{"id":8137,"date":"2021-10-01T18:55:22","date_gmt":"2021-10-01T16:55:22","guid":{"rendered":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/?p=8137"},"modified":"2021-10-01T18:55:23","modified_gmt":"2021-10-01T16:55:23","slug":"flet-ish-ambasadori-amerikan-per-voa-shpallja-e-berishes-non-grata-sinjal-per-qeverine-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/flet-ish-ambasadori-amerikan-per-voa-shpallja-e-berishes-non-grata-sinjal-per-qeverine-shqiptare\/","title":{"rendered":"Flet ish-ambasadori amerikan p\u00ebr VOA: Shpallja e Berish\u00ebs non-grata sinjal p\u00ebr qeverin\u00eb shqiptare"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb 1 tetor t\u00eb vitit 1991, u rihap n\u00eb Tiran\u00eb ambasada e Shteteve t\u00eb Bashkuara, pas nj\u00eb nd\u00ebrprerjeje 52 vje\u00e7are t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve mes t\u00eb dy vendeve. Shtetet e Bashkuara dhe Shqip\u00ebria i kishin vendosur marr\u00ebdh\u00ebniet diplomatike n\u00eb vitin 1922, 10 vjet pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Por n\u00eb vitin 1939, pas pushtimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga Italia dhe m\u00eb pas nga Gjermania, marr\u00ebdh\u00ebniet u nd\u00ebrpren\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, regjimi komunist e mbajti Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb izolim dhe vet\u00ebm pas r\u00ebnies s\u00eb tij, u b\u00eb e mundur rivendosja e marr\u00ebdh\u00ebnieve me Shtetet e Bashkuara. Sot, me rastin e 30 vjetorit t\u00eb rihapjes s\u00eb ambasad\u00ebs amerikane n\u00eb Tiran\u00eb, Shefi i Sh\u00ebrbimit Shqip t\u00eb Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, Arben Xhixho, bisedoi me ambasadorin e par\u00eb amerikan n\u00eb Tiran\u00eb pas rivendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve, \u00cbilliam Ryerson, mbi kujtimet e tij nga ato vite.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:&nbsp;Ambasador Ryerson, nj\u00eb tetori sh\u00ebnon rihapjen e ambasad\u00ebs amerikane n\u00eb Tiran\u00eb. Ju ishit ambasadori i par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri pas nj\u00eb periudhe 52 vje\u00e7are pa marr\u00ebdh\u00ebnie mes dy vendeve, t\u00eb nd\u00ebrprera pas pushtimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga Italia dhe t\u00eb rivendosura vet\u00ebm pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit. \u00c7far\u00eb kujtimesh keni sot 30 vjet m\u00eb pas, nga ato dit\u00eb t\u00eb vitit 1991?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ambasadori Ryerson:&nbsp;Mund t\u00eb flas\u00eb me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra p\u00ebr kujtimet. Jan\u00eb kaq shum\u00eb. Un\u00eb nuk isha i pranish\u00ebm kur ne u rikthyem n\u00eb pron\u00ebn ton\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e Elbasanit. Diplomati Chris Hill ishte i pranish\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Flamurin amerikan e ngriti e veja e nj\u00eb ish punonj\u00ebsi t\u00eb Legat\u00ebs Amerikane, q\u00eb ishte vrar\u00eb m\u00eb pas nga regjimi komunist. P\u00ebr fat t\u00eb keq nuk kam nj\u00eb foto, ndon\u00ebse imazhin e saj e kam n\u00eb kujtes\u00eb, pasi e njoha m\u00eb pas dhe u b\u00ebm\u00eb miq. Kishte nj\u00eb s\u00ebr\u00eb gj\u00ebrash q\u00eb ndodh\u00ebn n\u00eb ato fillime. Kur mb\u00ebrrita p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb muajin prill t\u00eb vitit 1991, isha vendosur n\u00eb Hotelin Dajti. Gjera t\u00eb \u00e7uditshme. Nj\u00eb dit\u00eb pas mb\u00ebrritjes, shkova p\u00ebr t\u2019u takuar me zyr\u00ebn e protokollit n\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme p\u00ebr t\u2019i njoftuar q\u00eb do ndiqja n\u00eb sall\u00eb seanc\u00ebn e parlamentit. