{"id":5300,"date":"2021-08-24T11:52:35","date_gmt":"2021-08-24T09:52:35","guid":{"rendered":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/?p=5300"},"modified":"2021-08-24T11:52:36","modified_gmt":"2021-08-24T09:52:36","slug":"korrupsioni-plaga-qe-con-ne-renien-e-vendeve-qe-mbeshtet-amerika","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/korrupsioni-plaga-qe-con-ne-renien-e-vendeve-qe-mbeshtet-amerika\/","title":{"rendered":"Korrupsioni \u2013 Plaga q\u00eb \u00e7on n\u00eb r\u00ebnien e vendeve q\u00eb mb\u00ebshtet Amerika"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Prestigjozja \u201cThe Economist\u201d ka publikuar nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb detajuar t\u00eb ngjarjes s\u00eb fundit q\u00eb ka mb\u00ebrthyer v\u00ebmendjen e globit: r\u00ebnies s\u00eb shtetit n\u00eb Afganistan, duke e krahasuar k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit me nj\u00eb tjet\u00ebr vend q\u00eb rr\u00ebnua n\u00ebn mbikqyrjen amerikane, at\u00eb t\u00eb Vietnamit t\u00eb Jugut. Gazeta e njohur p\u00ebrqas r\u00ebnien e Vietnamit t\u00eb Jugut n\u00eb 1975 me situat\u00ebn n\u00eb Afganistan, nd\u00ebrsa thekson se ngjashm\u00ebrit\u00eb jan\u00eb t\u00eb habitshme pasi dy vendet ran\u00eb pasi ishin zbrazur nga korrupsioni.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cThe Economist\u201d zb\u00ebrthen n\u00eb artikull rolin e SHBA-s\u00eb n\u00eb k\u00ebto 20 vite si dhe strategjin\u00eb q\u00eb p\u00ebrdorin amerikan\u00ebt p\u00ebr shtetet ku ka influenc\u00eb t\u00eb madhe. Pavar\u00ebsisht se Amerika do t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb shtete n\u00eb k\u00ebto vende t\u00eb varf\u00ebra e t\u00eb rrezikuara nga lufta, gazeta sintetizon se \u00cbashington zyrtar nuk i kushton v\u00ebmendje t\u00eb madhe korrupsionit. Madje n\u00eb shkrim p\u00ebrmenden shembuj si t\u00eb tjer\u00eb, si Kosova, Bosnja apo Haiti.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb shkrim vihet n\u00eb dukje se problemi kryesor q\u00ebndron tek korrupsioni, i p\u00ebrhapur ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb ushtri, pasi komandant\u00ebt jan\u00eb t\u00eb \u2018\u2019paaft\u00eb\u2019\u2019 dhe persona t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb politikan\u00ebve. K\u00ebta persona abuzojn\u00eb me detyrat e tyra publike p\u00ebr p\u00ebrfitime private. Forma e saj m\u00eb e thjesht\u00eb e shp\u00ebrdorimit t\u00eb funksionit t\u00eb tyre \u00ebsht\u00eb ryshfeti, i cili ishte i kudogjendur n\u00eb Afganistan. P\u00ebr \u00e7far\u00ebdo sh\u00ebrbimi, qoft\u00eb edhe marrja e nj\u00eb certifikate lindjeje, nj\u00eb afgani i duhej t\u00eb paguante shum\u00eb para. Duke kaluar nga nj\u00eb pozit\u00eb shoq\u00ebrore m\u00eb e ul\u00ebt t\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb tjet\u00ebr m\u00eb e lart\u00eb n\u00eb hierarki, problemi i korrupsionit b\u00ebhej m\u00eb alarmant. K\u00ebsisoj, artikulli hedh drit\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si an\u00ebtar\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb afgane p\u00ebrfitonin nga investime t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb b\u00ebheshin n\u00eb shtetin e tyre, pasi k\u00ebrkonin pjes\u00eb nga fitimi, n\u00eb \u00e7do projekt q\u00eb zhvillohej n\u00eb vendin e tyre. Dhe historia nuk mbyllej me kaq. Sipas \u201cThe Economist\u201d, shumica e posteve qeveritare ishin t\u00eb blera, nj\u00eblloj si t\u00eb ishin nj\u00eb mall n\u00eb treg. Analiza e gazet\u00ebs tregon se si kjo strategji e SHBA-s\u00eb krijoi edhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb nj\u00eb qeveri t\u00eb rreme, si n\u00eb disa raste t\u00eb