Home Bota Zgjedhjet e 25 Prillit/ Yuri Kim sërish thirrje për të mos shitur votën: Mos e dorëzo fuqinë tënde te kriminelët

Zgjedhjet e 25 Prillit/ Yuri Kim sërish thirrje për të mos shitur votën: Mos e dorëzo fuqinë tënde te kriminelët

nga Aida Shtino

Ambasadorja amerikanë në Tiranë, Yuri Kim u ka bërë sërish thirrje qytetarëve për të mos shitur votën.

Përmes një postimi në ‘Twitter’, Kim iu bën apel të gjithë shqiptarëve që do të votojnë në zgjedhjet parlametare të 25 Prillit që të mos shesin votën e tyre, pasi ajo do të përcaktojë të ardhmen.

Kim ka rishpërndar postimin e kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi i cili i bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë rastet korruptive të shitblerjes së votës dhe financimit të paligjshëm të fushatës zgjedhore në poralin e denoncimeve në KQZ.

Yuri Kim:

“Mos e shitni të drejtën tuaj. Mos ia dorëzoni fuqinë tuaj kriminelëve. Vetëm TI duhet të zgjedhësh të ardhmen tënde”

Ju mund te pelqeni dhe