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb po diskutohej projekt-kushtetua dhe ishte rr\u00ebzuar varianti i paraqitur. M\u00eb than\u00eb \u201cjo nuk mund t\u00eb shkosh\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">I pyeta \u201c\u00c7\u2019do t\u00eb thot\u00eb nuk mund t\u00eb shkoj? Un\u00eb protestoj!\u201d U thash\u00eb m\u00eb tej, se po t\u00eb shkoni n\u00eb Uashington, mund t\u00eb hyni n\u00eb Kongres p\u00ebr t\u00eb ndjekur punimet, mund t\u00eb m\u00ebrziteni, por nuk jeni t\u00eb ndaluar t\u00eb hyni. Nuk ndryshuan q\u00ebndrim. P\u00ebrgjigja ishte p\u00ebrs\u00ebri Jo. U thash\u00eb zyrtarisht \u201cQeveria ime proteston!\u201d M\u00eb von\u00eb at\u00eb dit\u00eb u takova p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb me Gramoz Pashkon. M\u00eb pyeti n\u00ebse do t\u00eb shkoja n\u00eb parlament p\u00ebr t\u00eb ndjekur punimet. I tregova \u00e7\u2019m\u00eb kishin th\u00ebn\u00eb. Do merremi ne me k\u00ebt\u00eb, m\u00eb tha. T\u00eb nes\u00ebrmen m\u00eb marrin n\u00eb telefon nga protokolli dhe m\u00eb than\u00eb se mund t\u00eb shkoja dhe mund t\u00eb merrja edhe p\u00ebrkthyesen me vete.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kuptova nj\u00eb gj\u00eb, \u201cinsisto, mos prano gjepurat q\u00eb t\u00eb thuhen\u201d. Ishte dhe nj\u00eb episode i dyt\u00eb, i k\u00ebsaj natyre. Vijn\u00eb nj\u00eb dit\u00eb dy aparat\u00e7ik\u00eb n\u00eb hotel, un\u00eb isha duke shtypur di\u00e7ka n\u00eb makin\u00eb shkrimi dhe filluan t\u00eb flisnin me nj\u00eb person, shqiptar, q\u00eb punonte p\u00ebr ne. Ata u ankuan se p\u00ebrse kishim marr\u00eb njer\u00ebz n\u00eb pun\u00eb pa miratimin e Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme. U ktheva dhe u thash\u00eb \u201cM\u00eb falni, rivendosja e marr\u00ebdh\u00ebnieve parashikon q\u00eb ne do t\u00eb marrim n\u00eb pun\u00eb k\u00eb t\u00eb duam dhe mund t\u00eb shkojm\u00eb ku t\u00eb duam n\u00eb mbar\u00eb vendin. N\u00ebse di\u00e7ka ka ndryshuar nga ju, ndoshta do t\u00eb na duhet t\u00eb largohemi\u201d. Q\u00eb at\u00ebhere nuk d\u00ebgjova m\u00eb prej tyre. Dua t\u00eb ritheksoj at\u00eb q\u00eb m\u00ebsova her\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri, \u201cmos u dor\u00ebzo p\u00ebrball pengesave\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:&nbsp;Nj\u00eb nga momentet m\u00eb kulmore t\u00eb mandatit tuaj n\u00eb Shqip\u00ebri ishte vizita e Sekretarit t\u00eb Shtetit James Baker. \u00c7far\u00eb ndikimi pati kjo vizit\u00eb p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet mes dy vendeve? Jemi n\u00eb nj\u00eb moment q\u00eb Shqip\u00ebria, nj\u00eb vend q\u00eb e ka shar\u00eb Amerik\u00ebn p\u00ebr 50 vjet, q\u00eb nuk ka pranuar marr\u00ebdh\u00ebnie me t\u00eb dhe sapo vendi fillon hapjen, vizitohet nga Sekretari i Shtetit. Si e shpjegoni k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ambasadori Ryerson:&nbsp;Ishte nj\u00eb vendim i mir\u00eb. Pjes\u00ebmarrja n\u00eb miting ishte e pabesueshme, nj\u00eb-e-dhjeta e popullsis\u00eb s\u00eb vendit kishte dal\u00eb n\u00eb shesh. Mendoj se njer\u00ebzit n\u00eb at\u00eb koh\u00eb e kuptuan, se gjerat po ndryshonin. Pati nj\u00eb ndikim t\u00eb thell\u00eb n\u00eb zhvillimet politike. Mendoj se Baker, dhe ky \u00ebsht\u00eb mendimi im, pasi nuk isha n\u00eb mendjen e tij, e kuptoi q\u00eb po lindte nj\u00eb mund\u00ebsi dhe vendosi t\u00eb ndihmonte. Pa dyshim, ai ishte kurioz, \u201c\u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb ky vend?