Mbi punën ndaj luftës kundër korrupsionit është shprehur, ambasadorja amerikane Yuri Kim, në Tiranë se SPAK dhe BKH janë duke punuar shkëlqyeshëm kundra luftës së korrupsionit.
Kim tha se SPAK është kthyer në tmerrin e kriminelëve, dhe në sytë e fëmijëve janë heronjtë e vendit.
Ambasadorja e SHBA-ve tha,’’ se shteti që ajo përfaqëson nuk do ta ndalë asnjëherë mbështetjen ndaj prokurorëve të posaçëm, edhe pse tha se dihet që Reforma në Drejtësi do të ketë pengesat e saj’’
Ndër të tjera shprehu, se ishte mbështetësja e tyre deri në fund e do ju nxis kundra tmerrit të kriminelëve për ta luftuar korrupsionin e gjallë.
Pjesë nga fjala e ambasadores Yuri Kim:
Nuk do të jetë e lehtë, apo e shpejtë, duhet shumë punë, çdo ditë duhet të injorosh atë që thonë të tjerët. Më ka lënë mbresa guximi juaj për të mbrojtur drejtësinë, dhe për të hetuar këdo, pavarësisht pozcionit që mbajnë. BKH do të ketë vendin e saj përkrah FBI-së, për t’i treguar të gjithë botës, që ju jeni të denjë.
Dua të uroj SPAK për 2-vjetorin e themelimit, mendoj se në këto 2 vite, kemi parë një veprim që ngrihet mbi një veprim tjetër. I gjithë vendi është mahnitur nga puna dhe guximi juaj, SHBA duan të falenderojnë prokurorët e SPAK që po luftojnë kundër korrupsionit. Viti 2021 ka qenë me të vërtetë pikë kthese në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, edhe më shumë ndihmë është rrugës nga SHBA.
E themi shpesh, Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, kur të bjemë do të ngrihemi sërish, pika kyçe është që të ecësh përpara, pavarësisht se çfarë thonë të tjerët. SHBA janë të gatshëm që të bashkëpunojnë me ju. Duhet të jemi krenar për faktin se tani jeni duke u bërë tmerri i kriminelëve, heronjtë e fëmijëve. Ju jeni shpresa e vendit, për këtë ju falenderoj, ju mbështes dhe ju nxis.