Home Kurizitete Zgjati shtatë minuta dhe ishte e tmerrshme”, konsiderohej ‘vegjetariane’, breshka gjigande e tokës sulmon dhe ha të gjallë zogun.

Zgjati shtatë minuta dhe ishte e tmerrshme”, konsiderohej ‘vegjetariane’, breshka gjigande e tokës sulmon dhe ha të gjallë zogun.

nga Parler Albania

Një breshkë gjigante e Sishelit, e cila më parë mendohej se ishte vegjetariane, është kapur nga kamerat duke sulmuar dhe duke ngrënë një zog.

Ky është dokumentimi i parë i gjuetisë së qëllimshme në një specie breshke të egër, thonë ekspertët.

Breshka gjuetare u pa në korrik 2020 në Fregate Island, një ishull në pronësi private në grupin e Seychelles të menaxhuar për ekoturizëm, ku jetojnë rreth 3,000 breshka.

Breshka të tjera në të njëjtën zonë janë parë duke bërë sulme të ngjashme.

Dr. Justin Gerlach, drejtor i studimeve në Peterhouse, Kembrixh dhe studiues i lidhur në Muzeun e Zoologjisë të Universitetit të Kembrixhit, udhëhoqi studimin.

Ai tha se “Kjo është një sjellje krejtësisht e papritur dhe nuk është parë kurrë më parë në breshka të egra Breshka gjigante ndoqi zogun e kërcellit përgjatë një trungu, duke vrarë më në fund zogun dhe duke e ngrënë atë”.

“Ishte një takim shumë i ngadalshëm, me breshkën që lëvizte me ritmin e saj normal, të ngadalshëm të ecjes, i gjithë ndërveprimi zgjati shtatë minuta dhe ishte mjaft i tmerrshëm”, shtoi Gerlach.

Ju mund te pelqeni dhe