{"id":8174,"date":"2021-10-03T13:59:15","date_gmt":"2021-10-03T11:59:15","guid":{"rendered":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/?p=8174"},"modified":"2021-10-03T13:59:16","modified_gmt":"2021-10-03T11:59:16","slug":"reformimi-i-kultures-politike-ne-shqiperi-i-nevojshem-po-aq-sa-reforma-institucionale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/reformimi-i-kultures-politike-ne-shqiperi-i-nevojshem-po-aq-sa-reforma-institucionale\/","title":{"rendered":"Reformimi i kultur\u00ebs politike n\u00eb Shqip\u00ebri i nevojsh\u00ebm po aq sa \u00a0reforma institucionale"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nga Everest HAXHI<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E gjitha filloi me nj\u00eb njoftim t\u00eb thjesht\u00eb nga Sekretari i Shtetit i Shteteve t\u00eb Bashkuara Antony Blinken se ish Kryetari i Partis\u00eb Demokratike Sali Berisha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb person &#8220;Non Grata&#8221; p\u00ebr shkak t\u00eb standardeve dhe politikave kund\u00ebr korrupsionit q\u00eb administrata aktuale po zbaton.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Esht\u00eb shum\u00eb e thjesht\u00eb! <\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sali Berisha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb politikan i korruptuar dhe Departamenti i Shteteve t\u00eb Bashkuara ka t\u00eb gjitha provat e nevojshme p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur at\u00eb vendim, pa marr\u00eb parasysh sa avokat\u00eb francez\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb k\u00ebt\u00eb. P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata qe e njohin \u00a0fuqin\u00eb dhe burimet e pashtershme q\u00eb ka Departamenti i Shteteve t\u00eb Bashkuara, \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb pranojne q\u00eb kjo deklarat\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb produkt i mediave dhe as OJQ-ve q\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb vend. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb shum\u00eb serioze q\u00eb vjen nga nj\u00eb analiz\u00eb shum\u00eb e kujdesshme diplomatike, e cila p\u00ebrfshin dekada monitorimi, mb\u00ebshtetjeje dhe pjes\u00ebmarrjeje n\u00eb k\u00ebshillimin e klas\u00ebs politike shqiptare drejt pluralizmit dhe demokracis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Fakti q\u00eb Sali Berisha nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi politikan I korruptuar I klases politike n\u00eb Shqip\u00ebri nuk e b\u00ebn at\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm dhe as viktime te ndonje teorie konspirative. Akuzat e Departamentit te Shtetit e bejne at\u00eb politikanin e par\u00eb shqiptar t\u00eb atij kalibri q\u00eb quhet akuzohet publikisht per korrupsion dhe publikisht I heqin te drejten &nbsp;e mikepritjes ne Amerike. Sali Berisha e di k\u00ebt\u00eb! &nbsp;Sali Berisha e di se ai do t\u00eb jet\u00eb modeli per t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb t\u00eb vijn\u00eb pas tij duke u p\u00ebrballur me akuza t\u00eb ngjashme dhe duke ekspozuar dekadat e tyre t\u00eb keqb\u00ebrjeve dhe akteve korruptive qe e kane l\u00ebn\u00eb popullin dhe shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare pa shpres\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo \u00ebsht\u00eb dhurata m\u00eb e madhe q\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs po i japin popullit shqiptar. Kjo \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetja m\u00eb e madhe q\u00eb Ambasadorja e Shteteve t\u00eb Bashkuara Yuri Kim dhe Sekretari I Shtetit Antony Blinken po i jep Shqip\u00ebris\u00eb. Vendosja e nj\u00eb precedenti te tille, me nje &nbsp;mesazh te qarte se &nbsp;askush nuk \u00ebsht\u00eb mbi ligjin, do te jete nje ndihmese shume e madhe per institucionet dhe shoqerine shqiptare. