{"id":7868,"date":"2021-09-17T16:40:23","date_gmt":"2021-09-17T14:40:23","guid":{"rendered":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/?p=7868"},"modified":"2021-09-17T16:40:24","modified_gmt":"2021-09-17T14:40:24","slug":"burri-e-dhunonte-por-gruaja-e-fali-tre-here-historia-e-vajzes-se-martuar-qe-tentoi-vetevrasjen-detaji-rreqethes-nga-dosja-skishim-me-cfare-te-shkonim-nuk-beme-fare-kallezim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/burri-e-dhunonte-por-gruaja-e-fali-tre-here-historia-e-vajzes-se-martuar-qe-tentoi-vetevrasjen-detaji-rreqethes-nga-dosja-skishim-me-cfare-te-shkonim-nuk-beme-fare-kallezim\/","title":{"rendered":"Burri e dhunonte, por gruaja e fali tre her\u00eb\/ Historia e vajz\u00ebs s\u00eb martuar q\u00eb tentoi vet\u00ebvrasjen, detaji rr\u00ebqeth\u00ebs nga dosja: S\u2019kishim me \u00e7far\u00eb t\u00eb shkonim, nuk b\u00ebm\u00eb fare kall\u00ebzim!"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>K\u00ebshtu ndodhi dhe me nj\u00eb 29-vje\u00e7are, e cila u d\u00ebrgua nga familja me urgjenc\u00eb n\u00eb spitalin \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d, por q\u00eb pasi doli nga gjendja e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn, ajo heshti, pasi shum\u00eb her\u00eb e kishte falur t\u00eb shoqin me inicialet L.H., dhe shum\u00eb her\u00eb e kishte denoncuar, por gjendja nuk kishte pasur asnj\u00eb ndryshim.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shum\u00eb gra p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb spital nga traumat e dhun\u00ebs n\u00eb familje. Por ato mbajn\u00eb nofullat shtr\u00ebnguar dhe nuk pranojn\u00eb t\u00eb tregojn\u00eb se \u00e7far\u00eb ka ndodhur me to.&nbsp;Sidoqoft\u00eb jan\u00eb mjek\u00ebt ata q\u00eb rr\u00ebmbejn\u00eb telefonin dhe k\u00ebrkojn\u00eb pranin\u00eb e uniformave blu n\u00eb ambientet spitalore p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje se \u00e7far\u00eb ka ndodhur dhe kush i ka keqtrajtuar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebshtu ndodhi dhe me nj\u00eb 29-vje\u00e7are, e cila u d\u00ebrgua nga familja me urgjenc\u00eb n\u00eb spitalin \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d, por q\u00eb pasi doli nga gjendja e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn, ajo heshti, pasi shum\u00eb her\u00eb e kishte falur t\u00eb shoqin me inicialet L.H., dhe shum\u00eb her\u00eb e kishte denoncuar, por gjendja nuk kishte pasur asnj\u00eb ndryshim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Megjithat\u00eb, nuk mbajti t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim e \u00ebma, e cila rr\u00ebfeu dit\u00ebt e v\u00ebshtira e t\u00eb dhunshme t\u00eb 29-vje\u00e7ares me inicialet A.M., e cila pa si shteg shp\u00ebtimi dh\u00ebnien fund t\u00eb jet\u00ebs, q\u00eb fatmir\u00ebsisht u shp\u00ebtua.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rr\u00ebfimi i familjar\u00ebve t\u00eb saj, zbuloi se e reja me inicialet A.M., vazhdimisht ishte dhunuar nga bashk\u00ebshorti dhe pasi duroi p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, ajo vendosi q\u00eb t\u00eb hap\u00eb sirtarin dhe t\u00eb pij\u00eb nj\u00eb sasi t\u00eb madhe medikamentesh.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">29-vje\u00e7arja, i kishte dh\u00ebn\u00eb fund martes\u00ebs n\u00eb Durr\u00ebs dhe u kthye n\u00eb fshatin e lindjes n\u00eb rrethinat e kryeqytetit dhe n\u00eb gjendje depresioni.