{"id":5575,"date":"2021-08-25T11:27:53","date_gmt":"2021-08-25T09:27:53","guid":{"rendered":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/?p=5575"},"modified":"2021-08-25T11:27:54","modified_gmt":"2021-08-25T09:27:54","slug":"u-tallen-me-ezanin-rihapet-lokali-corner-comedy-pronarja-do-vazhdojme-te-bejme-humor-me-fene-cdo-te-ndodhe-nese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/u-tallen-me-ezanin-rihapet-lokali-corner-comedy-pronarja-do-vazhdojme-te-bejme-humor-me-fene-cdo-te-ndodhe-nese\/","title":{"rendered":"\u2018U tall\u00ebn me ezanin\u2019, rihapet lokali \u201cCorner Comedy\u201d, pronarja: Do vazhdojm\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb humor me fen\u00eb, \u00e7\u2019do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00ebse\u2026"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pak njer\u00ebz kishin d\u00ebgjuar p\u00ebr \u201cCorner Comedy Club\u201d n\u00eb Tiran\u00eb deri m\u00eb 14 gusht, kur nj\u00ebri prej aktor\u00ebve t\u00eb rinj b\u00ebri humor me ezanin, thirrjen p\u00ebr lutje t\u00eb mysliman\u00ebve. \u201cK\u00ebng\u00eb t\u00eb pap\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u00eb konkuruar n\u00eb Top-Fest,\u201d tha aktori Mario n\u00eb sken\u00ebn e improvizuar p\u00ebr komedi t\u00eb lokalit, nd\u00ebrsa ndez m\u00eb pas nj\u00eb cigare. Pas nj\u00eb pauze t\u00eb shkurt\u00ebr, n\u00eb sfond d\u00ebgjohet ezani.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Njer\u00ebzit e pranish\u00ebm n\u00eb lokalin e komedis\u00eb qesh\u00ebn. Por humori zem\u00ebroi imamin e Xhamis\u00eb s\u00eb Rrug\u00ebs s\u00eb Kavaj\u00ebs, Ahmet Kalaja, i cili e ndau at\u00eb n\u00eb faqen e tij popullore n\u00eb Facebook bashk\u00eb me akuzat p\u00ebr tallje me simbolet e fes\u00eb, nxitje t\u00eb urrejtjes dhe t\u00eb islamofobis\u00eb. Nj\u00eb ortek reagimesh, p\u00ebrfshir\u00eb fyerje dhe k\u00ebrc\u00ebnime, mb\u00ebrrit\u00ebn m\u00eb pas n\u00eb adres\u00eb t\u00eb aktorit dhe administratores s\u00eb lokalit. Arlinda Re\u00e7i, 24 vje\u00e7, studente e Akademis\u00eb s\u00eb Arteve dhe administratore e lokalit \u201cCorner Comedy Club\u201d i tha BIRN se ishte shokuar nga numri i lart\u00eb i mesazheve fyese dhe k\u00ebrc\u00ebnuese n\u00eb adres\u00ebn e lokalit n\u00eb Instagram.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cDeri n\u00eb mesdit\u00ebn e t\u00eb diel\u00ebs [15 gusht] ishin mes 50-70 mesazhesh nga njer\u00ebz t\u00eb ndrysh\u00ebm,\u201d tha Re\u00e7i n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb p\u00ebr BIRN. Njer\u00ebzit i k\u00ebrc\u00ebnonin se do u digjnin lokalin apo i fyenin me fjal\u00eb t\u00eb ndryshme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Re\u00e7i i tha BIRN se ishte detyruar ta mbyllte p\u00ebr tre dit\u00eb lokalin, pasi vuri re q\u00eb ndjek\u00ebs t\u00eb imamit n\u00eb Facebook, p\u00ebrfshi edhe v\u00ebllan\u00eb e tij, postuan n\u00eb rrjetet sociale video k\u00ebrc\u00ebnuese nga dera e klubit. N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej videove t\u00eb postuara n\u00eb Youtube, nj\u00eb person q\u00eb identifikohet si Bimi d\u00ebgjohet t\u00eb thot\u00eb: \u201cKemi fuqi dhe kemi mjete p\u00ebr t\u2019u bo at\u00eb q\u00eb atyne s\u2019ua pret mendja\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrplasja u pasua me kall\u00ebzime nga t\u00eb dyja pal\u00ebt, por Drejtoria e Antiterrorit q\u00eb mori n\u00eb dor\u00eb \u00e7\u00ebshtjen, referoi n\u00eb Prokurori t\u00eb zot\u00ebt e lokalit. Gledis Nano, drejtor i Drejtoris\u00eb s\u00eb Antiterrorit i tha BIRN se kishin nisur referim n\u00eb Prokurori ndaj lokalit, p\u00ebr t\u00eb verifikuar n\u00ebse kishte apo jo \u201cnxitje t\u00eb urrejtjes fetare\u201d. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebse e Policis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs tha se kishin referuar n\u00eb Prokurori Dashamir Kalan\u00eb pas videos k\u00ebrc\u00ebnuese n\u00eb der\u00ebn e \u201cCorner Comedy Club\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cPolicia n\u00eb bashk\u00ebpunim me Prokurorin\u00eb po punon p\u00ebr m\u00eb tej,\u201d tha z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja Elona Qevani. Liria e shprehjes dhe liria e fes\u00eb jan\u00eb dy t\u00eb drejta themelore t\u00eb mbrojtura nga Kushtetuta e Shqip\u00ebris\u00eb, nd\u00ebrsa ironia me ezanin preku nj\u00eb nerv mes klerik\u00ebve dhe besimtar\u00ebve mysliman\u00eb, si n\u00eb rrjetet sociale, ashtu edhe n\u00eb komunitetet e tyre fetare.