{"id":7404,"date":"2021-09-06T17:48:12","date_gmt":"2021-09-06T15:48:12","guid":{"rendered":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/?p=7404"},"modified":"2021-09-06T17:48:14","modified_gmt":"2021-09-06T15:48:14","slug":"bujar-asqeriu-rrefen-jeten-dhe-ecurine-e-karrieres-si-me-akuzoi-shoku-i-femijerise-se-i-kisha-ngacmuar-gruan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/bujar-asqeriu-rrefen-jeten-dhe-ecurine-e-karrieres-si-me-akuzoi-shoku-i-femijerise-se-i-kisha-ngacmuar-gruan\/","title":{"rendered":"Bujar Asqeriu rr\u00ebfen jet\u00ebn dhe ecurin\u00eb e karrier\u00ebs: Si m\u00eb akuzoi shoku i f\u00ebmij\u00ebris\u00eb se i kisha ngacmuar gruan"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb rol filmi apo teatri mund t\u00eb t\u00eb ngrej\u00eb si hero n\u00eb syt\u00eb e njer\u00ebzve, por mund t\u00eb t\u00eb shnd\u00ebrroj\u00eb edhe n\u00eb nj\u00eb figur\u00eb t\u00eb rrezikshme apo t\u00eb frikshme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Aq e madhe \u00ebsht\u00eb forca sugjestionuese e kinemas\u00eb, saq\u00eb mund t\u00eb l\u00ebr\u00eb pasoja n\u00eb jet\u00ebt e njer\u00ebzve. K\u00ebshtu ka ndodhur edhe me Bujar Asqeriun, q\u00eb nga \u201cNjeriu i mir\u00eb Telo\u201d u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb figur\u00eb t\u00eb frikshme edhe p\u00ebr vet\u00eb miqt\u00eb e tij. Aktori Bujar Asqeriu ka zbuluar detaje nga jeta personale, traumat familjare dhe karriera e tij si artist.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb emisionin \u201cP\u00ebrball\u00eb\u2019 n\u00eb \u201cDigitalb\u201d, Bujar Asqeriu tregoi si nisi karriera e tij n\u00eb nj\u00eb familje q\u00eb nuk kishte lidhje me artin dhe se si nisi t\u00eb spikaste q\u00eb n\u00eb vitet e shkoll\u00ebs. Por jeta e Asqeriut nuk do t\u00eb ishte e thjesht\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ishte vet\u00ebm 13 vje\u00e7 kur e la e \u00ebma dhe n\u00eb vit t\u00eb par\u00eb n\u00eb Institut kur i vdiq i ati. Aktori tregon p\u00ebr traum\u00ebn q\u00eb i lan\u00eb k\u00ebto ngjarje dhe si ndikuan n\u00eb ndjeshm\u00ebrin\u00eb e tij aktoreske. Ai tregon gjithashtu se sa shum\u00eb kan\u00eb ndikuar rolet e tij n\u00eb mendimin q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt kishin p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai ndalet te filmi \u201cJeta n\u00eb duart e tjetrit\u201d. Sipas Bujar Asqeriut, nj\u00eb mik i f\u00ebmij\u00ebris\u00eb, pasi ka par\u00eb filmin, e ka akuzuar se i ka ngacmuar bashk\u00ebshorten. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shton se reagime t\u00eb shumta kishte dhe nga radh\u00ebt e intelektual\u00ebve t\u00eb koh\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt i shpreheshin se ai duhej mbajtur larg sht\u00ebpive t\u00eb tyre.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cEfektet e k\u00ebtij filmi i mora n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb menj\u00ebhershme dhe k\u00ebtu ne Kinostudio pati p\u00ebshp\u00ebrima, por edhe miqt\u00eb e mi, intelektual\u00eb, me universitet, me pun\u00eb t\u00eb mira, m\u00eb thoshin: \u2018Ti je i friksh\u00ebm. Ti s\u2019duhesh futur n\u00eb sht\u00ebpi!