&nbsp;Pasi policin\u00eb e kishte njoftuar shum\u00eb her\u00eb, ajo p\u00ebrdori t\u00eb gjitha ila\u00e7et e prind\u00ebrve, q\u00eb nga ato me reumatiz\u00ebm, deri tek medikamentet p\u00ebr temperatur\u00ebn e lart\u00eb dhe p\u00ebr dhimbjen e kok\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Burimet policore i than\u00eb Gazetasi.al, se pasi 29-vje\u00e7arja ka dal\u00eb nga observacioni, policia e ka l\u00ebn\u00eb at\u00eb t\u00eb qet\u00eb dhe ndon\u00ebse \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb sikur e ka besuar rr\u00ebfimin e saj, ku mohohet \u00e7do gj\u00eb, ka shkuar pran\u00eb t\u00eb af\u00ebrmve q\u00eb kan\u00eb treguar se \u00e7far\u00eb kishte ndodhur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pas ndarjes, e reja ishte kthyer tek prind\u00ebrit dhe shkak ishte dhuna. Por edhe aty i shoqi l.H., nuk e ka l\u00ebn\u00eb t\u00eb qet\u00eb. Burimet e Gazetasi.al, tregojn\u00eb se e \u00ebma e vajz\u00ebs, me inicialet B.M., i thot\u00eb policis\u00eb,<em>&nbsp;\u201cdh\u00ebndri erdhi n\u00eb banes\u00eb dhe e q\u00eblloi me shuplak\u00eb e grushte time bije, ajo mbante n\u00eb krah\u00eb f\u00ebmij\u00ebn e mitur, ne b\u00ebrtit\u00ebm dhe kur nd\u00ebrhyra, ai mori makin\u00ebn dhe iku\u201d.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjith\u00eb debati i ndodhur n\u00eb at\u00eb \u00e7ast sipas t\u00eb moshuar\u00ebs, d\u00ebshmitare n\u00eb ngjarje, ndodhi, pasi burri q\u00eb m\u00eb pas u arrestua k\u00ebmb\u00ebngulte q\u00eb e reja t\u00eb kthehej me t\u00eb. Por fjalia q\u00eb d\u00ebgjuan prind\u00ebrit e saj ishte kjo<em>: nuk kthehem me ty, ti je shum\u00eb i dhunsh\u00ebm\u201d.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Falje, telefonata, k\u00ebrc\u00ebnime dhe rrahje<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Bashk\u00ebjetesa mes 29-vje\u00e7arit dhe djalit t\u00eb dhunsh\u00ebm, i cili akuzohet tanim\u00eb nga policia p\u00ebr dhun\u00eb n\u00eb familje, zgjati nga viti 2017 deri ver\u00ebn e 2021. \u00c7ifti, thon\u00eb burimet e Gazetasi.al, nga kjo martes\u00eb ka nj\u00eb vajz\u00eb t\u00eb vog\u00ebl.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E \u00ebma rr\u00ebfen m\u00eb tej:<em>\u00a0\u201cKur ime bij\u00eb ishte shtatz\u00ebn\u00eb n\u00eb muajin e shtat\u00eb, mbaj mend se gjendej n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb. Erdhi dh\u00ebndri dhe e rrahu pa asnj\u00eb shkak. A., e d\u00ebrguam t\u00eb b\u00ebj\u00eb kall\u00ebzim n\u00eb komisariatin e Durr\u00ebsit dhe vajz\u00ebn e mora n\u00eb sht\u00ebpi, nuk e lejova t\u00eb kthehej tek burri\u201d<\/em>. Ndarja mes \u00e7iftit ka zgjatur derisa ka lindur f\u00ebmija, q\u00eb u soll n\u00eb jet\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e gjysh\u00ebrve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjyshja shton n\u00eb polici, se mbas lindjes s\u00eb vajz\u00ebs , dh\u00ebndri u kthye dhe k\u00ebrkoi falje. Pendesa e tij e bindi t\u00eb ren\u00eb se duhej t\u00eb kthehej tek i shoqi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>\u201cN\u00eb nj\u00eb nga dit\u00ebt, m\u00eb telefonoi vajza e madhe e shqet\u00ebsuar, m\u00eb tregoi se e motra e kishte marr\u00eb n\u00eb telefon dhe i kishte treguar s\u00ebrish dhun\u00ebn \u00e7\u2019njer\u00ebzore dhe i kishte k\u00ebrkuar t\u00eb motr\u00ebs t\u00eb m\u00eb njoftonte mua dhe policin\u00eb. S\u00eb bashku me bashk\u00ebshortin shkuam n\u00eb komisariatin e Durr\u00ebsit, ku dhe kemi marr\u00eb vajz\u00ebn q\u00eb s\u00ebrish kishte b\u00ebr\u00eb kall\u00ebzim\u201d.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por teksa prind\u00ebrit e kan\u00eb marr\u00eb s\u00ebrish vajz\u00ebn dhe mbes\u00ebn n\u00eb banes\u00ebn e tyre, dh\u00ebndri ka k\u00ebrkuar falje dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb 29-vje\u00e7arja e ka falur dhe \u00ebsht\u00eb rikthyer p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb me t\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>\u201cHer\u00ebn e tret\u00eb ata erdh\u00ebn p\u00ebr vizit\u00eb dhe vajza k\u00ebrkoi t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb disa dit\u00eb s\u00eb bashku me f\u00ebmij\u00ebn. Dh\u00ebndri i la. Pas dy-tre dit\u00ebsh L.H., e telefonoi vajz\u00ebn dhe e pyeti kur do vinte ta merrte, por vajza ime iu p\u00ebrgjigj; nuk kthehem m\u00eb tek ti, ti je i dhunsh\u00ebm\u201d.