m\u00ebparshme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjith\u00e7ka nisi kur Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, fillimisht n\u00ebn administrat\u00ebn Obama e m\u00eb pas n\u00eb at\u00eb Trump, njoftuan se do t\u00eb t\u00ebrhiqnin trupat e tyre nga Afganistani. Pavar\u00ebsisht se armiqt\u00eb taleban\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt premtonin se do t\u00eb ndalonin al-Kaed\u00ebn q\u00eb t\u00eb vepronte n\u00eb zonat n\u00ebn kontrollin e tyre, vijonin t\u00eb p\u00ebrparonin krahin\u00eb m\u00eb krahin\u00eb, ushtar\u00ebt amerikan\u00eb nj\u00eb e nga nj\u00eb \u201chiqnin\u201d uniformat dhe ktheheshin pas n\u00eb vendlindje.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb dukje, ushtria n\u00eb Afganistan kishte qindra mij\u00ebra luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb pajisur mir\u00eb, por n\u00eb realitet ishin vet\u00ebm disa komandant\u00eb besnik\u00eb q\u00eb mb\u00ebshtesnin artilerin\u00eb, ndonj\u00ebher\u00eb edhe me municione t\u00eb paguara me parat\u00eb e tyre. Pjesa tjet\u00ebr e forcave komandoheshin nga t\u00eb af\u00ebrmit e paaft\u00eb t\u00eb politikan\u00ebve. K\u00ebta zyrtar\u00eb, t\u00eb pun\u00ebsuar me an\u00eb t\u00eb korrupsionit dhe nepotizmit, pla\u00e7kit\u00ebn buxhetet ushtarake. Nd\u00ebrkoh\u00eb qytetar\u00ebt afgan\u00eb q\u00ebndronin besnik\u00eb ndaj familjeve dhe klaneve t\u00eb tyre, jo ndaj nj\u00eb qeverie t\u00eb korruptuar q\u00eb kishte m\u00eb tep\u00ebr gjasa t\u2019i braktiste se sa t\u2019i ndihmonte ata.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">I t\u00ebri shteti afgan, q\u00eb nga qeveria e deri te forcat q\u00eb luftonin p\u00ebr ta mbrojtur at\u00eb, ishte nj\u00eb fasad\u00eb e nd\u00ebrtuar p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnaqur sponsor\u00ebt amerikan\u00eb. Kur \u201cfilantrop\u00ebt\u201d e Per\u00ebndimit u larguan, ai ra.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Megjithat\u00eb, p\u00ebr Amerik\u00ebn situata n\u00eb Afganistan nuk ishte ve\u00e7se nj\u00eb d\u00e9j\u00e0 vu e asaj q\u00eb ndodhi n\u00eb Vietnamin e Jugut n\u00eb vitin 1975. Ngjashm\u00ebrit\u00eb midis dy ngjarjeve ishte shtang\u00ebse. Kongruenca e historve t\u00eb dy shteteve shkon p\u00ebrtej d\u00ebshtimeve t\u00eb inteligjenc\u00ebs amerikane, fjalimeve dhe premtimeve mashtruese, apo dhe braktisjes s\u00eb aleat\u00ebve n\u00eb nevoj\u00eb. T\u00eb dy k\u00ebto shtete u zbraz\u00ebn dhe shteruan si rrjedhoj\u00eb e korrupsionit, nj\u00eb s\u00ebmundje q\u00eb priret t\u00eb p\u00ebrfshi\u00eb \u00e7do komb n\u00eb t\u00eb cilin Amerika nd\u00ebrhyn. (P\u00ebrmendim k\u00ebtu rastin e Irakut, Kosov\u00ebs, Bosnj\u00ebs dhe Haitit.)<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dikur studiuesit politik\u00eb e konsideronin korrupsionin nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme, por dit\u00ebt e sotme t\u00eb shumt\u00eb jan\u00eb ata q\u00eb e shohin at\u00eb si vendimtare p\u00ebr t\u00eb kuptuar jo vet\u00ebm pse d\u00ebshtojn\u00eb shtetet n\u00eb patronazh t\u00eb Amerik\u00ebs, por si funksionojn\u00eb vendet n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Korrupsioni zakonisht p\u00ebrkufizohet si abuzim i detyr\u00ebs publike p\u00ebr p\u00ebrfitime private. Forma e saj m\u00eb e thjesht\u00eb \u00ebsht\u00eb ryshfeti, i cili ishte i p\u00ebrhapur ngado n\u00eb Afganistan. \u201cNga certifikata e lindjes e deri te certifikata e vdekjes dhe \u00e7far\u00ebdo sh\u00ebrbimi tjet\u00ebr, mund t\u00eb sigurohet vet\u00ebm me ryshfet,\u201d thot\u00eb Ahmad Shah Kata\u00ebazai, nj\u00eb ish-diplomat afgan. (Ky diplomat u hoq nga sh\u00ebrbimi pasi shkroi nj\u00eb opinion q\u00eb denonconte korrupsionin qeveritar.)