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Megjithat\u00eb, shum\u00eb prej tyre i d\u00ebnojn\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimet n\u00eb adres\u00eb t\u00eb aktorit dhe lokalit t\u00eb komedis\u00eb. \u201cNuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr mbrojtje ezani me t\u00eb shara e t\u00eb fyera,\u201d shkroi Gazmend Aga, ish n\u00ebnkryetar i Komunitetit Mysliman, aktualisht imam i Komunitetit Mysliman Shqiptaro-Amerikan n\u00eb Konektikat t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNuk mund t\u00eb jesh mysliman i devotsh\u00ebm dhe rruga\u00e7 n\u00eb fjalor. O nj\u00ebra, o tjetra,\u201d shtoi Aga n\u00eb nj\u00eb reagim n\u00eb Facebook. Imami Ahmet Kalaja i tha BIRN se nuk kishte reagim tjet\u00ebr, ve\u00e7 asaj q\u00eb kishte shkruar n\u00eb Facebook.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mes rregulloreve dhe rekomandimeve n\u00eb Bashkimin Europian p\u00ebr \u201cgjuh\u00ebn e urrejtjes\u201d, satira g\u00ebzon nj\u00eb mbrojtje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. N\u00eb nenin 13 t\u00eb Rekomandimit t\u00eb Komisionit Europian kund\u00ebr Racizmit dhe Intoleranc\u00ebs p\u00ebrcaktohet specifikisht se satira dhe raportimi objektiv p\u00ebrjashtohen nga p\u00ebrkufizimi si gjuh\u00eb urrejtjeje- nd\u00ebrsa g\u00ebzojn\u00eb mbrojtje nga Artikulli 10 i Konvent\u00ebs s\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut. Arlinda Re\u00e7i i tha BIRN se humori nuk kishte p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb fyente ask\u00ebnd dhe se ajo vet\u00eb rrjedh nga nj\u00eb familje myslimane.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Megjithat\u00eb, ajo tregon se mori mesazhe dhe telefonata jo vet\u00ebm nga besimtar\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, por edhe nga emigrant\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr dhe Angli, t\u00eb cil\u00ebt ve\u00e7 fyerjeve \u201cshqet\u00ebsoheshin se sa t\u00eb pafe ishim ne\u201d. Pasi fshiu nga Instagrami pjes\u00ebn q\u00eb kishte shkaktuar debatin, Re\u00e7i s\u00eb bashku me aktorin vendos\u00ebn q\u00eb t\u2019i denonconin n\u00eb polici k\u00ebrc\u00ebnimet. Por oficeri q\u00eb u mori denoncimin, i k\u00ebshilloi q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkonin ndjes\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNa tha t\u00eb k\u00ebrkonin falje dhe gjith\u00e7ka do t\u00eb mbyllej. Ishim n\u00eb komisariat dhe nj\u00eb oficer gjyq\u00ebsor na e k\u00ebrkoi. E b\u00ebra, mendova se ishte gj\u00ebja e duhur q\u00eb duhej b\u00ebr\u00eb,\u201d tregon Re\u00e7i. Re\u00e7i postoi n\u00eb faqe nj\u00eb mesazh q\u00eb ajo besonte se e sqaronte t\u00eb gjith\u00eb situat\u00ebn: \u201cNuk ishte q\u00ebllimi yn\u00eb t\u00eb ofendonim fen\u00eb apo besimtar\u00ebt. Na vjen shum\u00eb keq p\u00ebr k\u00ebt\u00eb keqkuptim\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo theksoi se nuk k\u00ebrkoi ndjes\u00eb p\u00ebr humorin, pasi \u2018batuta ishte e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb\u2019 nuk kishte p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb fyente njeri. Ndjesa e postuar n\u00eb faqen n\u00eb Instagram t\u00eb lokalit nuk duket se i ndryshoi gj\u00ebrat. N\u00eb nj\u00eb postim t\u00eb ngjash\u00ebm me t\u00eb parin, Kalaja i akuzoi ata \u2018p\u00ebr pacip\u00ebsi\u2019 dhe lajm\u00ebroi se do ta ndiqte vet\u00eb ligj\u00ebrisht situat\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cPacip\u00ebsia e lokalit vazhdon. Lokali i talljes edhe i ofendimit nuk k\u00ebrkon ndjes\u00eb p\u00ebr at\u00eb makabritet t\u00eb zhvilluar. Me paturp\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe na tregojn\u00eb se nuk e kishin si q\u00ebllim ofendimin, pra di\u00e7ka e b\u00ebr\u00eb me mir\u00eb mendim,\u201d shkroi Kalaja.