\u2019. Po pse u thosha un\u00eb? \u2018N\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb! Un\u00eb s\u2019t\u00eb fus n\u00eb sht\u00ebpi\u2019.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00eb mik f\u00ebmij\u00ebrie kishte arritur deri aty sa e kishte akuzuar se i kishte ngacmuar bashk\u00ebshorte. \u2018M\u00eb ke ardhur n\u00eb sht\u00ebpi, m\u00eb ke par\u00eb gruan nga k\u00ebmb\u00ebt. T\u00eb zhdukeni me gjith\u00eb familje, t\u00eb mos rrini m\u00eb k\u00ebtu! T\u00eb zhdukeni nga Vlora!\u2019\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Trauma familjare<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb jam f\u00ebmija i dyt\u00eb i prind\u00ebrve t\u00eb mi, jam lindur n\u00eb 13 gusht t\u00eb vitit 1956, n\u00eb Vlor\u00eb. Im at\u00eb kishte ardhur nga Gjirokastra dhe ishte zhvendosur n\u00eb Vlor\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 24-vje\u00e7are dhe si\u00e7 b\u00ebheshin at\u00ebher\u00eb krushqit\u00eb, u njoh me n\u00ebn\u00ebn time, e cila ishte nga nj\u00eb fshat pran\u00eb Vlor\u00ebs, q\u00eb quhet Panaja. Babai punonte si shofer, nd\u00ebrsa ime m\u00eb nuk punoi n\u00eb asnj\u00eb vend, sepse ne u b\u00ebm\u00eb 5 f\u00ebmij\u00eb dhe na sh\u00ebrbente t\u00eb pest\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Them f\u00ebmija i dyt\u00eb, sepse f\u00ebmija i par\u00eb, q\u00eb ishte dhe ai djal\u00eb, kur ishte 6 muajsh, mamaja m\u00eb thoshte q\u00eb n\u00eb t\u00eb gdhir\u00eb e gjet\u00ebm t\u00eb vdekur. Ai e kishte emrin Bujar dhe kur linda un\u00eb pas 3 vjet\u00ebsh, shkuan n\u00eb gjendjen civile p\u00ebr t\u00eb m\u00eb regjistruar dhe donin t\u00eb m\u00eb vinin emrin Drini. Nuk e di, por ai i gjendjes civile i tha q\u00eb \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb ky em\u00ebr lumi; nuk lejohet, nuk b\u00ebhet.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">At\u00ebher\u00eb im at\u00eb tha: Do t\u2019i v\u00ebm\u00eb emrin e v\u00ebllait, por ngaq\u00eb ai kishte vdekur, nuk m\u00eb th\u00ebrrisnin me emrin Bujar, por m\u00eb th\u00ebrrisnin me emrin Drini. Kur shkova n\u00eb klas\u00ebn e par\u00eb, kur m\u00eb th\u00ebrriti m\u00ebsuesja me emrin Bujar Asqeriu, un\u00eb i thash\u00eb: Po mua m\u00eb quajn\u00eb Drini. Im at\u00eb ishte shofer dhe shum\u00eb dit\u00eb mund t\u00eb ishte larg sht\u00ebpis\u00eb. Mbaj mend q\u00eb ime m\u00eb ishte nj\u00eb grua e qeshur, kurse babai vinte m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Me maman\u00eb b\u00ebnim shaka dhe luanim gjith\u00eb koh\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb babai ishte i larguar. Kaq hijer\u00ebnd\u00eb ishte babai ndaj nesh, saq\u00eb shpesh kur shkonim n\u00eb kinema me klas\u00ebn apo me shok\u00ebt, i thosha mamas\u00eb: Thuaji babait t\u00eb m\u00eb jap\u00eb 10 lek\u00eb apo 20 lek\u00eb dhe t\u00eb pres\u00eb nj\u00eb bilet\u00eb p\u00ebr kinema. Mamaja i thoshte babait se do ikin t\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">shohin n\u00eb film. N\u00eb filmat e par\u00eb, ne shikonim nj\u00eb bot\u00eb q\u00eb as mund ta imagjinonim, bota e madhe e kinemas\u00eb, ajo dritare q\u00eb ishte shum\u00eb sugjestive. Sidomos, mbaj mend filmat q\u00eb