<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Zyrtar\u00ebt doganor\u00eb, policia dhe n\u00ebpun\u00ebsit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb rutinore k\u00ebrkojn\u00eb \u201cbakshish\u201d. Por ryshfeti \u00ebsht\u00eb lloji m\u00eb pak k\u00ebrc\u00ebnues i korrupsionit. M\u00eb shqet\u00ebsuese mbetet marrja e miratimit t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr investime t\u00eb m\u00ebdha. E vetmja m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb miratuar k\u00ebto projekte ishte me an\u00eb t\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb fitimit ministrave ose komandant\u00ebve t\u00eb luft\u00ebs. M\u00eb keq akoma, nj\u00eb post qeveritar ishte si nj\u00eb produkt q\u00eb mund t\u00eb blihej n\u00eb treg. Sarah Chayes, nj\u00eb eksperte p\u00ebr korrupsionin q\u00eb drejtonte nj\u00eb OJQ n\u00eb Afganistan nga viti 2002 deri n\u00eb 2009, zbulon se zyrtar\u00ebt lokal\u00eb shpesh her\u00eb i blinin postet e tyre. M\u00eb pas ata zhvasnin qytetar\u00ebt me ryshfete p\u00ebr t\u00eb paguar investimin e tyre p\u00ebr postin, nd\u00ebrsa ndanin me epror\u00ebve disa prej p\u00ebrfitimeve. Ish-diplomati Kata\u00ebazai thot\u00eb se p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb shef policie n\u00eb nj\u00eb krahin\u00eb mund t\u00eb duhej t\u00eb paguaje deri n\u00eb 100,000 dollar\u00eb.&nbsp; Nj\u00eb korrupsion i till\u00eb krijon rrjete patronazhi q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb integritetin e shtetit. Q\u00ebllimi kryesor i zyrtar\u00ebve nuk ishte kryerja e misionit t\u00eb agjencis\u00eb s\u00eb tyre, por zhvatja e t\u00eb ardhurave p\u00ebr t\u2019jua shp\u00ebrndar\u00eb familjeve dhe miqve t\u00eb tyre.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edhe para se Amerika t\u00eb nd\u00ebrhynte, Afganistani drejtohej pjes\u00ebrisht nga rrjete patronazhi t\u00eb kryesuar nga kryekomandant\u00eb rajonal\u00eb. Megjithat\u00eb, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebnte k\u00ebto rrjete, Amerika i forcoi ato duke paguar komandant\u00ebt e luft\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ruajtur paqen, sipas raporteve t\u00eb Inspektorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Special p\u00ebr Rind\u00ebrtimin e Afganistanit (Sigar), nj\u00eb autoritet mbik\u00ebqyr\u00ebs amerikan. Afgan\u00ebt shpejt u zem\u00ebruan nga korrupsioni qeveritar dhe u treguan m\u00eb mikprit\u00ebs ndaj taleban\u00ebve. Nj\u00eb studim i b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitin 2015 nga Transparency International citoi nj\u00eb politik\u00ebb\u00ebr\u00ebs q\u00eb thoshte: \u201cAta q\u00eb jan\u00eb n\u00eb fund t\u00eb hierakis\u00eb po paguajn\u00eb personat q\u00eb ndodhen n\u00eb maj\u00eb t\u00eb saj, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ata t\u2019u garantojn\u00eb mbrojtje. Kjo \u00ebsht\u00eb ekzakt\u00ebsisht m\u00ebnyra se si funksionon mafia\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vet\u00ebm n\u00eb vitin 2009 Amerika filloi t\u2019 i kushtoj\u00eb v\u00ebmendje serioze korrupsionit. Chayes u b\u00eb k\u00ebshilltar i Stanley M\u00e7hrystal, nj\u00eb gjeneral reformist i cili m\u00eb pas drejtoi Isaf(koalicionin e forcave t\u00eb udh\u00ebhequra nga NATO n\u00eb vend). N\u00ebn drejtimin e tij u krijua nj\u00eb nj\u00ebsi hetimi, e njohur si Shafafiyat (\u201cTransparenc\u00eb\u201d n\u00eb gjuh\u00ebn Pashto). Kjo nj\u00ebsi heti b\u00ebri p\u00ebrparime n\u00eb ndalimin e mashtrimit n\u00eb prokurim. (Autoritetet anti-korrupsion t\u00eb vet\u00eb qeveris\u00eb afgane kryesisht ndiqnin armiqt\u00eb politik\u00eb.)