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Fatkeq\u00ebsisht, d\u00ebmi q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb politikan\u00ebt e korruptuar n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i madh. &nbsp;Pervec tranzicionit pafund qe ata kane prodhuar dhe prodhojne, ata &nbsp;kan\u00eb shtremb\u00ebruar dhe demtuar thelbesisht &nbsp;konceptin e kontributit politik te nje shoqerie te shendetshme demokratike duke manipuluar perceptimin mbi Politiken dhe lidhjen qe ajo duhet te kete me institucionet dhe shoqerine. Duke vendosur figuren autoritare te liderit partiak mbi cfaredo standarti institucional ata kane shkaterruar demokracine Brenda forcave te tyre politike dhe kjo ka reflektuar qeverisjen e tyre totalitare te veshur me nje pekt qesharak \u201cpluralizmi\u201d. &nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sali Berisha ishte udh\u00ebheq\u00ebsi i padiskutuesh\u00ebm i Partis\u00eb Demokratike dhe shembulli ideal q\u00eb modeli autoritar ishte m\u00ebnyra e vetme e menaxhimit politik n\u00eb Shqip\u00ebri. Ai ishte dhe mbetet mjeshtri i manipulimeve politike dhe aleancave pa moral politik per te maskimizuar fuqine e tij politike, duke mos harruar koalicionet e tij me partite e majta qe shkaterruan cdo lloj principi apo vlere per te cilat Sali Berisha po I kerkon sot te pasardhesi I vet duke manipuluar foltoret e demokrateve te thjeshte. &nbsp;Eshte dhe mbetet fakt qe t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb fol\u00ebn kund\u00ebr p\u00ebrfunduan t\u00eb d\u00ebbuar, te persekutuar politikish apo edhe t\u00eb humbur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kryetari aktual i Partis\u00eb Demokratike Lulzim Basha eshte produkti i Sali Berish\u00ebs. Lulzim Basha u mb\u00ebshtet publikisht dhe privatisht nga Sali Berisha n\u00eb marrjen n\u00eb dor\u00ebzim t\u00eb Partis\u00eb Demokratike duke detyruar t\u00eb gjitha strukturat lokale t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr Lulzim Bashen dhe duke mosrespektuar kund\u00ebrshtarin, te ndjerin Sokol Olldashi I cili nuk pati asnje nj\u00eb shans kund\u00ebr &#8220;T\u00eb Perzgjedhurit&#8221;. Nuk duhet te harrojme qe &nbsp;t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb votuan p\u00ebr Sokol Olldashi u shpall\u00ebn heretik\u00eb dhe u d\u00ebbuan nga strukturat e partis\u00eb, natyrisht me bekimin e Sali Berish\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kryeministri aktual i Shqip\u00ebris\u00eb Edi Rama \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb produkt I sistemit partiak te Sali Berishes dhe I konceptit politik Berishian. Edi Rama mori Partin\u00eb Socialiste nga Fatos Nano, nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs liberal qe pranonte fraksionin &nbsp;n\u00eb Partin\u00eb Socialiste duke u dhene hapsira strukturave t\u00eb brendshme te riformoheshin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00ebn udh\u00ebheqjen e Edi Rames, duke zbatuar t\u00eb nj\u00ebjtin model autoritar si Sali Berisha, Partia Socialiste \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb makthi i \u00e7do socialisti t\u00eb ndersh\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri dhe po konsumohet nga korrupsioni, imoraliteti politik dhe dekadenca. Asnj\u00eb z\u00eb alternativ dhe as pik\u00ebpamje politike alternative p\u00ebrve\u00e7 udh\u00ebzimeve dhe orientimeve \u201csui generis\u201d dhe t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nga Kryetari Edi Rama.