Ambasadorja Amerikane Yuri Kim tha se koha kur njerëzit e pushtetshëm në Shqipëri kanë funksionuar me pandëshkueshmëri tashmë po i afrohet fundit.
Duke ju referuar disa çështjeve të adresuara në SPAK, Kim tha se shumë shpejt do të shihen rezultate.
Ambasadorja Kim shprehet se Ndonjëherë kam përshtypjen që këto shprehjet që përdorni përdoren si shpërqendrim. Ajo ku do të përqendrohem unë janë faktet. Për tepër kohë, njerëzit e pushtetshëm në Shqipëri kanë funksionuar me pandëshkueshmëri. Kjo kohë po i afrohet fundit.
Ambasadorja Kim: Në muajt e fundit, kemi pare SPAK të deklarojë aktpadi në raste të nivelit të lartë. Tani, nuk mund të flasin për këtë publikisht, sepse kjo është natyra e punës së tyre si prokurorë, por mendoj se do fillojmë të shohim disa rezultate.