vaksinohen apo jo, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dhe form\u00eb vaksinimi nuk mund t\u00eb jet\u00eb i imponuar, dhe se asnj\u00eb qytetar i Kosov\u00ebs i cili vendos q\u00eb t\u00eb mos vaksionohet nuk mund t\u00eb diskriminohet , t\u00eb njolloset dhe t\u00eb vihet n\u00ebn presionin publik, medial, shoq\u00ebror,etj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb e ka parapar\u00eb edhe Rezoluta e K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs nr. 2631 t\u00eb dat\u00ebs 26 janar 2021 e cila p\u00ebrve\u00e7 tjerash cek :\u201d7.3.1. t\u00eb sigurojn\u00eb qytetar\u00ebt q\u00eb t\u2019i informojn\u00eb se vaksinimi nuk \u00ebsht\u00eb i detyruesh\u00ebm dhe askush nuk duhet t\u00eb vihet n\u00ebn presioni politik, shoq\u00ebror apo presion tjet\u00ebr p\u00ebr t\u2019u vaksinuar, n\u00eb rast se ata nuk d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb vaksinohen;7.3.2. t\u00eb sigurojn\u00eb q\u00eb askush nuk duhet t\u00eb diskriminohet sepse nuk \u00ebsht\u00eb vaksinuar p\u00ebr shkak t\u00eb rreziqeve t\u00eb mundshme sh\u00ebndet\u00ebsore, apo q\u00eb vet nuk d\u00ebshiron t\u00eb vaksinohet\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Qytetar\u00ebt e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb vendosin q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb lir\u00eb t\u00eb zgjedhin me p\u00eblqimin e tyre, pa imponim, pa k\u00ebrc\u00ebnim, pa presion, pa diskriminim, pa sanksionim, se a do t\u00eb vaksinohen apo jo, kjo mbetet n\u00eb vullnetin dhe nd\u00ebrgjegjen e lir\u00eb t\u00eb vet qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb ia garanton edhe Kodi i Nyrnbergut: \u201cP\u00eblqimi i subjektit njer\u00ebzor \u00ebsht\u00eb absolutisht i nevojsh\u00ebm. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb individi i cili ky\u00e7et n\u00eb eksperiment duhet t\u00eb ket\u00eb zot\u00ebsin\u00eb juridike q\u00eb t\u00eb jep p\u00eblqimin, k\u00ebrkesa duhet t\u00eb jet\u00eb e arsyetuar q\u00eb individi t\u00eb mund t\u00eb shfryt\u00ebzoj\u00eb mund\u00ebsin e lir\u00eb t\u00eb zgjedhjes s\u00eb tij, pa intervenim t\u00eb \u00e7far\u00ebdo elementi t\u00eb forc\u00ebs, mashtrimit, lajthitjes, imponimit, forc\u00ebs s\u00eb tepruar apo form\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb kufizimit apo dhun\u00ebs, dhe do t\u00eb do duhet t\u00eb ket\u00eb dije t\u00eb mjaftueshme dhe mir\u00ebkuptim t\u00eb elementeve t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs n\u00eb fjal\u00eb e cila do t&#8217;ia mund\u00ebsonte atij sjelljen e vendimit t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb kuptuesh\u00ebm. Ky element i fundit k\u00ebrkon q\u00eb para pranimit dhe marrjes s\u00eb vendimit pozitiv, subjektit eksperimental duhet t\u2019i komunikohet natyra, afati dhe q\u00ebllimi i eksperimentit, metodat dhe pajisjet me t\u00eb cilin do t\u00eb kryhen, t\u00eb gjitha shqet\u00ebsimet dhe rreziqet t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb lajm\u00ebrohen, efektet an\u00ebsore p\u00ebr sh\u00ebndetin e tij q\u00eb mund t\u00eb paraqiten gjat\u00eb eksperimentit\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vaksinat kund\u00ebr COVID-19 jan\u00eb t\u00eb natyr\u00ebs emergjente, nuk jan\u00eb t\u00eb lejuara p\u00ebr p\u00ebrdorim t\u00eb rregullt t\u00eb tyre , pasi q\u00eb akoma jan\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e tret\u00eb klinike t\u00eb testimit