Home Sporti Zbulohet raundi i radhës së dialogut Kosovë-Serbi, mungojnë Vuçiç dhe Kurti

Zbulohet raundi i radhës së dialogut Kosovë-Serbi, mungojnë Vuçiç dhe Kurti

nga Parler Albania

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka njoftuar se raundi i ardhshëm i dialogut Kosovë – Serbi do të mbahet më 7 dhe 8 shtator në Bruksel.

Takimi do të jetë në nivel të ekspertëve, ku do të jenë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovë në kuadër të Qeverisë së Serbisë, Petar Petkoviç.

Takimi në këtë nivel teknik ishte parashikuar të mbahej në fund të shkurtit, por u shty si pasojë e sëmundjes e Covid.

Stano tha për Tanjugun se të martën e të mërkurën do të mbahen takimet me kryenegociatorët, ku do të diskutohet për “çështjet e hapura aktualisht dhe hapat e ardhshëm në dialog”.

Diskutimet nisin në një kohë që afati 1-vjeçar i marrëveshjes së Uashingtonit për ndalimin e lobimit të Kosovës për njohje dhe Serbisë për “çnjohje” të saj ka përfunduar më 4 shtator.

Ju mund te pelqeni dhe