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Politikan\u00ebt autoritar\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe sidomos modeli Berishian I lidershipit totalitar e kane kthyer klasen politike shqiptare ne nje oligarki politike fuqiplote. &nbsp;Esht\u00eb e pamundur q\u00eb populli shqiptar t\u00eb fitoj\u00eb lirin\u00eb e tij apo vetem te mendoje qe mund te shpetoje prej tyre. Zerat sporadike jashte politikes dhe deri diku portalet mediatike nga shoqeria e lire kane dhene alarmin me kohe por eshte e pa mundur te gjejne hapesira.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shoq\u00ebris\u00eb shqiptare ka nevoj\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetje dhe kjo mb\u00ebshtetje. Shtetet e Bashkuara nepermjet perfaqesuesve te saj kane ofruar cdo here pikerisht kete mbeshtetje dhe duke I bere thirrje te vazhdueshme popullit shqiptar qe te mos pranoje modele te tilla menaxhimi, te mos pranoje modele korruptive qeverisje pasi fatura per kete eshte jashtazokisht e larte.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ambasadorja Yuri Kim dhe &nbsp;gjith\u00eb paraardh\u00ebsi e saj kan\u00eb thirrur pafundesisht qe \u00e7do shqiptar t\u00eb zgjohet dhe te rrise ndergjegjen shoqerore p\u00ebr t\u00eb vepruar duke mos patur frik\u00eb. &nbsp;Model politik i korruptuar po e mban peng shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare. Qe prej l\u00ebvizjes \u201cAct Now\u201d \u201cVepro Tani\u201d te Ambasadorit Arvizu dhe rishtaz me Deklaratat publike t\u00eb Ambasadores Kim ka ardhur koha qe shoqeria shqiptare te mbeshtesi ndryshimin. Departamenti Amerikan i Shtetit,duke folur me emra per politikan\u00ebt e korruptuar, e ka nisur tashme processin ne mbeshtetje te popullit shqiptar duke exposuar nje nga nje te gjithe ata politikane dhe familjet e tyre qe kane perfituar ne menyre te paligjshme dhe kane shperdoruar besimin dhe voten e popullit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Fatkeqesisht nje model I tille politik ngritur mbi themelet e korrupsionit dhe nepotizmit ka demtuar rende perceptimin racional t\u00eb realitetit politik n\u00eb Shoq\u00ebrin\u00eb Shqiptare. Ka demtuar rende perceptimin mbi kontributin e drejte qe shoqeria duhet te kete ne politike &nbsp;dhe lidhjet e shendetshme qe politika duhet te kete me institucionet per funksionimin maksimal te mire qeverisjes. Te rinjte shqiptare e mendojne kontributin politik si nje rruge pasurmi te shpejte dhe pa kokecarje duke anashkaluar vlerat dhe kontrubutin individual si standartin baze per te ardhmen e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shum\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb Berish\u00ebs, p\u00ebr fat t\u00eb keq t\u00eb manipuluar dhe t\u00eb gabuar harrojn\u00eb faktin se Sali Berisha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb politikan i korruptuar! Vete ai &nbsp;dhe sistemi partiak qe ai krijoi &nbsp;jane pergjegjesit kryesor p\u00ebr munges\u00ebn e reformave n\u00eb drejt\u00ebsi, tranzicionin e pafund, munges\u00ebn e standardeve politike, munges\u00ebn e reformave t\u00eb pronarit t\u00eb tok\u00ebs, nepotizmin dhe totalitarizmin . Ligji 7501 eshte shembulli me flagrant I deshtimit politik dhe konceptit qe ka Sali Berisha per demokracine dhe tregun e lire. Ky ligj famekeq ka shkat\u00ebrruar t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb, duke l\u00ebn\u00eb dekada t\u00eb hapura konflikte t\u00eb tmerrshme t\u00eb tok\u00ebs, t\u00eb pazgjidhura deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb dhe, duke I dhene hapsira Mafias dhe famijareve te pushtetareve per te p\u00ebrfituar nga ky ligj. Pefitimie korruptive p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ai akuzohet nga Sekretari i Shtetit Amerikan.