Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka drejtuar një mesazh të fortë sot, në lidhje me procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.
Në një postim në rrjetet sociale, Kim shkruan se përkushtimi i SHBA mbetet i fortë për hapjen e negociatave për Ballkanin Perëndimor para fundit të vitit 2021.
“Përkushtimi ndaj Ballkanit Perëndimor mbetet i fortë, duke mbështetur hapjen e negociatave para fundit të vitit 2021. Mbëhtesim “Ballkanin e Hapur” që duhet të jetë i hapur për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nisma të tjera që promovojnë integrimin rajonal”, shkruan Yuri Kim.