{"id":8295,"date":"2021-10-14T14:45:38","date_gmt":"2021-10-14T12:45:38","guid":{"rendered":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/?p=8295"},"modified":"2021-10-14T14:45:39","modified_gmt":"2021-10-14T12:45:39","slug":"nuk-ka-rritje-te-energjise-elektrike-deklaron-arben-ahmetaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/nuk-ka-rritje-te-energjise-elektrike-deklaron-arben-ahmetaj\/","title":{"rendered":"\u2018\u2019Nuk ka rritje t\u00eb energjis\u00eb elektrike\u2019\u2019\/ Deklaron Arben Ahmetaj"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Z\u00ebvend\u00ebskryeministri Arben Ahmetaj foli sot n\u00eb Kuvend p\u00ebr vler\u00ebsimin e Misionit t\u00eb FMN p\u00ebr situat\u00ebn ekonomike t\u00eb vendit n\u00eb mbyllje t\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tyre n\u00eb Shqip\u00ebri, duke konfirmuar se ekonomia shqiptare \u00ebsht\u00eb ringritur me shpejt\u00ebsi pas dy goditjeve t\u00ebrmetit dhe pandemis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>\u201cEkonomia shqiptare \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb rritur dhe n\u00eb konsum, n\u00eb shpenzime t\u00eb rritura. Konsumi \u00ebsht\u00eb rritur 10%. Bilanci i autoriteteve p\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00ebn kontroll deficitin fiskal dhe p\u00ebr t\u00eb ulur borxhin p\u00ebrpara goditjeve, u ka krijuar atyre besueshm\u00ebrin\u00eb dhe hap\u00ebsir\u00ebn p\u00ebr politikat e ndjekura, duke i lejuar t\u00eb reagojn\u00eb shpejt, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Shqip\u00ebrin\u00eb nga efektet e r\u00ebnda t\u00eb goditjeve\u201d<\/em>&nbsp;\u2013 citoi Ahmetaj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Duke folur p\u00ebr kriz\u00ebn energjetike Ahmetaj tha se furnizimi me energji \u00ebsht\u00eb prioritet p\u00ebr qeverin\u00eb dhe nuk do t\u00eb ket\u00eb rritje te \u00e7mimit p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe biznesin e vog\u00ebl, nd\u00ebrsa \u00e7mimi i energjis\u00eb \u00ebsht\u00eb ulur krahasuar e qeverisjen e PD.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>\u201cN\u00eb vitin 2013 humbjet ishin 45%, do kishim ne mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb b\u00ebnim k\u00ebto q\u00eb po b\u00ebjm\u00eb? Absolutisht jo. E dini sesa ka qen\u00eb humbja p\u00ebr shkak t\u00eb menaxhimit tuaj t\u00eb keq? 1,1 miliard\u00eb euro! Si vini k\u00ebtu diskutoni pas asnj\u00eb lloj reference teknike p\u00ebr 10 milion\u00ebshin, thoni keni bler\u00eb 10 milion\u00eb euro m\u00eb shum\u00eb. Faturat e papaguara? I kishit mbi 60 mij\u00eb fatura aforfe. Sot jan\u00eb 1 milion\u00eb e 200 mij\u00eb abonent\u00eb, 800 mij\u00eb paguajn\u00eb rregullisht. Jan\u00eb 200 mij\u00eb familje q\u00eb ne i mb\u00ebshtesim p\u00ebr \u00e7mimin e energjis\u00eb elektrike.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>E dini \u00e7far\u00eb b\u00ebt\u00eb ju me \u00e7mimin e energjis\u00eb elektrike?<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><em>E mor\u00ebt 4.5 lek\u00eb, e \u00e7uat 7.7 lek\u00eb. Dhe k\u00eb subvencionuat? Subvencionuat CEZ-in. Ne e ndryshuam logjik\u00ebn e \u00e7mimit, hoq\u00ebm fash\u00ebn, sepse hynin edhe t\u00eb gjith\u00eb oligark\u00ebt, si\u00e7 i referoheni ju, q\u00eb p\u00ebrfitonin nga fasha. Dhe \u00e7far\u00eb ndodhi? E ul\u00ebm \u00e7mimin nga 13.5 lek\u00eb n\u00eb 9.5 lek\u00eb\/kilovat. \u00cbsht\u00eb ulur \u00e7mimi i energjis\u00eb. Nuk e rrisim \u00e7mimin e energjis\u00eb, thoni \u00e7far\u00eb t\u00eb doni.\u201d<\/em><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ahmetaj shtoi se rind\u00ebrtimi po vijon me ritme t\u00eb shpejta dhe se brenda 25 n\u00ebntorit 700 familje do t\u00eb ken\u00eb hyr\u00eb n\u00eb apartamentet e reja t\u00eb nd\u00ebrtuara nga FSHZh dhe mbi 2000 banesa individuale, p\u00ebrfshir\u00eb grantet e rind\u00ebrtimit, do t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrfunduar, nd\u00ebrsa shp\u00ebrndarja p\u00ebr familjet do t\u00eb b\u00ebhet me short.