gjer n\u00eb vitin 2023, q\u00eb \u00ebsht\u00eb afati trevje\u00e7ar p\u00ebr testim, para se t\u00eb vihen n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb rregullt\u00eb t\u00eb tyre:\u201d Vaksinat, nuk jan\u00eb t\u00eb lejuara nga agjencit\u00eb p\u00ebr lejimin e p\u00ebrdorimit t\u00eb ilaqeve(sikurse q\u00eb \u00ebsht\u00eb FDA-ja amerikane apo EMA e Bashk\u00ebsis\u00eb Evropiane), porse kan\u00eb leje p\u00ebr p\u00ebrdorim urgjent gjersa \u201czgjat gjendja e jasht\u00eb zakonshme-emergency use\u201d, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se nuk jan\u00eb kryer akoma studimet e nevojshme, e as q\u00eb kan\u00eb marr leje p\u00ebr shp\u00ebrndarje dhe shitje normale, porse jan\u00eb n\u00eb faz\u00ebn eksperimentale t\u00eb implementimit mbi njer\u00ebzit\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Jo vet\u00ebm prodhuesit e vaksinave, por edhe qeverit\u00eb e shteteve q\u00eb i porosisin vaksina p\u00ebr qytetar\u00ebt e tyre, nuk japin kurrfar\u00eb garanci se vaksina \u00ebsht\u00eb e sigurt\u00eb. Efektet e shumta an\u00ebsore gjer te p\u00ebrfundimi i rasteve me vdekshm\u00ebri, tani jan\u00eb t\u00eb njohura edhe n\u00eb raportet zyrtare t\u00eb publikuara nga shtete t\u00eb ndryshme. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt edhe qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtuese, pasi q\u00eb edhe kjo nuk merr p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr efektet an\u00ebsore q\u00eb paraqiten nga vaksinimi kund\u00ebr COVID-19. Vaksinat nuk kan\u00eb kaluar t\u00ebr\u00eb procedur\u00ebn e cila do t\u00eb duhej kaluar n\u00eb praktik\u00ebn mjek\u00ebsore. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb e v\u00ebrtetojn\u00eb edhe dokumente zyrtare t\u00eb vaksinave.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb dokumentacionin e vaksin\u00ebs Pfizer-BioNTech ceket:\u201d Jam i njoftuar se vaksina akoma nuk \u00ebsht\u00eb regjistruar, dhe se ka marr vet\u00ebm autorizim urgjent p\u00ebr p\u00ebrdorim, pasi q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e tret\u00eb t\u00eb hulumtimit klinik dhe se efikasiteti dhe siguria e vaksin\u00ebs tek do t\u00eb v\u00ebrtetohet. Kuptoj q\u00eb pjes\u00ebmarrja n\u00eb programin komb\u00ebtar t\u00eb vaksinimit kund\u00ebr COVID-19, nuk do t\u00eb m\u00eb mbroj\u00eb nga virusi COVID-19\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb kontrat\u00ebn e lidhur n\u00eb mes Agjensis\u00eb Evropiane t\u00eb Ila\u00e7eve(EMA) t\u00eb Bashkimit Evropian dhe kompanis\u00eb farmaceutike Astra Zeneca p\u00ebr furnizim t\u00eb Bashkimit Evropian me vaksina t\u00eb llojit Astra Zeneca shkruan:\u201d Kompania farmaceutike Astra Zeneca \u00ebsht\u00eb e liruar nga \u00e7far\u00ebdo p\u00ebrgjegj\u00ebsie financiare, juridike dhe morale p\u00ebr k\u00ebto efektet an\u00ebsore nga vaksina e saj: p\u00ebr vdekjen, p\u00ebr t\u00eb gjitha l\u00ebndimet fizike, psikike, emocionale, s\u00ebmundjet tjera t\u00eb mundshme, mbetjen invalid si pasoj\u00eb e vaksin\u00ebs, si dhe t\u00eb gjitha humbjet e paluajtshm\u00ebris\u00eb, pun\u00ebs, biznesit t\u00eb individ\u00ebve dhe t\u00eb personave tjer\u00eb t\u00eb lidhur me t\u00eb d\u00ebmtuarin nga efektet an\u00ebsore t\u00eb vaksinimit. \u00c7do shtet an\u00ebtar i Bashkimit Evropian paraprakisht heq dor\u00eb nga \u00e7do pretendim ose akuz\u00eb kund\u00ebr kompanis\u00eb farmaceutike Asta Zeneca lidhur me mund\u00ebsin