{"id":4720,"date":"2021-08-16T19:40:33","date_gmt":"2021-08-16T17:40:33","guid":{"rendered":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/?p=4720"},"modified":"2021-08-16T19:40:34","modified_gmt":"2021-08-16T17:40:34","slug":"ndonje-gjore-bejne-gocat-mos-te-marrim-mundimin-kot-zbardhet-dosja-e-prostitucionit-ne-qendren-e-masazheve-ne-tirane-mund-te-vini-ti-provoni","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/ndonje-gjore-bejne-gocat-mos-te-marrim-mundimin-kot-zbardhet-dosja-e-prostitucionit-ne-qendren-e-masazheve-ne-tirane-mund-te-vini-ti-provoni\/","title":{"rendered":"\u201cNdonj\u00eb g*jore b\u00ebjn\u00eb gocat, mos t\u00eb marrim mundimin kot\u201d, zbardhet dosja e prostitucionit n\u00eb qendr\u00ebn e masazheve n\u00eb Tiran\u00eb: Mund t\u00eb vini t\u2019i provoni"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjykata e Tiran\u00ebs ka p\u00ebrfunduar shqyrtimin gjyq\u00ebsor t\u00eb dosjes s\u00eb prostitucionit, q\u00eb ushtrohej n\u00eb qendrat e masazhit n\u00eb kryeqytet. N\u00eb dosjen e siguruar nga MCN, shtetasi M. R., i akuzuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cMbajtja e lokaleve p\u00ebr prostitucion\u201d dhe shtetaset D. N., Xh. Sh., A. L., Xh. Sh. dhe S. K., t\u00eb akuzuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cProstitucioni\u201d, jan\u00eb d\u00ebnuar nga 2 deri n\u00eb 1 vit burg. Shqyrtimi gjyq\u00ebsor ndaj t\u00eb pandehurve t\u00eb m\u00ebsip\u00ebr, \u00ebsht\u00eb kryer me gjykim t\u00eb shkurtuar, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb vet\u00eb t\u00eb t\u00eb akuzuarve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNga aktet e ndodhura n\u00eb fashikullin e gjykimit rezulton se n\u00eb dat\u00eb 12.09.2020 n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb, mbi baz\u00ebn e akteve t\u00eb ardhura nga Drejtoria Vendore Policis\u00eb Tiran\u00eb, \u00ebsht\u00eb regjistruar procedimi penal p\u00ebr veprat penale \u2018Prostitucioni\u2019, \u2018Shfytezimi i Prostitucionit\u2019 dhe \u2018Mbajtja e lokaleve per prostitucion\u2019 parashikuar nga nenet 113, 114 dhe 115 i K.Penal\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por si u zbuluan vajzat t\u00eb cilat p\u00ebrfunduan n\u00eb dyert e gjykat\u00ebs, bashk\u00eb me pronarin e tyre? Nga hetimet e zhvilluara n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procedimit t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrm thuhet n\u00eb vendin, ka rezultuar se Drejtoria Vendore e Policis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb ka siguruar informacione n\u00eb rrug\u00eb operative n\u00eb lidhje me aktivitet t\u00eb paligjsh\u00ebm n\u00eb drejtim t\u00eb \u201cProstitucionit\u201d, \u201cShfryt\u00ebzimit t\u00eb prostitucionit\u201d dhe \u201cMbajtjes s\u00eb lokaleve p\u00ebr prostitucion\u201d. Nga t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb policia kishte mbledhur, u krijuan dyshimet se personat q\u00eb posedojn\u00eb qendra masazhi, i kan\u00eb p\u00ebrshtatur k\u00ebto ambiente p\u00ebr prostitucion, duke pun\u00ebsuar femra t\u00eb ndryshme, t\u00eb cilat krahas pun\u00ebs si masazhatore, nxiten ose iu ofrohet nga pronar\u00ebt dhe administrator\u00ebt e k\u00ebtyre aktiviteteve q\u00eb t\u00eb kryejn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie seksuale kundrejt pages\u00ebs me klient\u00ebt q\u00eb frekuentojn\u00eb k\u00ebto ambiente.