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Fatkeqesisht te manipuluar jane edhe mb\u00ebshtet\u00ebs te berishes n\u00eb Diaspor\u00eb dhe n\u00eb Shtetet e Bashkuara, te cilet harrojne se Sali Berisha dhe standardet e kontributit politik q\u00eb ai krijoi, ishin dhe jane shkaku kryesor q\u00eb ata emigruan dhe nuk gjeten hapsire te kontribojne per te ardhmen e vednit te tyre. Sistemi bazohej n\u00eb lidhje tradicionale politike, ne nepotizem dhe jo mbi vlerat intelektuale individuale dhe p\u00ebrvoj\u00ebn institucionale. Esht\u00eb i nj\u00ebjti sistem q\u00eb Edi Rama po ndjek n\u00eb Partin\u00eb Socialiste dhe n\u00eb t\u00eb gjitha institucionet shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shprese ka per te ardhmen pasi shpresa eshte e fundit qe vdes! Me ndihm\u00ebn e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs Shqip\u00ebria po b\u00ebn hapa t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb procesin e integrimit drejt institucioneve dhe organizatave per\u00ebndimore. &nbsp;Sfida e dyfisht\u00eb mbetet n\u00eb zbatimin e reformave shum\u00eb t\u00eb nevojshme n\u00eb institucionet shqiptare dhe drejt\u00ebsin\u00eb, si dhe reforma shum\u00eb t\u00eb nevojshme n\u00eb mendimin dhe kultur\u00ebn politike. Faktori i brendsh\u00ebm politik luan nj\u00eb rol kryesor si nj\u00eb tregues i shprehjes s\u00eb gatishm\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar procesin e integrimit p\u00ebrmes reformave t\u00eb hartuara mir\u00eb. Kjo e b\u00ebn shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb modeli i ri politik i udh\u00ebheqjes t\u00eb zbatoj\u00eb nj\u00eb kultur\u00eb t\u00eb re politike n\u00eb pranimin e nj\u00eb reformimi t\u00eb plot\u00eb brenda partive politike. &nbsp;&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ne politike nuk duhet t\u00eb ket\u00eb idhuj por vet\u00ebm standarde dhe ngjarje politike. Emrat duhet t\u00eb jen\u00eb produkt i standardeve politike t\u00eb zbatuara me sukses dhe jo e kunderta. Kjo \u00ebsht\u00eb vlera qe ofron shoq\u00ebria e hapur dhe kultura per\u00ebndimore. Ky \u00ebsht\u00eb mesazhi i v\u00ebrtet\u00eb i Ambasadorit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e lexojn\u00eb ndryshe \u00ebsht\u00eb momenti i duhur p\u00ebr t\u00eb reflektuar. Diplomat\u00ebt e Shteteve t\u00eb Bashkuara nuk p\u00ebrfshihen n\u00eb hakmarrje personale dhe as kan\u00eb interes personal ne ushtrimin e &nbsp;detyres se tyre fisnike. Ata jan\u00eb ngritur ne karrieren e tyre n\u00ebperjet integritetit profesional dhe vlerave e standarteve morale t\u00eb domosdoshme p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nj\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsues i Shteteve t\u00eb Bashkuara. Ato jan\u00eb nj\u00eb produkt i vet\u00eb standardeve t\u00eb institucioneve dhe vendit qe perfaqesojne, standardeve q\u00eb ne do t\u00eb donim t\u00eb shihnim n\u00eb t\u00eb gjithe spektrin politik, institucionet dhe shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Everest HAXHI E gjitha filloi me nj\u00eb njoftim t\u00eb thjesht\u00eb nga Sekretari i Shtetit i Shteteve t\u00eb Bashkuara Antony Blinken se ish Kryetari i Partis\u00eb Demokratike Sali Berisha \u00ebsht\u00eb&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8175,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"cybocfi_hide_featured_image":"","footnotes":""},"categories":[7,50],"tags":[],"class_list":["post-8174","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analiza","category-politika"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8174","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8174"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8174\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8176,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8174\/revisions\/8176"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8175"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8174"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8174"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8174"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}