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Policia i thot\u00eb Gazetasi.al, se nuk ka kaluar shum\u00eb koh\u00eb nga kjo telefonat\u00eb mes \u00e7iftit, kur ata kan\u00eb par\u00eb se n\u00eb oborr ia ka behur dh\u00ebndri.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>\u201cIme bij\u00eb b\u00ebrtiti, me zor nuk m\u00eb mban dot, je shum\u00eb i dhunsh\u00ebm, por ai megjith\u00ebse gjendeshim t\u00eb gjith\u00eb aty, e q\u00eblloi me shuplak\u00eb\u201d,<\/em>&nbsp;\u2013 d\u00ebshmon n\u00eb polici n\u00ebna e gruas s\u00eb dhunuar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo shtetase, me inicialet B.L., q\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmitarja kryesore, shton se n\u00eb nj\u00eb moment nga dhuna, ajo pa se t\u00eb bij\u00ebs iu nxi syri dhe se si formuan numrin e telefonit dhe k\u00ebrkuan ndihm\u00eb pran\u00eb policis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>\u201cPor policia e komisariatit num\u00ebr 6, na u p\u00ebrgjigj se ishte tep\u00ebr von\u00eb dhe se nuk kishin makin\u00eb p\u00ebr momentin dhe se e mira ishte t\u00eb shkonim ne n\u00eb komisariat. Meqen\u00ebse ishte shum\u00eb von\u00eb dhe nuk kishim me \u00e7far\u00eb t\u00eb shkonim, nuk b\u00ebm\u00eb fare kall\u00ebzim\u201d<\/em>, \u2013 thuhet n\u00eb fashikullin e p\u00ebrgatitur me akuz\u00eb p\u00ebr shtyrje n\u00eb vet\u00ebvrasje kund\u00ebr burrit t\u00eb dhunsh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201c<em>Pas k\u00ebsaj ngjarjeje L.H., e telefononte pa nd\u00ebrprerje. E k\u00ebrc\u00ebnonte me jet\u00eb n\u00ebse nuk kthehej tek ai. N\u00eb k\u00ebto kushte, duke qen\u00eb e tronditur dhe n\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnduar, ajo ka pir\u00eb t\u00eb gjitha ila\u00e7et q\u00eb i ka gjetur n\u00ebp\u00ebr sirtar\u00eb dhe familja e ka gjetur at\u00eb pa ndjenja<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E reja, e cila ishte e martuar n\u00eb Durr\u00ebs, sipas burimeve t\u00eb Gazetasi.al, rezulton me dy urdhra mbrojtjeje nga kjo gjykat\u00eb, t\u00eb cilat nuk e kan\u00eb ndihmuar q\u00eb t\u2019i shp\u00ebtoj\u00eb t\u00eb shoqit, ndon\u00ebse ajo u largua me dashje n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vajz\u00ebris\u00eb, ku dhe ai e ndoqi pas dhe e kanosi, duke e shtyr\u00eb n\u00eb vet\u00ebvrasje.\u00a0Policia b\u00ebn me dije p\u00ebr Gazetasi.al, se 29-vje\u00e7arja ka dal\u00eb nga rreziku p\u00ebr jet\u00ebn dhe \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb sht\u00ebpi, kurse bashk\u00ebjetuesi i saj u d\u00ebrgua n\u00eb burg.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebshtu ndodhi dhe me nj\u00eb 29-vje\u00e7are, e cila u d\u00ebrgua nga familja me urgjenc\u00eb n\u00eb spitalin \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d, por q\u00eb pasi doli nga gjendja e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn, ajo heshti,&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":7869,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"cybocfi_hide_featured_image":"","footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-7868","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme-nga-vendi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7868","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7868"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7868\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7870,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7868\/revisions\/7870"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7869"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7868"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7868"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7868"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}