{"id":5355,"date":"2021-08-24T13:03:01","date_gmt":"2021-08-24T11:03:01","guid":{"rendered":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/?p=5355"},"modified":"2021-08-24T13:03:01","modified_gmt":"2021-08-24T11:03:01","slug":"sulmet-terroriste-ne-shqiperi-potencialisht-te-mundshme-situate-e-perkeqesuar-e-familjeve-shqiptare-ne-kampet-kurde","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/sulmet-terroriste-ne-shqiperi-potencialisht-te-mundshme-situate-e-perkeqesuar-e-familjeve-shqiptare-ne-kampet-kurde\/","title":{"rendered":"Sulmet terroriste n\u00eb Shqip\u00ebri potencialisht t\u00eb mundshme, situat\u00eb e p\u00ebrkeq\u00ebsuar e familjeve shqiptare n\u00eb kampet kurde"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">SHISH ka nxjerre raportin e fundit per sa i perket terrorizmit, duke theksuar se n\u00eb vendin ton\u00eb nuk ka pasur akte terroriste, por sulmet nga aktor\u00eb t\u00eb vetmuar apo grupe t\u00eb vogla mbeten potencialisht t\u00eb mundshme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas k\u00ebtij raporti, k\u00ebrc\u00ebnimi terrorist n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor dhe n\u00eb vendin ton\u00eb, p\u00ebr vitin 2020 vler\u00ebsohet t\u00eb jet\u00eb nga m\u00eb i ul\u00ebti drejt rrezikut potencialisht t\u00eb mes\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">SHISH n\u00eb raportin e tij ndalet dhe te familjet shqiptare q\u00eb ndodhen n\u00eb kampet kurde, ku situata thuhet se paraqitet e p\u00ebrkeq\u00ebsuar. Po ashtu n\u00eb raport thuhet se shtetasit e d\u00ebnuar p\u00ebr terroriz\u00ebm dhe mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb tyre n\u00eb sistemin e burgjeve kan\u00eb vijuar t\u00eb mbajn\u00eb profil radikal dhe me tendenca radikalizimi t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>RAPORTI I SHISH<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>K\u00cbRC\u00cbNIMI TERRORIST N\u00cb RAJON DHE VENDIN TON\u00cb<\/em><br><em>K\u00ebrc\u00ebnimi terrorist n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor (BP) dhe vendin ton\u00eb, gjat\u00eb vitit 2020, ka variuar nga i ul\u00ebt n\u00eb t\u00eb mes\u00ebm, var\u00ebsisht nga situata specifike k\u00ebrc\u00ebnuese. N\u00eb vend dhe rajon, nuk ka pasur akte terroriste, kurse synimet apo planet e mundshme p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb t\u00eb tilla jan\u00eb neutralizuar n\u00eb faza t\u00eb hershme nga autoritetet e siguris\u00eb. Sulmet nga aktor\u00ebt e vetmuar dhe grupe t\u00eb vogla pa koordinim direkt me organizata terroriste mbeten potencialisht t\u00eb mundshme. Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, nuk jan\u00eb evidentuar raste t\u00eb operativ\u00ebve terrorist\u00eb, q\u00eb t\u00eb ken\u00eb p\u00ebrdorur rrug\u00ebn e emigracionit t\u00eb jasht\u00ebligjsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb rajon dhe vendin ton\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb rruga ballkanike vijon t\u00eb mbetet nj\u00eb linj\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr emigracionin ilegal q\u00eb shkon drejt Evrop\u00ebs. Nuk \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrjashtuar shfryt\u00ebzimi i k\u00ebsaj rruge nga element\u00eb apo operativ\u00eb p\u00ebr synime e akte terroriste apo p\u00ebrdorim t\u00eb vendit dhe rajonit me synim kalimin n\u00eb vendet e BE-s\u00eb p\u00ebr aktivitete terroriste. Situata e familjar\u00ebve t\u00eb luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb huaj terrorist\u00eb nga rajoni dhe vendi yn\u00eb n\u00eb kampet kurde paraqitet e p\u00ebrkeq\u00ebsuar.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Organizata terroriste i braktisi banor\u00ebt e t\u00eb ashtuquajturit Shteti Islamik pa t\u00eb ardhurat baz\u00eb p\u00ebr jetes\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, tani q\u00eb organizata ka nevoj\u00eb p\u00ebr kapacitete njer\u00ebzore, u b\u00ebn thirrje grupeve ekstremiste dhe operativ\u00ebve lokal\u00eb t\u00eb angazhohen n\u00eb sulme p\u00ebr lirimin t\u00eb tyre. Organizata synon t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb k\u00ebt\u00eb potencial njer\u00ebzor p\u00ebr t\u00eb fuqizuar grupimet terroriste me burime njer\u00ebzore. Kampet jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb terren t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr aktivitete radikalizuese. Situata e v\u00ebshtir\u00eb humanitare n\u00eb kampet e refugjat\u00ebve dhe t\u00eb paraburgimit leht\u00ebson radikalizimin e f\u00ebmij\u00ebve dhe familjar\u00ebve.