{"id":6301,"date":"2021-08-31T11:01:32","date_gmt":"2021-08-31T09:01:32","guid":{"rendered":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/?p=6301"},"modified":"2021-08-31T11:01:32","modified_gmt":"2021-08-31T09:01:32","slug":"mire-mitrolozi-po-laptop-et-ci-donin-artan-hoxha-komenton-kapjen-e-vrasesve-me-pagese-ne-durres-ska-me-qetesi-paqja-mes-bandave-ka-marre-fund","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/mire-mitrolozi-po-laptop-et-ci-donin-artan-hoxha-komenton-kapjen-e-vrasesve-me-pagese-ne-durres-ska-me-qetesi-paqja-mes-bandave-ka-marre-fund\/","title":{"rendered":"\u201cMir\u00eb mitrolozi, po laptop-et \u00e7\u2019i donin?!\u201d, Artan Hoxha komenton kapjen e vras\u00ebsve me pages\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs: S\u2019ka m\u00eb qet\u00ebsi, paqja mes bandave ka marr\u00eb fund"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gazetari Artan Hoxha ka reaguar p\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb facebook n\u00eb lidhje me arrestimin e tre personave n\u00eb Durr\u00ebs q\u00eb po planifikonin kryerjen e nj\u00eb ekzekutimi me pages\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Hoxha thekson se atentati i d\u00ebshtuar ndaj Plarent Dervishaj dhe Julian Me\u00e7aj, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb Durr\u00ebsi t\u00eb mos gjej\u00eb m\u00eb qet\u00ebsi. Ekilibrat n\u00eb Durr\u00ebs jan\u00eb prishur sipas Hoxh\u00ebs dhe tashm\u00eb bandat jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrplasje me nj\u00ebra tjetr\u00ebn. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb sipas tij e d\u00ebshmon ngjarja e sotme si dhe vendosje e 50 kg eksploziv n\u00eb fabrik\u00ebn e \u00e7imentos disa jav\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Statusi i plot\u00eb i Artan Hoxh\u00ebs<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>\u201c\u00c7unat\u201d, \u201c\u00e7unat\u201d, mire mitrolozin dhe pistoletat, i kane \u201cvegla\u201d pune, po 2 laptop-et per \u00e7fare u jane dashur???!!!<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Prej atentatit te deshtuar te 20 qershorit 2019, ku mbeten t\u00eb plagosur Plarent Dervishaj dhe Julian Mecaj, pasi u q\u00eblluan me bresh\u00ebri kallashnikovi teksa udh\u00ebtonin me nj\u00eb Range Rover, Durresi nuk ka gjetur me qetesi\u2026<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Ne kohe paralajmerova se kjo ngjarje prishi shume ekuilibra te brishte ne qytetin e dyte me te madh te vendit.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Ndersa apelova agjensite e zbatimit te ligjit, se nese nuk vepronin shpejt per te zbuluar autoret e ketij atentati, do ishte shume vone per te parandaluar ngjarjet e tjeta qe do te pasonin njera-tjetren.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Per fat te keq nga ajo kohe, nje seri ngjarjesh te njepasnjeshme kane vazhduar ta trondisin Durresin ne keto dy vite, por ende paqja nuk eshte vendosur ne portin me te madh te vendit.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Perkundrazi, gjate jajeve te fundit kane ndodhur disa ngjarje te renda, perfshire edhe vendosjen e 50 kg eksploziv ne fabriken e \u00e7imentos.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Ku me shume se sasia teper e madhe e eksplozivit, apo fabrika qe ishte objektiv i sulmit brenda qytetit, terheqin vemendjen personazhet qe fshiheshin pas ketij biznesi.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Tashme duket qarte se vija e kuqe qe ka mbajtur per me shume se 20 vite ekuilibrat ne qytet-portin me te madh te vendit, eshte kaluar, dhe se askush ne Durres nuk eshte me i paprekshem apo i pacenueshem\u2026<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Po ti shtojme ketij bilanci edhe sekuestrimin rekord prej 1 tone kokaine ne kalatat e portit vetem gjate 4 muajeve te ketij viti, atehere prognoza duke me zymte\u2026<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Gjithsesi, policia sot, meriton nje falenderim per arrestimin ne flagrance, te \u201cshokeve\u201d apo \u201cmiqve\u201d te personazheve, qe i kane shpetuar atentateve te fundit ne qytetin bregdetar\u2026<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Me shume se fuqia e zjarrit e mitrolozit te kapur me fisheke ne goje, apo saktesia e Glock-ve te sekuestruar, me trembin \u201cgjahtaret\u201d, qe qarkullojne me laptop rrugeve te qytet-portit me te madh te vendit\u2026<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Jo me kot gjate muajeve te fundit, grupet e medha dhe tradicionale te Durresit, i kane rritur ndjeshem masat e sigurise.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Disa prej personazheve qe kane shenjuar historine e ketyre 25 viteve ne kete qytet, jane detyruar te largohen jashte vendit, per ti shpetuar ekzekutimit nga atentatet e kundershtareve apo arrestimit nga policia.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Sigurisht ata nuk kane dale nga loja. Por thjesht po mbledhin forcat, po ristrukturojne grupin, per te goditur ne \u00e7astin me te pare, qe do t\u2019u krijohet mundesia\u2026.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Nderkohe, ata qe duken si fitimtaret e momentit, apo si \u201clordet\u201d e qytetit, jane rigrupuar dhe pozicionuar qarte ne territoret e tyre te kontrollit.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Nuk kane shtuar vetem rojet e armatosura prane resorteve apo bizneseve te tyre, por edhe levizjen me eskorte e mjete te blinduara.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Per me teper, kane rekrutuar mercenare vendas dhe te huaj, ish-speciale te policise apo ish-ushtarake, te gatshem dhe te trajnuar posa\u00e7erisht per te marre jete njerezish\u2026<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Tashme eshte e qarte se prej me shume se dy vitesh, qytet-porti me i madh i vendit e ka humbur qetesine karakteristike te tij.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Ditet e paqes mes grupeve te organizuara kane marre fund.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>Te mesuar qe viktima te atentateve ne rruget e Durresit te mbeteshin personazhe te botes se krimit nga Vlora, Tepelena, Tirana, Fushe Kruja apo Veriut i vendit, tashme e kane kuptuar se radha u ka ardhur, vete atyre\u2026<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kujtojm\u00eb se dit\u00ebn e sotme n\u00eb Durr\u00ebs u arrestuan tre persona, dy prej t\u00eb cil\u00ebve me precedent\u00eb t\u00eb theksuar kriminal Aldi Mustafa, 35 vje\u00e7, Uran Zyka, 40 vje\u00e7 si dhe Tahir Gjinika, 33 vje\u00e7. N\u00eb makin\u00ebn e tyre u gjet\u00ebn 3 pistoleta dhe 1 mitraloz me fishek\u00eb n\u00eb fole dhe gati p\u00ebr qitje. Dyshohet se k\u00ebta tre persona ishin nisur p\u00ebr kryerjen e nj\u00eb ekzekutimi me pages\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gazetari Artan Hoxha ka reaguar p\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb facebook n\u00eb lidhje me arrestimin e tre personave n\u00eb Durr\u00ebs q\u00eb po planifikonin kryerjen e nj\u00eb ekzekutimi me pages\u00eb. Hoxha thekson&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":6302,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"cybocfi_hide_featured_image":"","footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-6301","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme-nga-vendi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6301","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6301"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6301\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6303,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6301\/revisions\/6303"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/media\/6302"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6301"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6301"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6301"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}