\u201d Zyrtar\u00ebt n\u00eb Uashington, n\u00eb Departamentin e Shtetit, t\u00eb ndihmuar edhe nga reportimet q\u00eb b\u00ebnte sh\u00ebrbimi shqip i Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs, po e shihnin q\u00eb gjerat po ndryshonin. P\u00ebr v\u00ebmendjen q\u00eb pati Shqip\u00ebria n\u00eb Departamentin e Shtetit pas vizit\u00ebs, e m\u00ebsova me von\u00eb nga ambasadori izraelit n\u00eb Rom\u00eb, i cili mbulonte edhe Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kur erdhi n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb paraqitur letrat kredenciale, k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb takoheshim, filluam t\u00eb flisnim dhe m\u00eb tregoi se kur Bakeri shkoi n\u00eb Izrael, nj\u00eb ose dy muaj pas Shqip\u00ebris\u00eb, e vetmja gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn d\u00ebshironte t\u00eb fliste ishte vizita n\u00eb Shqip\u00ebri; Lindja e Mesme kishte probleme, ai fliste p\u00ebr vizit\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri. Po ashtu d\u00ebgjoja q\u00eb n\u00eb Departamentin e Shtetit, ku ka nj\u00eb zyrtar, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb fund t\u00eb hierarkis\u00eb, e q\u00eb merret me nj\u00eb shtet t\u00eb caktuar, Brazilin, Tajland\u00ebn, etj., q\u00eb n\u00eb zhargonin diplomatik njihet si \u201cdesk officer\u201d, pra kur b\u00ebhej fjala p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, thuhej se emri i k\u00ebtij zyrtari ishte James Baker! Tregohej se kur James Baker d\u00ebgjonte p\u00ebr ndonj\u00eb projekt, ose nism\u00eb, pyeste, a mund ta b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb edhe n\u00eb Shqip\u00ebri! Pra ai ndihmoi shum\u00eb me k\u00ebt\u00eb v\u00ebmendje q\u00eb i dha Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:&nbsp;Ju keni vazhduar t\u2019i ndiqni zhvillimet n\u00eb Shqip\u00ebri, pasi ju kuptoni dhe flisni shqip. Kur ishit n\u00eb Shqip\u00ebri, udh\u00ebheq\u00ebsi i opozit\u00ebs at\u00ebhere Sali Berisha, g\u00ebzonte mb\u00ebshtetje t\u00eb madhe nga Shtetet e Bashkuara. Sot pas 30 vjet\u00ebsh, q\u00ebndrimi ka ndryshuar 180 grad\u00eb. Sekretari i Shtetit e ka p\u00ebrcaktuar Sali Berish\u00ebn p\u00ebr korrupsion madhor. Si shpjegohet? Cili \u00ebsht\u00eb mendimi juaj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ndryshim?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ambasadori Ryerson:&nbsp;Ato q\u00eb kan\u00eb ndodhur n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb inkurajuese, por edhe shum\u00eb zhg\u00ebnjyese. Dikush m\u00eb pyeti koh\u00ebt e fundit se p\u00ebrse e b\u00ebri Sekretari Blinken k\u00ebt\u00eb, p\u00ebrse jo nj\u00eb njoftim nga nj\u00eb prej z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsve. P\u00ebr mua ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sinjal kund\u00ebr korrupsionit, jo vet\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, por se Uashingtoni do ta godas\u00eb korrupsionin sa her\u00eb ta shoh\u00eb, pavar\u00ebsisht se p\u00ebr k\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb. Ajo q\u00eb ka