Home Lajme nga Vendi Zjarri në Vlorë nuk ka të ndalur, vijojnë të përhapen flakët midis Koculit dhe Gorrishtit, në rrezik puset e naftës

Zjarri në Vlorë nuk ka të ndalur, vijojnë të përhapen flakët midis Koculit dhe Gorrishtit, në rrezik puset e naftës

nga Parler Albania

Vazhdon zjarri në tokat midis Koculit dhe Gorishtit. Zjarri ndihmohet nga era dhe po fiton terren.
Në ndihmë të efektivëve të Selenicës kanë shkuar edhe një automjet i zjarrfikëses së Vlorës. Ndërkohë sipas zjarrfikësve në terren nuk ka banesa që rrezikojnë por mbeten rrezik puset e naftës.

Ndwrsa mbrëmjen e sotme prefekti Mamaj ka thirrur një mbledhje me emergjencat civile për të koordinuar punën. Nesër në mëngjes pritet të ndërhyhet me forca të shtuara në malin e Karaburunit, ku zjarri po i afrohet edhe më shumë pyllit me pisha të parkut. Sipas informacioneve nesër do të ketë mobilizim të të gjithë strukturave ndërsa dl të vijnë ndihma nga të gjitha bashkitë e Jugut.

Ju mund te pelqeni dhe