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Fjala e plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Faleminderit Kryetare,<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Besoj do flasim p\u00ebr t\u00eb dyja debatet kryesore, qoft\u00eb pjesa e ekonomis\u00eb q\u00eb ka lidhje me buxhetin e shtetit, qoft\u00eb pjesa p\u00ebr kriz\u00ebn e manaxhuar dhe t\u00eb manaxhueshme t\u00eb energjis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Dua t\u00eb ndaloj s\u00ebrish tek ajo q\u00eb FMN ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr ekonomin\u00eb shqiptare, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme sepse t\u00eb gjith\u00eb apologjit\u00eb gjys\u00ebm-migjeniane t\u00eb bazuara n\u00eb padituri dhe emocione perverse, nuk e tregojn\u00eb faktin sikurse statistikat dhe ajo q\u00eb thot\u00eb Fondi Monetar. N\u00eb thelb FMN thot\u00eb \u201cekonomia shqiptare \u00ebsht\u00eb ringritur me shpejt\u00ebsi pas dy goditjeve t\u00ebrmetit dhe pandemis\u00eb. Ekonomia shqiptare \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb rritur dhe n\u00eb konsum, n\u00eb shpenzime t\u00eb rritura. Konsumi \u00ebsht\u00eb rritur 10%.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Flisni p\u00ebr varf\u00ebrin\u00eb, po, patjet\u00ebr varf\u00ebria \u00ebsht\u00eb relative. Vazhdon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak se\u00e7 ka qen\u00eb. Prandaj debatojm\u00eb, diskutojm\u00eb dhe vijm\u00eb dhe propozojm\u00eb reforma si maxhornac\u00eb. FMN ju fton si aktor\u00eb. Kur flet p\u00ebr aktor\u00ebt q\u00eb \u201cduhet t\u00eb jen\u00eb racional\u00eb dhe t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb vendimmarrjen e vendit\u201d, e ka edhe p\u00ebr ju si opozit\u00eb, edhe p\u00ebr ju e ka patjet\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vini k\u00ebtu b\u00ebni fjalime me apologjizma, nuk thoni asgj\u00eb, b\u00ebni diskutim p\u00ebr \u00e7mimet, po hajde ballafaqohemi p\u00ebr \u00e7mimet po nuk do nxirrni gj\u00eb, do dilni dit\u00eb e zez\u00eb, po jua them un\u00eb, k\u00ebtu I kam t\u00eb gjitha nj\u00eb nga nj\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">FMN shton se po, e p\u00ebrballuam kriz\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb mir\u00eb-menaxhimit t\u00eb financave publike n\u00eb 6 vite. Ja ku e keni, \u201cbilanci i autoriteteve p\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00ebn kontroll deficitin fiskal dhe p\u00ebr t\u00eb ulur borxhin p\u00ebrpara goditjeve, u ka krijuar atyre besueshm\u00ebrin\u00eb dhe hap\u00ebsir\u00ebn p\u00ebr politikat e ndjekura, duke i lejuar t\u00eb reagojn\u00eb shpejt, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Shqip\u00ebrin\u00eb nga efektet e r\u00ebnda t\u00eb goditjeve\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00c7far\u00eb lexoni ju?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Apo vini k\u00ebtu dhe p\u00ebrfaq\u00ebsoni ato \u201czemrat e zjarrta\u201d (q\u00eb iu referuar Kryetar juaj), q\u00eb nuk ju votuan. Ato sillni? Patjet\u00ebr, ka zemra t\u00eb zjarrta q\u00eb ju votuan, ka zemra t\u00eb zjarrta q\u00eb nuk ju votuan; n\u00eb neto, ju solli prap\u00eb n\u00eb opozit\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtave arsye, p\u00ebr shkak t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs bolori fjale dhe m\u00ebnyre. M\u00eb vjen keq q\u00eb iku Kryetari, m\u00eb vjen shum\u00eb keq se ato fjal\u00eb kur i nxjerr nga goja, do duhet t\u2019i pres\u00eb mbrapsht. Patjet\u00ebr q\u00eb durimi ka kufi, sigurisht q\u00eb mir\u00ebsjellja \u00ebsht\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj foltore, por fjal\u00ebt jan\u00eb jo-dinjitoze jo vet\u00ebm p\u00ebr at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb Kryetar i opozit\u00ebs, por p\u00ebr ask\u00ebnd edhe jasht\u00eb k\u00ebtij parlamenti.