Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim ka dhënë një koment sa i përket ndërhyrjes dhe ndikimit të Rusisë dhe Kinës në Shqipëri dhe në rajon. Ajo tha se shqiptarët e kuptojnë shumë mirë se e ardhmja e tyre është në partneritetin me Europën dhe SHBA-në.
Yuri Kim: Shqipëria e ka shumë të qartë kush është miku dhe armiku. Rusia dhe Kina kanë shumë pak ndikim në Shqipëri. Ata e kuptojnë shumë mirë se e ardhmja e tyre përket me Evropën dhe me partneritetin amerikan. Do të punojmë fort për këtë gjë