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb dat\u00eb 11.09.2020, rreth or\u00ebs 19:30, nga ana e policis\u00eb gjyq\u00ebsore s\u00eb bashku me inspektor\u00ebt e ISHPSHSH, \u00ebsht\u00eb kryer nj\u00eb kontroll n\u00eb dy qendra masazhi dhe konkretisht n\u00eb qendr\u00ebn e masazhit \u201cSpa La Bella\u201d dhe n\u00eb qendr\u00ebn e masazhit \u201cSpa Icona\u201d, n\u00eb kryeqytet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kur oficer\u00ebt e policis\u00eb gjyq\u00ebsore kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb ambientet e brendshme t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb masazhit \u201cLa Bella\u201d, n\u00eb pjes\u00ebn e hollit u gjet\u00ebn shtetaset S. S., Xh. Sh., D. N., dhe E. C. N\u00eb dhom\u00ebn p\u00ebrball\u00eb hyrjes kryesore, ndodhej brenda shtetasja A. T., s\u00eb bashku me shtetasin E. B., i cili ishte i shtrir\u00eb p\u00ebrmbys n\u00eb poltronin e masazhit, i zhveshur, i mbuluar n\u00eb pjes\u00ebn e vitheve. N\u00eb dhom\u00ebn ngjitur u gjet i vet\u00ebm i zhveshur, i mbuluar n\u00eb pjes\u00ebt intime shtetasi S. R. Nga ana e policis\u00eb jan\u00eb kryer kontrolle n\u00eb dhomat p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb masazhit ku jan\u00eb gjetur prova t\u00eb ndryshme materiale, nd\u00ebr tyre prezervativ\u00eb. Ky biznes \u00ebsht\u00eb i regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shtetasit M. R., i cili ka shkuar n\u00eb ambientet e biznesit gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb po ushtrohej kontroll nga ana e oficer\u00ebve t\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore. K\u00ebta t\u00eb fundit kan\u00eb b\u00ebr\u00eb kqyrjen e venditt t\u00eb ngjarjjes me ekspert\u00eb kriminalist\u00eb, ku sendet e gjetura u sekuestruan n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs materiale. M\u00eb pas \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shoq\u00ebrimi i personave p\u00ebr n\u00eb Policin\u00eb e Tiran\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb \u00ebsht\u00eb ushtruar kontroll edhe n\u00eb qendr\u00ebn e masazhit \u201cIcona Spa\u201d, biznes i regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shtetasit A. R., ku n\u00eb ambientet e k\u00ebsaj qendre jan\u00eb gjetur shtetaset R. L., A. S. (17 vje\u00e7), S. B., A. L., dhe Xh. Sh. Krahas veprimeve hetimore t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme, q\u00eb n\u00eb momentet e para jan\u00eb marr\u00eb edhe deklarime nga shtetasit e m\u00ebposht\u00ebm:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">D\u00ebshmit\u00eb e masazhatoreve n\u00eb Polici:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00cbsht\u00eb pyetur si person q\u00eb ka dijeni p\u00ebr ngjarjen shtetasja D. N., e cila pohon se ka filluar pun\u00eb n\u00eb qendr\u00ebn e masazhit \u201cLa Bella\u201d n\u00eb mesin e muajit gusht t\u00eb vitit 2020. N\u00eb k\u00ebt\u00eb qend\u00ebr ka takuar menaxhere Stel\u00ebn, e cila i ka treguar kushtet e pun\u00ebs, pag\u00ebn etj. M\u00eb pas. D., sqaron se \u00ebsht\u00eb takuar me pronarin e qendr\u00ebs, shtetasin M. R. Ajo sqaron se gjat\u00eb masazhit, klient\u00ebt k\u00ebrkonin dhe sh\u00ebrbime seksuale, si masturbim q\u00eb njihej si \u201cfull body\u201d, k\u00ebrkonin seks t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb dhe seks oral. Sipas saj, ishte zgjedhja e punonj\u00ebses n\u00ebse do t\u00eb ofronte sh\u00ebrbim seksual ose jo. D., \u00ebsht\u00eb shprehur se nga ky aktivitet, shtetasi M. R., ka p\u00ebrfituar vet\u00ebm pages\u00ebn e masazhit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00cbsht\u00eb pyetur shtetasja