Zbulimet arkeologjike kanë nisur të marrin udhën e duhur. Në të tretin vit të një projekti të Institutit të Arkeologjisë, në Bylis po bëhet një zbulim I ri.
Studiuesit e këtij instituti kanë zbuluar një cisternë uji që rezervonte ujërat e shkallarës së stadiumit të shek. III p. Kr.
Është 50 m e gjatë dhe 8 m e thellë dhe mbulohej nga një system harqesh edhe është më e madhja dhe ebukura e Ballkanit antic të asaj periudhe.
Krahas gërmimit po bëhet edhe restaurimi I saj.
Nga Bylisi ka folur për Fax News Neritan Ceka . Ai e ka vlerësuar Katedralen e zbuluar në Bylis si një nga më të bukurat në Ballkan . Pasi, krahas figurave gjeometrike ka edhe figura njerëzore.
Neritan Ceka ngriti hipotezën se Kodikët e Beratit mund ta kenë origjinën nga Bylisi, duke shtuar se nuk mund të kalohet thjesht me një investim kalimtar të BE . Por, duhet të ketë investime serioze ku mund të investojnë edhe vetë shqiptarët kudo në botë.
“Këtu është Katedralja e madhe e qytetit, një nga më të bukurat e Ballkanit. Një mozaik i jashtëzakonshëm me figura njerëzore jo vetëm me figura gjeometrike si në vendet e tjera. Është një dëshmi e trashëgimisë. Që këtu glinët, kaluan në Ballsh, që vjen nga Bylisi, kryevend. Suke marrë me vete mbishkrimet që u gjetën në Ballsh. Ndoshta dhe librat e famshëm, kodikun e famshëm të Beratit, sigurisht që vjen nga Bylisi apo Ballshi. Evidentimi i këtij siti arkeologjik, nuk mund të kufizohet me keq. Ështëe symbol i trashëgimisë iliro-shqiptare. Trahëgimi kulturore, shpirtërore. Ishte kryeqendra e 4 qyteteve të tjera. Ishte një Republikë e vogël e organizuar me monedhat e veta me nëpunësit. Kemi dhe një teatër të 4-tërt. Nuk e kemi në Shqipëri sot. Nuk mund te kemi vizioninin ‘këtu kemi Bylisin dhe po ffusim ca para’, sic po bën BE tani. Këto janë vizione me kënd shumë të ngushtë. Ne këtu kemi qytetin më të rëndësishëm Ilir. Këtu të ketë një muze të vetin të mirë. Nëse BE nuk do na japë këtë para, ne specialistët tonë kemi guximin t’i themi nuk i duam këto investime. Të hapim një llogari bankare dhe të kontribojnë të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Ne kemi dy grupe punëtorësh dhe i kemi propozuar ministrisë ta mbajë këtë ritëm gjithë vitin“, deklaroi Ceka.