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebrc\u00ebnuat patronazhist\u00ebt, t\u2019i vini anash!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Patronazhist\u00ebt jan\u00eb \u201czemrat e zjarrta\u201d q\u00eb votuan Partin\u00eb Socialiste. I k\u00ebrc\u00ebnoi k\u00ebtu, tha \u201cdo t\u2019jua tregojm\u00eb n\u00eb rrug\u00eb\u201d. \u00c7far\u00eb do t\u2019u tregoni? Me grupet tuaja t\u00eb armatosura? Na vini anash, po jua them.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ne do punojm\u00eb me dashuri, m\u00eb p\u00ebrkushtim brenda t\u00eb gjitha instrumenteve q\u00eb na i lejon demokracia, p\u00ebr t\u00eb fituar edhe mandatin e kat\u00ebrt, edhe me patronazhist\u00ebt, por me dashuri, me pun\u00eb, me reforma dhe me besueshm\u00ebri si\u00e7 i referohet FMN.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00c7mimet? Jeni n\u00eb vet\u00eb apo jo? Ja ku jan\u00eb \u00e7mimet e eurodiesel. Sip\u00ebr jeni n\u00eb koh\u00ebn tuaj prap\u00eb, megjith\u00eb 270 lek\u00ebshin q\u00eb ne e kemi taks\u00eb t\u00eb qarkullimit, po, ia hoq\u00ebm makinave n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi ku p\u00ebrfshiheshin edhe ato q\u00eb p\u00ebrdoren, edhe ato q\u00eb nuk p\u00ebrdoren dhe i kaluam tek ata q\u00eb i p\u00ebrdorin, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb konsumit t\u00eb benzin\u00ebs apo gazoilit. Koncept i drejt\u00eb, patjet\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vini k\u00ebtu thoni subvencionin k\u00ebt\u00eb dhe at\u00eb shtres\u00eb, pastaj vini thoni hiqeni k\u00ebt\u00eb dhe at\u00eb taks\u00eb. Ka ndonj\u00eb lidhje e gjith\u00eb kjo apo lidhja \u00ebsht\u00eb tek zemrat e zjarrta q\u00eb nuk ju votojn\u00eb, apo tek kafsh\u00ebt e pyllit?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edhe nj\u00eb koment p\u00ebr ju q\u00eb merreni me ekonomin\u00eb dhe thoni \u201ckeni rritur borxhin, keni rritur borxhin\u201d. Lexoni ju ndonj\u00eb fjali se \u00e7far\u00eb b\u00ebhet n\u00eb bot\u00eb apo nuk lexoni? Ja ku e keni, jan\u00eb 100 vende q\u00eb p\u00ebrdorin rregullin fiskal. T\u00eb 100-ta e kan\u00eb thyer p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur nevojave t\u00eb qytetar\u00ebve. Po, u zgjerua fiskalisht, e po t\u00eb jet\u00eb nevoja do t\u00eb zgjerohemi prap\u00eb, se kemi besueshm\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Po \u00e7far\u00eb b\u00ebm\u00eb me ato? Se kur vjen dekreti i Presidentit k\u00ebtu, thot\u00eb nuk keni emergjenc\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Si nuk paskemi emergjenc\u00eb? Kemi emergjenc\u00eb p\u00ebr vaksinat, kem emergjenc\u00eb p\u00ebr investimet publike, \u00e7far\u00eb doni t\u2019i thoni qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs ju zemrat e zjarrta? Q\u00eb nuk do t\u00eb b\u00ebhet unaza e Tiran\u00ebs? Do b\u00ebhet. \u00c7far\u00eb do t\u2019i thoni ju zemrat e zjarrta qytetar\u00ebve t\u00eb Vlor\u00ebs e gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb nuk do b\u00ebhet tuneli i Llogoras\u00eb? Po do b\u00ebhet, patjet\u00ebr. \u00c7far\u00eb doni t\u2019i thoni ju qytetar\u00ebve t\u00eb Gjirokastr\u00ebs, q\u00eb nuk do b\u00ebhet Kardhiq-Delvin\u00eb? Po do b\u00ebhet, patjet\u00ebr. \u00c7far\u00eb doni t\u00eb thoni ju, q\u00eb nuk do b\u00ebhet uj\u00ebsjell\u00ebsa? Do b\u00ebhen, patjet\u00ebr q\u00eb do b\u00ebhen. \u00cbsht\u00eb emergjenc\u00eb! Prandaj dhe un\u00eb ju ftoj q\u00eb ta