Xh. Sh., e cila ka sqarur se n\u00eb dat\u00eb 16.08.2020 ka filluar pun\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb qend\u00ebr masazhi. \u00cbsht\u00eb takuar me pronarin, i cili i ka treguar se perve\u00e7 masazhit, n\u00eb var\u00ebsi nga zgjedhja, mund t\u2019ju ofronte klient\u00ebve sh\u00ebrbime ekstra t\u00eb cilat ishin masturbim, seks oral, t\u00eb cilat do t\u00eb kishin pages\u00eb ekstra. Sh\u00ebrbimet seksuale t\u00eb ofruara prej saj ndaj klient\u00ebve kan\u00eb qen\u00eb si masturbimi, seksi oral dhe seksi i plot\u00eb. N\u00eb lidhje me prezervativ\u00ebt e gjetur n\u00eb vendin e mbeturinave, Xh., sqaron se ajo ka par\u00eb dhe her\u00eb t\u00eb tjera prezervativ\u00eb n\u00eb koshat e mbeturinave. N\u00eb rastet kur ajo ka kryer marr\u00ebdh\u00ebnie seksuale me klient\u00ebt e siguruar nga M., vajza \u00ebsht\u00eb shprehur nuk i ka b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb pages\u00eb M., por ky i fundit ka p\u00ebrfituar vet\u00ebm parat\u00eb nga masazhi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00cbsht\u00eb pyetur si person q\u00eb ka dijeni p\u00ebr ngjarjen shtetasja A. T., e cila ka sqaruar se n\u00eb dat\u00eb 23.07.2020 ka filluar pun\u00eb n\u00eb qendr\u00ebn e masazhit \u201cLa Bella\u201d. Perve\u00e7 masazhit, A., sqaron se n\u00eb k\u00ebt\u00eb qend\u00ebr klientet i k\u00ebrkonin t\u00eb kryente me ta marr\u00ebdh\u00ebnie seksuale, por ajo sqaron se u ka ofruar klient\u00ebve vet\u00ebm masazh \u201cfull body\u201d, q\u00eb p\u00ebrfshin masturbimin e klientit deri n\u00eb ejakulacion. E pandehura ka deklaruar gjithashtu se n\u00eb lidhje me m\u00ebnyr\u00ebn se si ajo e ofronte masturbimin dhe pages\u00ebn q\u00eb merrte nga ky sh\u00ebrbim i kryer. Sipas saj, me sigurimin e klient\u00ebve dhe kontaktet me ta e b\u00ebnte M. R. Ajo sqaron se n\u00eb dijenin\u00eb e saj, n\u00eb qendr\u00ebn \u201cLa Bella\u201d kryhen dhe marr\u00ebdh\u00ebnie seksuale perve\u00e7 seksit oral dhe masturbimit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00cbshte pyetur shtetasja S. S., e cila ka sqaruar se para 8 muajsh ka filluar pun\u00eb tek qendra e masazhit \u201cLa Bella\u201d. Sipas saj, shumic\u00ebn e takimeve mes punonj\u00ebseve dhe klient\u00ebve i linte M. R. Ajo sqaron se ka pasur raste kur klient\u00ebt i kan\u00eb k\u00ebrkuar gjat\u00eb masazhit sh\u00ebrbime seksuale, por nuk ka pranuar t\u00eb b\u00ebj\u00eb di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb. N\u00eb lidhje me prezervativ\u00ebt e gjetur nga ana e policis\u00eb gjyq\u00ebsore n\u00eb ambientet e \u201cSpa La Bella\u201d, S., sqaron se u ka k\u00ebrkuar punonj\u00ebseve q\u00eb gjera t\u00eb tilla t\u00eb mos ndodhin m\u00eb, pasi prania e prezervativ\u00ebve tregon se \u00ebsht\u00eb kryer akt seksual. S., (recepsioniste) \u00ebsht\u00eb pyetur se p\u00ebrse nuk e ka kall\u00ebzuar n\u00eb polici faktin se n\u00eb ambientet e \u201cSpa La Bella\u201d kryhen sh\u00ebrbime seksuale ekstra, ajo sqaron se nuk ka dashur t\u00eb ngat\u00ebrrohet me di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb pasi shikon jet\u00ebn e saj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shtetasja E. C., ka sqarur se kishte vet\u00ebm 3 dit\u00eb q\u00eb kishte filluar pun\u00eb tek qendra e masazhit \u201cSpa La Bella\u201d. Ajo sqaron se klient\u00ebt i kan\u00eb k\u00ebrkuar asaj perve\u00e7 masazhit, t\u00eb kryenin marr\u00ebdh\u00ebnie seksuale me t\u00eb dhe kur E., i ka refuzuar, ata merrnin masazhatore t\u00eb tjera ose vendosnin t\u00eb largoheshin nga qendra.