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Re\u00e7i i tha BIRN se e kishte sinjalizuar imamin p\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnimet, por nuk kishte gjetur mir\u00ebkuptim. \u201cImami reagoi duke na th\u00ebn\u00eb se u shkon p\u00ebr shtat q\u00eb t\u00eb b\u00ebni viktim\u00ebn dhe se priste q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkonim falje,\u201d thot\u00eb ajo. M\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb jav\u00eb pas ngjarjes, Re\u00e7i thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb n\u00eb dilem\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00c7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00ebse ne do t\u00eb ironizojm\u00eb politikan\u00eb, apo gazetar\u00eb apo prekim e satirizojm\u00eb probleme t\u00eb tjera t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare?\u201d pyet ajo.<br>Liria e shprehjes vs. ndjeshm\u00ebria fetare<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Publicisti Mustafa Nano, i cili reagoi publikisht n\u00eb mbrojtje t\u00eb aktorit dhe t\u00eb klubit t\u00eb komedis\u00eb, i tha BIRN se e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb kur vuri re se askush tjet\u00ebr nuk po fliste. \u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb panik, nj\u00eb frik\u00eb e madhe\u201d, tha Nano p\u00ebr BIRN, duke shtuar se k\u00ebt\u00eb e vinte re vet\u00ebm n\u00eb tema q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin me Islamin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nano e cil\u00ebsoi ngjarjen shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe n\u00eb cenim t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shprehjes.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cDikush pra, ka ushtruar lirin\u00eb e tij t\u00eb shprehjes dhe ka b\u00ebr\u00eb ironi me ezanin. Si\u00e7 ka t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb ironi me Pap\u00ebn, me krisht\u00ebrimin, Jezu Krishtin, etj. Dhe k\u00ebta t\u00eb fundit nuk i ka gjetur gj\u00eb. Mir\u00ebpo ai q\u00eb ka guxuar t\u00eb b\u00ebj\u00eb ironi ne ezanin \u00ebsht\u00eb gjendur m\u00eb pas n\u00ebn nj\u00eb agresion t\u00eb papar\u00eb online. E kan\u00eb shar\u00eb mbar\u00eb e mbrapsht, e kan\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar, deri edhe me vdekje,\u201d tha Nano.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai i tha BIRN se i shikonte mysliman\u00ebt shqiptar\u00eb si t\u00eb llastuar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cAta jan\u00eb t\u00eb lir\u00eb t\u00eb ushtrojn\u00eb besimin e tyre, t\u00eb manifestojn\u00eb n\u00eb rrug\u00eb, n\u00ebp\u00ebr sheshe,\u201d tha Nano, nd\u00ebrsa shtoi se ata [mysliman\u00ebt] duhet t\u00eb bien dakord q\u00eb edhe t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb nuk jan\u00eb si ata, \u201ckan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tyre t\u00eb b\u00ebjn\u00eb kritika, ndonj\u00ebher\u00eb edhe t\u00eb forta, ndaj autoritetit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, n\u00eb Tok\u00eb e n\u00eb Qiell\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Besnik Sinani, studiues pran\u00eb Qendr\u00ebs p\u00ebr Orientin Modern n\u00eb Berlin nuk bie dakord se ajo q\u00eb ndodhi ishte nj\u00eb problem i mysliman\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe faj\u00ebson nj\u00eb pakic\u00eb dhe imamin Kalaja p\u00ebr \u00e7far\u00eb ndodhi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cShum\u00eb besimtar\u00eb n\u00eb rrjetet sociale e kan\u00eb gjykuar m\u00eb s\u00eb shumti komedin\u00eb si nj\u00eb shaka t\u00eb tepruar, por jo m\u00eb tep\u00ebr. Tek e fundit, nuk ka asgj\u00eb kontraverse n\u00eb fjal\u00ebt e komedianit: ezani nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebng\u00eb,\u201d thot\u00eb Sinani, studiues i Islamit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sinani mendon se reagimi i imamit ishte \u201cshproporcional dhe i pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm\u201d dhe se ai duhej t\u00eb ishte kujdesur q\u00eb komentet n\u00eb rrjetet sociale t\u00eb ishin t\u00eb pastra nga k\u00ebrc\u00ebnimet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cThirrja e hoxh\u00ebs \u00ebsht\u00eb e pap\u00ebrgjegjshme, pasi edhe pse ai ka theksuar se reagimi duhet t\u00eb jet\u00eb etik, vajtja e pasuesve t\u00eb tij, p\u00ebrfshi familjar\u00eb t\u00eb tij tek lokali, mundet leht\u00ebsisht t\u00eb kuptohet si intimiduese\u201d, tha Sinani.