rr\u00ebzojm\u00eb dekretin e Presidentit. B\u00ebni \u00e7far\u00eb t\u00eb doni, ju rr\u00ebzoni parat\u00eb e vaksinave, parat\u00eb e investimeve publike, ju rr\u00ebzoni paket\u00ebn sociale q\u00eb ne e dyfishuam p\u00ebr shkak t\u00eb besueshm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrsa i p\u00ebrket kriz\u00ebs energjetike ju nuk duhet t\u00eb flisni, po nuk duhet t\u00eb flisni se ato tre pika q\u00eb ka th\u00ebn\u00eb Kryeministri, ato jan\u00eb garantim p\u00ebr furnizim me energji elektrike p\u00ebr familjar\u00ebt dhe sip\u00ebrmarrjen, po, pika e par\u00eb dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E dyta, nuk ka rritje \u00e7mimi p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe sip\u00ebrmarrjen e vog\u00ebl, that\u00eb do ket\u00eb, nuk ka, nuk ka. Do kujdesemi edhe p\u00ebr shtres\u00ebn tjet\u00ebr, at\u00eb q\u00eb ju r\u00ebndom i quani oligark\u00eb, por q\u00eb s\u2019jan\u00eb oligark\u00eb, jan\u00eb pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebs, gjithmon\u00eb jan\u00eb pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebs, \u00e7do dit\u00eb jan\u00eb pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ka dhe nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb ju e dini: imagjinoni p\u00ebr nj\u00eb sekond\u00eb sikur t\u00eb ishim n\u00eb vitin 2013. Pik\u00eb e zez\u00eb. N\u00eb vitin 2013 humbjet ishin 45%, do kishim ne mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb b\u00ebnim k\u00ebto q\u00eb po b\u00ebjm\u00eb? Absolutisht jo.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E dini sesa ka qen\u00eb humbja p\u00ebr shkak t\u00eb menaxhimit tuaj t\u00eb keq? 1,1 miliard\u00eb euro! Si vini k\u00ebtu diskutoni pas asnj\u00eb lloj reference teknike p\u00ebr 10 milion\u00ebshin, thoni keni bler\u00eb 10 milion\u00eb euro m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Hyni tek bursa, pastaj hyni tek \u00e7mimet, pastaj hyni tek platforma. Ju, dhe ndonj\u00ebri nga ju ka qen\u00eb atje q\u00eb shiste dhe blinte ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb, fytyr\u00eb me fytyr\u00eb; sot s\u2019ka ashtu, sot \u00ebsht\u00eb me platform\u00eb online blerja e energjis\u00eb, \u00ebsht\u00eb larg \u201cmarr\u00ebveshjeve\u201d q\u00eb b\u00ebnit dikur.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">1,1 miliard\u00eb euro d\u00ebm keni b\u00ebr\u00eb dhe vini k\u00ebtu diskutoni pa asnj\u00eb logjike teknike 10 milion\u00ebshin, pa asnj\u00eb logjik\u00eb teknike se nga vjen \u00e7mimi i energjis\u00eb, si vjen k\u00ebtu energjia, nga transmetohet, cila \u00ebsht\u00eb kosto n\u00eb vler\u00eb e paras\u00eb, pse OSHEE paguan p\u00ebr 180 dit\u00eb dhe nuk paguan menj\u00ebher\u00eb etj., etj. Po k\u00ebto ose nuk i dini, ose nuk doni.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Faturat e papaguara? I kishit mbi 60 mij\u00eb fatura aforfe. Sot jan\u00eb 1 milion\u00eb e 200 mij\u00eb abonent\u00eb, 800 mij\u00eb paguajn\u00eb rregullisht. Jan\u00eb 200 mij\u00eb familje q\u00eb ne i mb\u00ebshtesim p\u00ebr \u00e7mimin e energjis\u00eb elektrike.<\/p>\n\n\n\n<h2 class=\"wp-block-heading\">E dini \u00e7far\u00eb b\u00ebt\u00eb ju me \u00e7mimin e energjis\u00eb elektrike?<\/h2>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E mor\u00ebt 4.5 lek\u00eb, e \u00e7uat 7.7 lek\u00eb. Dhe k\u00eb subvencionuat? Subvencionuat CEZ-in. Ne e ndryshuam logjik\u00ebn e \u00e7mimit, hoq\u00ebm fash\u00ebn, sepse hynin edhe t\u00eb gjith\u00eb oligark\u00ebt, si\u00e7 i referoheni ju, q\u00eb p\u00ebrfitonin nga fasha. Dhe \u00e7far\u00eb ndodhi? E ul\u00ebm \u00e7mimin nga 13.5 lek\u00eb n\u00eb 9.5 lek\u00eb\/kilovat. \u00cbsht\u00eb ulur \u00e7mimi i energjis\u00eb. Nuk e rrisim \u00e7mimin e energjis\u00eb, thoni \u00e7far\u00eb t\u00eb doni.