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb lidhje me qendr\u00ebn e masazhit \u201cIcona Spa\u201d, u pyet si person q\u00eb ka dijeni p\u00ebr ngjarjen shtetasia A. L., e cila ka sqaruar se n\u00eb muajin Janar t\u00eb vitit 2020, ka filluar pun\u00eb. A., ka sqaruar se n\u00eb 2 \u2013 3 raste ajo u ka ofruar klient\u00ebve sh\u00ebrbime ekstra, ku klientet jan\u00eb eksituar dhe kan\u00eb kaluar n\u00eb orgaz\u00ebm dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim ka p\u00ebrfituar pages\u00eb ekstra p\u00ebrve\u00e7 pages\u00ebs s\u00eb masazhit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjithashtu \u00ebsht\u00eb pyetur edhe shtetasja Xh. Sh., e cila ka sqarur se n\u00eb fund t\u00eb muajit Qershor 2020, ka filluar pun\u00eb tek \u201cIcona Spa\u201d. Ajo sqaron se m\u00eb par\u00eb ka punuar tek qendra e masazhit \u201cLa Bella\u201d. Xh., sqaron se klient\u00ebt gjat\u00eb masazhit k\u00ebrkojn\u00eb sh\u00ebrbime seksuale p\u00ebr t\u2019u ejakuluar, ku n\u00eb disa raste ajo ka ofruar masturbim dhe seks oral.&nbsp;Ajo ka th\u00ebn\u00eb se p\u00ebr masturbimin dhe seksin oral klient\u00ebt e kan\u00eb shp\u00ebrblyer me 5000 lek\u00eb, perve\u00e7 pages\u00ebs s\u00eb masazhit. Xh., sqaron se dhe koleget e saj i ofrojn\u00eb k\u00ebto sh\u00ebrbime pasi kan\u00eb pages\u00eb t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjat\u00eb hetimeve shtetasit M. R., i jan\u00eb sekuestruar 3 aparat\u00eb celular\u00eb, 39,000 lek\u00eb dhe 55 euro. Gjithashtu, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb kqyrja e aparatit celular t\u00eb shtetasit A. R., ku jan\u00eb gjetur disa biseda me interes ku n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej tyre evidentohen komunikime me personin me emrin A. Sh., ku ky i fundit shkruan: \u201cNdonj\u00eb gojore b\u00ebjn\u00eb gocat q\u00eb t\u00eb mos marr mundimin kot\u201d, dhe bashkebiseduesi i shkruan; \u201cMund t\u2019vini ta provoni, ja vlen, gocat jan\u00eb shum\u00eb t\u2019mira\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vendimi i dh\u00ebn\u00eb nga Gjykata e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb e Tiran\u00ebs, \u00ebsht\u00eb apeluar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, nga t\u00eb pandehurit t\u00eb cil\u00ebt kund\u00ebrshtojn\u00eb vendimin e d\u00ebnimit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata e Tiran\u00ebs ka p\u00ebrfunduar shqyrtimin gjyq\u00ebsor t\u00eb dosjes s\u00eb prostitucionit, q\u00eb ushtrohej n\u00eb qendrat e masazhit n\u00eb kryeqytet. N\u00eb dosjen e siguruar nga MCN, shtetasi M. R., i akuzuar&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":4721,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"cybocfi_hide_featured_image":"","footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-4720","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme-nga-vendi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4720","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4720"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4720\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4722,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4720\/revisions\/4722"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/media\/4721"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4720"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4720"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4720"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}