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Imami Gazmend Aga u p\u00ebrpoq t\u00eb gjente nj\u00eb balanc\u00eb mes dy kah\u00ebve, nd\u00ebrsa i tha BIRN se dilema \u00ebsht\u00eb e madhe kur liria e shprehjes dhe liria e fes\u00eb cenojn\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrsa i d\u00ebnoi k\u00ebrc\u00ebnimet dhe fyerjet ndaj klubit, Aga shtoi se edhe Kalaja kishte t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb t\u00eb kritikonte at\u00eb q\u00eb e shikonte si fyerje.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cLin\u00e7imi q\u00eb iu b\u00eb djaloshit p\u00ebr anekdot\u00ebn dhe Ahmet Kalas\u00eb p\u00ebr reagimin jan\u00eb dy kahe t\u00eb ndryshme q\u00eb meritojn\u00eb v\u00ebmendje,\u201d shkroi Aga.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Aga thot\u00eb se shoq\u00ebria ishte e ndjeshme, qoft\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb e shprehjes, qoft\u00eb p\u00ebr at\u00eb t\u00eb besimit, pasi t\u00eb dyja jan\u00eb t\u00eb c\u00ebnuara. Ai faj\u00ebson p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, eksperiencat e hidhura gjat\u00eb historis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, kur lider\u00eb politik\u00eb apo fetar\u00eb kan\u00eb p\u00ebrdorur \u2018dor\u00ebn e hekurt\u2019 ndaj t\u00eb ndryshmit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai shtoi gjithashtu se ndjeshm\u00ebria e komuniteteve fetare n\u00eb Shqip\u00ebri ishte gjithashtu e lidhur me talljet dhe ofendimet gjat\u00eb komunizmit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cRuajtja e nj\u00eb balance \u00ebsht\u00eb sa e v\u00ebshtir\u00eb, aq edhe jetike p\u00ebr paqen sociale n\u00eb vendin ton\u00eb,\u201d tha imami.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ndryshe nga publicisti Nano, Aga tha se nuk beson q\u00eb liria e fjal\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb cenohej nga drejtuesit fetar\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cFjala e lir\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri nuk sfidohet nga fetar\u00ebt, qofshin k\u00ebta edhe konservator\u00eb, por nga lidershipi politik, i cili pengon fjal\u00ebn e lir\u00eb dhe \u00e7do medium q\u00eb reflekton korrupsionin dhe paaft\u00ebsin\u00eb,\u201d tha ai.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pas peripecive me k\u00ebrc\u00ebnimet dhe policin\u00eb, Re\u00e7i i tha BIRN se e kishin rihapur klubin dhe se do t\u00eb vazhdonin t\u00eb b\u00ebnin komedi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNe do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb s\u00ebrish shaka me fen\u00eb, do i marrim t\u00eb gjitha religjionet me radh\u00eb, q\u00eb asnj\u00ebra t\u00eb mos ndjehet e distancuar, por asnj\u00eb nga shakat\u00eb tona nuk do nxis\u00eb urrejte apo dhun\u00eb kundrejt asnj\u00eb feje,\u201d p\u00ebrfundoi ajo.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pak njer\u00ebz kishin d\u00ebgjuar p\u00ebr \u201cCorner Comedy Club\u201d n\u00eb Tiran\u00eb deri m\u00eb 14 gusht, kur nj\u00ebri prej aktor\u00ebve t\u00eb rinj b\u00ebri humor me ezanin, thirrjen p\u00ebr lutje t\u00eb mysliman\u00ebve. \u201cK\u00ebng\u00eb&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5576,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"cybocfi_hide_featured_image":"","footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-5575","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme-nga-vendi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5575","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5575"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5575\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":5577,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5575\/revisions\/5577"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/media\/5576"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5575"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5575"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5575"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}