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Riatdhesimi i k\u00ebsaj kategorie p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb risk m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt krahasuar me q\u00ebndrimin n\u00eb rajonin e konfliktit n\u00ebn ndikim t\u00eb element\u00ebve radikal\u00eb dhe operativ\u00ebve t\u00eb organizatave dhe grupeve terroriste, duke mund\u00ebsuar ndjekjen sipas legjislacionit por edhe mund\u00ebsimin e programeve t\u00eb deradikalizimit dhe ri-integrimit t\u00eb kategorive t\u00eb ve\u00e7anta. Risku i shfryt\u00ebzimit t\u00eb hap\u00ebsirave virtuale n\u00eb rrjetet sociale nga grupe dhe individ\u00eb me profil radikal e terrorist p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur ideologjit\u00eb ekstremiste, si dhe p\u00ebr t\u00eb rekrutuar persona t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr grupet terroriste, mbetet i lart\u00eb p\u00ebr rajonin p\u00ebrgjith\u00ebsisht, dhe p\u00ebr trojet shqipfol\u00ebse n\u00eb ve\u00e7anti. Gjuha shqipe z\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb konsideruesh\u00ebm n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn online p\u00ebr sa u p\u00ebrket materialeve propagandistike. Propaganda n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, pavar\u00ebsisht se ku dhe nga kush prodhohet, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb trafik me audienc\u00eb publikun shqipfol\u00ebs n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Individ\u00eb e grupe t\u00eb caktuara vijojn\u00eb ndjekjen e ligj\u00ebratave me p\u00ebrmbajtje ekstremiste e shp\u00ebrndarje literature n\u00eb grupe t\u00eb vogla e kryesisht mes lidhjeve t\u00eb tyre, si brenda vendit edhe me t\u00eb tilla n\u00eb rajon. Shtetasit e d\u00ebnuar p\u00ebr terroriz\u00ebm dhe mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb tyre n\u00eb sistemin e burgjeve kan\u00eb vijuar t\u00eb mbajn\u00eb profil radikal dhe me tendenca radikalizimi t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve. Futja e tyre n\u00ebn regjimin \u201c41 bis\u201d ka si q\u00ebllim kryesor ndalimin e aktiviteteve radikalizuese, nd\u00ebrprerjen e vijimit t\u00eb aktivitetit t\u00eb krimit t\u00eb organizuar me orientime e koordinime nga t\u00eb d\u00ebnuar nga drejt\u00ebsia p\u00ebr aktivitete kriminale t\u00eb r\u00ebnda jasht\u00eb sistemit penitenciar. Edhe pse vendosja n\u00ebn k\u00ebt\u00eb regjim e k\u00ebsaj kategorie ka krijuar revolta e reagime n\u00eb k\u00ebt\u00eb sistem, vler\u00ebsohet i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm aplikimi i k\u00ebtij regjimi p\u00ebr kategorit\u00eb e p\u00ebrzgjedhura. Rrjetet sociale po p\u00ebrdoren edhe p\u00ebr propagand\u00eb dhe nxitje t\u00eb p\u00ebr\u00e7arjes fetare, mes linjave t\u00eb ndryshme brenda nj\u00eb besimi fetar. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nj\u00eb ser\u00eb sektesh e misionesh, me aktivitet n\u00eb rajon dhe vendin ton\u00eb, q\u00eb u referohen interpretimeve t\u00eb ndryshme t\u00eb pjes\u00ebve nga librat e shenjt\u00eb t\u00eb fes\u00eb s\u00eb krishter\u00eb, propagandojn\u00eb e shp\u00ebrndajn\u00eb literatur\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb proselitizmit dhe indoktrinimit, mosnjohje t\u00eb shtetit demokratik dhe aplikim strikt t\u00eb praktikave satanike, q\u00eb, n\u00eb disa raste, kan\u00eb sjell\u00eb cenim t\u00eb jet\u00ebs me impakt publik p\u00ebr rolin dhe misionin e tyre.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>SHISH ka nxjerre raportin e fundit per sa i perket terrorizmit, duke theksuar se n\u00eb vendin ton\u00eb nuk ka pasur akte terroriste, por sulmet nga aktor\u00eb t\u00eb vetmuar apo grupe&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5356,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"cybocfi_hide_featured_image":"","footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-5355","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme-nga-vendi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5355","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5355"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5355\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5357,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5355\/revisions\/5357"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/media\/5356"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5355"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5355"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5355"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}