kishin tematikat e lasht\u00ebsis\u00eb. M\u00eb b\u00ebnin p\u00ebrshtypje ato vajzat e bukura t\u00eb veshura hijsh\u00ebm, ata burra t\u00eb bukur muskuloz\u00eb, t\u00eb veshur bukur. \u00cbnd\u00ebrroja q\u00eb sikur t\u00eb kisha dhe nj\u00eb shpat\u00eb dhe un\u00eb dhe b\u00ebnim shpata d\u00ebrras\u00eb e luanim me nj\u00ebritjetrin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Fillimi i karrier\u00ebs<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb shkoll\u00ebn e mesme m\u00eb angazhuan n\u00eb shfaqjet q\u00eb b\u00ebheshin n\u00eb Olimpiadat Teatrale. Kisha nj\u00eb vokal q\u00eb atyre iu dukej shum\u00eb interesant. Gjith\u00eb ndjeshm\u00ebria ime buronte pasi kisha prekur ngjarje shum\u00eb t\u00eb forta n\u00eb jet\u00eb, nga humbja e n\u00ebn\u00ebs, s\u00ebmundja e babait. Disa tronditje dhe disa rrethana familjare q\u00eb ishin shum\u00eb dramatike, ndikuan n\u00eb emocionet e mia.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Isha maturant, kisha vendosur t\u00eb studioja p\u00ebr Inxhinieri Mekanike meq\u00eb shkolla ishte profesionale mekanike, ishte hera e par\u00eb dhe e fundit q\u00eb im at\u00eb m\u00eb pa n\u00eb sken\u00ebn e Teatrit. Ne mor\u00ebm \u00e7mimin e par\u00eb mes shkollave t\u00eb mesme t\u00eb qytetit. Ai vazhdimisht qante.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">U angazhova p\u00ebr nj\u00eb vit n\u00eb Teatrin e Vlor\u00ebs si figurat, me ndonj\u00eb rol t\u00eb vog\u00ebl, por pata fatin e madh q\u00eb n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb kam njohur nj\u00eb prej njer\u00ebzve t\u00eb dashur t\u00eb mit\u00eb, Pirro Sav\u00ebn. Ai kishte kultur\u00eb europiane dhe m\u00eb thoshte shpesh: Un\u00eb nuk do jetoj dot t\u00eb t\u00eb shoh ty, por ti do beh\u00ebsh nj\u00eb aktor shum\u00eb i mir\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb 1976 dhash\u00eb konkursin dhe fitova midis 200 konkurrenteve, un\u00eb isha n\u00eb vendet e para dhe fillova pun\u00eb n\u00eb vitin e par\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb nj\u00eb sens, jeta ime dhe rinia e m\u00eb von\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb dramatike. Un\u00eb isha vet\u00ebm 13 vje\u00e7 kur ime m\u00eb u nda nga jeta dhe sa fillova vitin e par\u00eb p\u00ebr aktrim, u nda edhe babai nga jeta. Ishte momenti m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb i jet\u00ebs sime, sepse duhet t\u00eb lija dhe shkoll\u00ebn, sepse para meje humbi vler\u00eb gjith\u00e7ka.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pastaj, me mb\u00ebshtetjen e farefisit q\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebn q\u00eb un\u00eb duhet t\u00eb vazhdoja shkoll\u00ebn, vazhdova dhe e mbarova shkoll\u00ebn p\u00ebr aktrim. Mbaj mend nj\u00eb shprehje t\u00eb babait: K\u00ebta artistet e kan\u00eb mir\u00eb; edhe b\u00ebjn\u00eb dashuri, edhe marrin lek\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Nj\u00eb em\u00ebr midis njer\u00ebzve<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Po kujtoj dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb figur\u00ebs s\u00eb Avni Rustemit, \u201cNj\u00eb em\u00ebr midis njer\u00ebzve\u201d, i regjisorit