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ne do ta p\u00ebrballojm\u00eb kriz\u00ebn si\u00e7 kemi p\u00ebrballuar t\u00eb dy goditjet e m\u00ebparshme, me shum\u00eb kujdes, me shum\u00eb maturi, pa debat pervers k\u00ebtu me sharje, por me debat q\u00eb sjell propozime. Mund t\u00eb keni dhe propozime t\u00eb mira, jua kam th\u00ebn\u00eb, mund t\u00eb keni, po ju lutem sillini. Ju lutem sillini dhe do ta marrim parasysh.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Po jua p\u00ebrs\u00ebris q\u00eb furnizimi me energji elektrike p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe sip\u00ebrmarrjet \u00ebsht\u00eb par\u00ebsor p\u00ebr ne, par\u00ebsor. Jemi ulur me t\u00eb gjitha kompanit\u00eb, lajmet e mira jan\u00eb duke ardhur fatmir\u00ebsisht, kan\u00eb ardhur, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i Statkraft p\u00ebr shembull. Dhe p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, kemi arritur t\u00eb pezullojm\u00eb edhe modelin p\u00ebr t\u00eb manaxhuar me transparenc\u00eb t\u00eb gjitha kompanit\u00eb dhe i gjith\u00eb aksesi i t\u00eb ardhurave t\u00eb kompanive, KESH apo OST, do t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebr blerje t\u00eb energjis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sa p\u00ebr rind\u00ebrtimin, thoni \u00e7far\u00eb t\u00eb doni, nj\u00ebher\u00eb that\u00eb jan\u00eb 3D, pastaj that\u00eb tek Sami Frash\u00ebri do b\u00ebhet pallat, pastaj do ju \u00e7ojn\u00eb n\u00eb Prisk\u00eb, pastaj n\u00eb Pez\u00eb; historia \u00ebsht\u00eb q\u00eb deri n\u00eb 25 n\u00ebntor do hyjn\u00eb 700 familje ne pallate, dhe k\u00ebto jan\u00eb vet\u00ebm ato q\u00eb po zbaton FSHZH, s\u00eb bashku me 2000 nj\u00ebsi individuale p\u00ebrfshir\u00eb ato me grante rind\u00ebrtimi. Nuk ka ndodhur asnj\u00ebher\u00eb. Dhe jan\u00eb falas p\u00ebr qytetar\u00ebt. N\u00ebse ia vut\u00eb veshin asaj q\u00eb b\u00ebjm\u00eb ne n\u00eb favor t\u00eb transparenc\u00ebs me qytetar\u00ebt, dje kaluam nj\u00eb vendim q\u00eb kur t\u00eb shp\u00ebrndahen apartamentet n\u00eb pallatet e reja dhe nj\u00ebsit\u00eb individuale n\u00eb zonat e reja t\u00eb urbanizuara, do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb me short. Me short, jo si\u00e7 e b\u00ebnit ju q\u00eb merrnin ministrat e deputet\u00ebt sht\u00ebpi si t\u00eb pastreh\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Un\u00eb do t\u2019ju lutesha, p\u00ebr nderin tuaj, votoni kund\u00ebr dekretit t\u00eb Presidentit, se i bie t\u00eb votoni pro vaksinimit t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Z\u00ebvend\u00ebskryeministri Arben Ahmetaj foli sot n\u00eb Kuvend p\u00ebr vler\u00ebsimin e Misionit t\u00eb FMN p\u00ebr situat\u00ebn ekonomike t\u00eb vendit n\u00eb mbyllje t\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tyre n\u00eb Shqip\u00ebri, duke konfirmuar se ekonomia&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8296,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"cybocfi_hide_featured_image":"","footnotes":""},"categories":[49],"tags":[],"class_list":["post-8295","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8295","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8295"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8295\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8297,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8295\/revisions\/8297"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8296"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8295"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8295"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/parleralbania.com\/site\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8295"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}