e josiguris\u00eb dhe joefikasitet t\u00eb vaksin\u00ebs s\u00eb tyre\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Qytetar\u00ebt e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs duhet t\u00eb mbesin t\u00eb lir\u00eb n\u00eb zgjedhjen e tyre, kush d\u00ebshiron t\u00eb vaksinohet le t\u00eb vaksinohet, e kush d\u00ebshiron t\u00eb mos vaksinohet assesi t\u00eb mos imponohet me vaksinim. K\u00ebt\u00eb nuk mund t\u00eb imponoj\u00eb as presidentja, as kryeministri, as kryeparlamentari, as ministri i sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, as ministrja e arsimit, dhe askush tjet\u00ebr n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00c7do qytetar i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb mendoj\u00eb, t\u00eb logjikoj\u00eb, t\u00eb vendos dhe t\u00eb veproj sipas nd\u00ebrgjegjes s\u00eb lir\u00eb t\u00eb tij, q\u00eb ia ka fal\u00eb Zoti fuqiplot\u00eb, askush nuk guxon t\u00eb detyroj\u00eb dik\u00eb q\u00eb t\u00eb veproj\u00eb kund\u00ebr nd\u00ebrgjegjes s\u00eb tij t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mbrojtja e lirive dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut i p\u00ebrket domenit individual , e jo domenit kolektiv, dhe si e till\u00eb kjo e drejt\u00eb nuk mund t\u00eb shfuqizohet, t\u00eb ndalohet, t\u00eb shkilet apo t\u00eb kufizohet nga \u00e7far\u00ebdo ligji t\u00eb votuar nga shumica parlamentare e deputet\u00ebve n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, e as me ndonj\u00eb referendum eventual n\u00eb t\u00eb cilin qytetar\u00ebt e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs do t\u00eb mund t\u00eb vendosnin p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebt\u00eb let\u00ebr t\u00eb hapur drejtuar institucioneve shtet\u00ebrore t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs do ta p\u00ebrmbyllim me porosin\u00eb se t\u00eb drejtat tona elementare kushtetuese dhe ligjore q\u00eb i kemi n\u00eb dispozicion, n\u00eb rast rrezikimi nga \u00e7far\u00ebdo form\u00eb e mundshme e vaksinimit t\u00eb imponuar, do t\u2019i mbrojm\u00eb fuqish\u00ebm me t\u00eb gjitha mjetet demokratike sipas drejt\u00ebs pozitive aktuale n\u00eb fuqi n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NGA:\u00a0FAIK MIFTARI P\u00ebr kryeparlamentarin: z. Glauk Konjufca P\u00ebr ministrin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb: z. Arben Vitia P\u00ebr ministren e arsimit: znj. Arb\u00ebrie Nagavci Qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs dit\u00ebve t\u00eb fundit jan\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":4646,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"cybocfi_hide_featured_image":"","footnotes":""},"categories":[7,4],"tags":[],"class_list":["post-4645","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analiza","category-lajme-nga-rajoni"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4645","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4645"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4645\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4647,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4645\/revisions\/4647"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/media\/4646"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4645"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4645"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4645"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}