r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb \u00e7far\u00eb b\u00ebn tani ky, apo ai person, ky, apo ai entitet. Ndoshta para 25-30 vitesh nuk ishin p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb korrupsion, por jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb m\u00eb pas dhe prandaj tani po merr v\u00ebmendje kaq t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:&nbsp;Sot n\u00eb Shqip\u00ebri, Shtetet e Bashkuara, jan\u00eb po aq t\u00eb angazhuara n\u00eb zhvillimet e brendshme, sa n\u00eb koh\u00ebn tuaj, para 30 vjet\u00ebsh. Por nd\u00ebrsa at\u00ebhere Shqip\u00ebria ishte nj\u00eb demokraci n\u00eb lindje dhe kishte nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb, sot \u00ebsht\u00eb vend i NATO-s dhe kandidat p\u00ebr n\u00eb BE. A \u00ebsht\u00eb bllokuar Shqip\u00ebria n\u00eb nj\u00eb tranzicion t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ambasadori Ryerson:&nbsp;P\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb pyesni politikan\u00ebt shqiptar\u00eb. Ata e din\u00eb p\u00ebrgjigjen.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:&nbsp;Faleminderit. Dhe s\u00eb fundmi, d\u00ebshironi t\u00eb thoni di\u00e7ka p\u00ebr k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvjetor.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ambasadori Ryerson:&nbsp;\u00cbsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrvjetor i g\u00ebzuar. I uroj gjith\u00eb t\u00eb mirat Shqip\u00ebris\u00eb. Mbaj mend nj\u00eb diskutim serioz q\u00eb kam patur kur isha atje me nj\u00eb zyrtar t\u00eb lart\u00eb shqiptar. Ram\u00eb dakort q\u00eb nuk kishte konflikt interesi midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara. Ne nuk do pushtonim Shkodr\u00ebn dhe Shqip\u00ebria nuk do merrte Dakot\u00ebn e Jugut, apo Luizian\u00ebn. Ajo q\u00eb t\u00eb dy vendet d\u00ebshironin ishte paqe, begati n\u00eb Ballkan dhe nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb caktuar lirie. Nj\u00eb p\u00ebrputhje absolute interesash. Un\u00eb dua t\u00eb falenderoj edhe qeverin\u00eb e tanishme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe popullin shqiptar q\u00eb pranuan refugjat\u00ebt afgan\u00eb n\u00eb ndales\u00ebn e tyre t\u00eb par\u00eb larg rrezikut. Mir\u00ebnjohje e thell\u00eb.\/ VOA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb 1 tetor t\u00eb vitit 1991, u rihap n\u00eb Tiran\u00eb ambasada e Shteteve t\u00eb Bashkuara, pas nj\u00eb nd\u00ebrprerjeje 52 vje\u00e7are t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve mes t\u00eb dy vendeve. Shtetet e Bashkuara dhe&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":6,"featured_media":8138,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"cybocfi_hide_featured_image":"","footnotes":""},"categories":[49],"tags":[],"class_list":["post-8137","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8137","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/users\/6"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8137"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8137\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8139,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8137\/revisions\/8139"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8138"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8137"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8137"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8137"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}