<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por n\u00ebn komandant\u00ebt e m\u00ebvonsh\u00ebm e nd\u00ebrpren\u00eb k\u00ebt\u00eb nj\u00ebsi hetimi. N\u00eb koh\u00ebn e ofensiv\u00ebs p\u00ebrfundimtare t\u00eb taleban\u00ebve, shteti ishte b\u00ebr\u00eb shum\u00eb &nbsp;i korruptuar. Ushtria afgane ishte n\u00eb gjendje t\u00eb keqe p\u00ebr t\u00eb luftuar: shumica e ushtar\u00ebve t\u00eb regjistruar nuk ekzistonin pasi ishin shtuar nga komandant\u00ebt si emra vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb vidhnin pagat e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E nj\u00ebjta gj\u00eb ndodhi edhe n\u00eb Vietnamin e Jugut. Afro nj\u00eb e kat\u00ebrta e emrave n\u00eb listat e ushtris\u00eb Vietnameze t\u00eb Jugut (ARVN) n\u00eb Delt\u00ebn e Mekong n\u00eb 1975 ishin fiktiv\u00eb. Ashtu si n\u00eb Afganistan, forcat policore dhe ushtarake gjithashtu p\u00ebrfituan nga tregtia e heroin\u00ebs. Vietnamez\u00ebt e Jugut besonin se korrupsioni ishte \u201cs\u00ebmundje p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr kolapsin p\u00ebrfundimtar\u201d, u gjet n\u00eb raportin e Randm nj\u00eb instucion sigurie q\u00eb publikoi nj\u00eb studim mbi r\u00ebnien e Vietnamit t\u00eb Jugut. K\u00ebshtu pra, problemi tashm\u00eb ishte diagnostikuar n\u00eb Vietnam. At\u00ebher\u00eb p\u00ebrse Amerika refuzoi ta trajtonte at\u00eb si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb kur pushtoi Afganistanin dekada m\u00eb von\u00eb? Nj\u00eb p\u00ebrgjigje e mundshme \u00ebsht\u00eb se pranimi i k\u00ebtij p\u00ebrfundimi do t\u00eb k\u00ebrkonte nj\u00eb ndryshim n\u00eb perspektiv\u00ebn amerikane p\u00ebr Afganistanin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjat\u00eb dy dekadave t\u00eb fundit, shum\u00eb studiues e kan\u00eb par\u00eb korrupsionin si nj\u00eb form\u00eb t\u00eb qeverisjes n\u00eb vetvete. Ajo i ngjan shteteve para-moderne q\u00eb Francis Fukuyama, nj\u00eb shkenc\u00ebtar politik, i quan qeveri \u201cpersonaliste\u201d, ku pushteti bazohet n\u00eb lidhjet e familjes ose miq\u00ebsis\u00eb dhe jo n\u00eb institucionet jopersonale. Shtetet e tilla kryesisht merren me blerjen e komandant\u00ebve t\u00eb armatosur duke u dh\u00ebn\u00eb atyre nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pla\u00e7k\u00ebs ekonomike. Ky p\u00ebrshkrim vlen po aq mir\u00eb p\u00ebr mafiet, sistemet feudale si\u00e7 jan\u00eb ato t\u00eb Europ\u00ebs mesjetare dhe regjimet e kryekomandant\u00ebve n\u00eb Vietnamin e Jugut dhe Afganistanin. Shtete si k\u00ebto mund t\u00eb duken mjaft t\u00eb q\u00ebndrueshme, por atyre u mungon besnik\u00ebria dhe kohezioni i nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mposhtur nj\u00eb kryengritje ideologjike t\u00eb disiplinuar si\u00e7 jan\u00eb komunist\u00ebt vietnamez\u00eb ose taleban\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb problem tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb se nd\u00ebrhyrjet amerikane u udh\u00ebhoq\u00ebn nga forcat e armatosura, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb prirura t\u00eb raportojn\u00eb gjendjen e vendit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb optimiste, t\u00eb nxitur p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb k\u00ebto p\u00ebrfundime edhe si pasoj\u00eb e mendimit afatshkurt\u00ebr. Oficer\u00ebt ushtarak\u00eb \u201cjan\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb fokusuar n\u00eb kryerjen e detyrave brenda koh\u00ebzgjatjes s\u00eb misionit t\u00eb tyre n\u00ebnt\u00eb mujor, i cili nuk \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr zgjidhjen e korrupsionit\u201d, thot\u00eb Mark Pymanm , nj\u00eb v\u00ebzhgues i CurbingCorruption. Pyman, i