Muharrem Fejzo. Pasi m\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb rolin Muharremi dhe do fillonin xhirimet, dalloja n\u00eb syt\u00eb e tij nj\u00eb ftoht\u00ebsi, q\u00eb ai nuk ishte i sigurt q\u00eb un\u00eb do ta realizoja rolin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb prej gj\u00ebrave shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies mes aktorit dhe regjisorit, aktori duhet t\u00eb shikoj\u00eb dashuri dhe respekt te regjisori. Syt\u00eb e Muharremit nuk ishin t\u00eb ngroht\u00eb, ishte i pavendosur, pavar\u00ebsisht se un\u00eb rolin e Avni Rustemit e kisha marr\u00eb me kinoprov\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb fut n\u00eb rolin m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb monologun n\u00eb Parlament q\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb. Gjith\u00eb nat\u00ebn nuk b\u00ebja gjum\u00eb t\u00eb qet\u00eb, mbaj mend q\u00eb flija me Ndrek Prel\u00ebn, nj\u00eb prej aktor\u00ebve t\u00eb shquar shkodran\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 pagjum\u00ebsis\u00eb sime, drita rrinte ndezur, un\u00eb s\u2019isha m\u00ebsuar t\u00eb flija m\u00eb drit\u00eb ndezur. Ndreka kishte nj\u00eb zakon t\u00eb bukur, lexonte gjith\u00eb koh\u00ebn, flinte gjysm\u00eb ore, zgjohej prap\u00eb, e shihja un\u00eb, ai ishte prap\u00eb me lib\u00ebr n\u00eb dor\u00eb. K\u00ebt\u00eb pun\u00eb b\u00ebnte ciklikisht gjith\u00eb nat\u00ebn. Nuk e di n\u00ebse kam fjetur gjysm\u00eb or\u00eb apo nj\u00eb or\u00eb gjum\u00eb gjith\u00eb nat\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ishte dita e par\u00eb e xhirimit, isha i th\u00ebrrmuar, i mbaruar, ajo ftoht\u00ebsia q\u00eb kisha lexuar te Muharremi u shtua. Ai anuloi xhirimin se e pa q\u00eb isha dob\u00ebt, nd\u00ebrrova dhom\u00eb dhe, p\u00ebr fat, at\u00eb nat\u00eb b\u00ebra nj\u00eb gjum\u00eb t\u00eb qet\u00eb, u \u00e7lodha dhe vij t\u00eb nes\u00ebrmen me energji. Mbaruan xhirimet, at\u00ebher\u00eb Muharrem Fejzo m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kur po xhiroja momentin e vrasjes te Pazari i Ri, t\u00eb Avni Rustemit, b\u00ebra kontraksionin q\u00eb m\u00eb hyn\u00eb plumbat mbi shpin\u00eb dhe u mb\u00ebshteta t\u00eb pisha dhe fillova t\u00eb rr\u00ebshqisja dhe nd\u00ebrkoh\u00eb fillova t\u00eb fikesha nga ana e shikimit p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb momentin e vrasjes.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dhe mbaj mend nj\u00eb n\u00ebn\u00eb q\u00eb ul\u00ebriti m\u00eb t\u00eb madhe dhe tha: E vran\u00eb, e vran\u00eb\u2026. dhe i binte kok\u00ebs. Shpesh n\u00ebnat tona dhe baballar\u00ebt besonin shum\u00eb n\u00eb at\u00eb q\u00eb shikonin n\u00eb ekran! Kur b\u00ebj\u00eb figur\u00eb pozitive t\u00eb shikonin me simpati, kur kishe rol negativ, t\u00eb shikonin t\u00eb thoshin shiko ky i keqi, ky i poshtri.