cili drejtoi studimin e Transparency International, thot\u00eb se oficer\u00ebt n\u00eb fillim t\u00eb misionit mburreshin se kishin qet\u00ebsuar situatat n\u00eb zonat e patronazhit t\u00eb tyre duke paguar komandant\u00ebt e luft\u00ebs. Kjo \u00e7on n\u00eb nj\u00eb problem tjet\u00ebr: shpenzimi i shum\u00eb parave n\u00eb vendet e varfra q\u00eb m\u00eb pas shkakton korrupsion. Si n\u00eb Vietnamin e Jugut ashtu edhe n\u00eb Afganistan, nj\u00eb fluks i madh dollar\u00ebsh amerikan\u00eb shkaktoi nj\u00eb rritje t\u00eb inflacionit, duke fshir\u00eb pagat e sektorit publik. (Afganistani, me nj\u00eb PBB prej rreth 20 miliard\u00eb dollar\u00eb n\u00eb 2020, mori 145 miliard\u00eb dollar\u00eb ndihm\u00eb amerikane midis 2001 dhe 2021. Inflacioni mesatarisht ishte 17.5 p\u00ebrqind n\u00eb 2003-08.)<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Qeveria nuk kishte kapacitet p\u00ebr t\u00eb mbledhur taksa t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr pagat e ushtar\u00ebve dhe n\u00ebpun\u00ebsve civil\u00eb q\u00eb t\u00eb mbanin ritmin. N\u00eb k\u00ebto rrethana edhe n\u00ebpun\u00ebsit publik\u00eb t\u00eb ndersh\u00ebm u detyruan t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ryshfet p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur veten. Prandaj, nj\u00eb rekomandim i ekspert\u00ebve kund\u00ebr korrupsionit \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00eb vende si Afganistani ndihma duhet t\u00eb jet\u00eb e kursyer dhe t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndrohet n\u00eb arritjet e jo n\u00eb madh\u00ebsin\u00eb e grantit financiar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Megjithat\u00eb, nga e th\u00ebna n\u00eb t\u00eb b\u00ebr\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb mes nj\u00eb det i t\u00ebr\u00eb. Amerika \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr kombet m\u00eb t\u00eb pasura dhe m\u00eb idealiste n\u00eb bot\u00eb, dhe nuk do t\u00eb vonoj\u00eb shum\u00eb dita kur ky shtet do t\u00eb vendos\u00eb t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr n\u00eb nevoj\u00eb. Kur kjo t\u00eb ndodh\u00eb, \u00cbashingtoni b\u00ebn mir\u00eb t\u00eb ket\u00eb m\u00ebsuar q\u00eb parat\u00eb nuk mund ta nd\u00ebrtojn\u00eb kurr\u00eb nj\u00eb qeveri t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, mund t\u00eb pikturojn\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb karikatur\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuar t\u00eb saj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prestigjozja \u201cThe Economist\u201d ka publikuar nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb detajuar t\u00eb ngjarjes s\u00eb fundit q\u00eb ka mb\u00ebrthyer v\u00ebmendjen e globit: r\u00ebnies s\u00eb shtetit n\u00eb Afganistan, duke e krahasuar k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5301,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"cybocfi_hide_featured_image":"","footnotes":""},"categories":[33],"tags":[],"class_list":["post-5300","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bota"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5300","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5300"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5300\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5302,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5300\/revisions\/5302"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/media\/5301"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5300"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5300"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5300"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}