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Jeta n\u00eb duart e tjetrit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ky skenar kishte koh\u00eb q\u00eb rrinte n\u00eb sirtar\u00ebt e Kinostudios, sepse e kishte shkruar nj\u00eb burr\u00eb zot\u00ebri, nj\u00eb m\u00ebsues i P\u00ebrmetit, Lliko Nano. Por ai s\u2019kishte em\u00ebr si skenarist, sepse k\u00ebta niseshin nga emrat dhe Albert Zholi, nj\u00eb djal\u00eb modest, e mori p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb film. U nis si nj\u00eb film pa pretendime, por koha b\u00ebn vler\u00ebsimet, me kalimin e viteve dhe sot e k\u00ebsaj dite ka nj\u00eb vler\u00ebsim shum\u00eb t\u00eb madh.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Filmi ka arritur ato q\u00ebllimet e tij, sepse ka treguar jo vet\u00ebm p\u00ebr ato vite, por edhe sot p\u00ebr sot gj\u00ebra t\u00eb tilla ndodhin dhe do t\u00eb ndodhin. Njer\u00ebzit e pushtetsh\u00ebm kan\u00eb fuqi t\u00eb till\u00eb dhe i lejojn\u00eb vetes duke prishur \u00e7dolloj rregulli, \u00e7dolloj ligji, \u00e7dolloj marr\u00ebdh\u00ebnieje.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Efektet e k\u00ebtij filmi i mora n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb menj\u00ebhershme dhe k\u00ebtu n\u00eb Kinostudio. Pati p\u00ebshp\u00ebrima, por edhe miqt\u00eb e mi intelektual\u00eb, me universitet, me pun\u00ebra t\u00eb mira, m\u00eb thoshin: \u201cTi je i friksh\u00ebm. Ti s\u2019duhesh futur n\u00eb sht\u00ebpi!\u201d. Po pse, u thosha un\u00eb? \u201cN\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb! \u201cUn\u00eb s\u2019t\u00eb fus n\u00eb sht\u00ebpi\u201d. Kaq impakt godit\u00ebs kishte roli te miqt\u00eb e mi. Me nj\u00eb shokun tim t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb qe e tmerrshme. Un\u00eb isha me time shoqe, m\u2019u turr duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb fjal\u00eb t\u00eb lemerishme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cM\u00eb ke ardhur n\u00eb sht\u00ebpi, m\u00eb ke par\u00eb gruan nga k\u00ebmb\u00ebt\u201d. I thash\u00eb: Po un\u00eb t\u00eb kam shok, ne jemi rritur bashk\u00eb! Si m\u2019i thua k\u00ebto fjal\u00eb. \u201cPo, po, m\u00eb tha, t\u00eb zhdukeni me gjith\u00eb familje, t\u00eb mos rrini m\u00eb k\u00ebtu! T\u00eb zhdukeni nga Vlora\u201d. Kaq traumatik ishte b\u00ebr\u00eb ai film dhe ajo figur\u00eb p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb rol filmi apo teatri mund t\u00eb t\u00eb ngrej\u00eb si hero n\u00eb syt\u00eb e njer\u00ebzve, por mund t\u00eb t\u00eb shnd\u00ebrroj\u00eb edhe n\u00eb nj\u00eb figur\u00eb t\u00eb rrezikshme apo t\u00eb frikshme. Aq&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":7405,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"cybocfi_hide_featured_image":"","footnotes":""},"categories":[47],"tags":[],"class_list":["post-7404","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-art"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7404","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7404"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7404\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7406,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7404\/revisions\/7406"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7405"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7404"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7404"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7404"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}